Butrinti me PPP, arkeologu italian: Në Itali prezenca e shtetit është shumë e fortë! (VIDEO)

Thuajse para një shekulli Luigi Ugolini shkeli për herë të parë në Butrint (1924). Gjatë udhëtimeve arkeologu italian bëri zbulime befasuese, aq sa Butrinti mori pamjen që ka sot. Ndërsa, Ambasada italiane në Tiranë me rastin e 20-vjetorit të misioneve arkeologjike të Universitetit të Bolonjës në Shqipëri dhe 15 viteve të Universitetit të Macerata-s në Shqipëri, ka bërë bashkë arkeologët italianë edhe shqiptarë, që të diskutojnë për “Konservimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, duke i’u referuar në vijim modelit Italian të qëndrueshmërisë.

 “Gjatë muajve të mbylljes për shkak të COVID 19, kur edhe vizitat në nivele ministrore u anuluan, një nga vizitat e pakta që u zhvilluan ishte takimi mes ministres Margariti edhe Franceschini në Romë. Nga kjo gjë unë lexoj, se roli i kulturës është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë”, shprehet mes tw tjerash, ambasadori i Italisw nw Tiranw, Fabrizio Bucci.

“Sikundër u shpreh edhe ambasadori Bucci, një nga kërkesat që unë parashtrova me ministrin italian Franceschini gjatë vizitës, ishte që të krijojmë pse jo me Italinë në radhë të parë, një bazë më të mirë të shëndosh, për t’i dhënë frymën e duhur qendrës”, thotë Margariti.

Arkeologu Enrico Giorgi ndalet tek “Ruajtja e arkeologjisë nga rreziku në burim, duke sjell rastin e Pompei-t përballë Butrintit”.

“Pompei është për Italinë, si Butrinti për Shqipërinë, si site arkeologjike te jashtëzakonshme, plot me pasuri dhe probleme konservimi. Dhe konfrontimi ka të bëjë me këtë, nëse modeli qe kemi implementuar në Itali mundet të jetë i dobishëm edhe në Shqipëri, duke punuar së bashku natyrisht... Problemet janë ato të përgjithshmet që qëndrojnë gjithmonë pas një strukture arkeologjike. Sa i përket mirëmbajtjes, monitorimit të vazhdueshëm. Dhe kjo ndodh normalisht. Parku i Butrintit merret me këtë, por kjo përqasje mund të implementohet të rritet edhe më shumë me një përdorim më të përsosur të teknologjive, monitorimit etj. Pra ajo që ndodh në Butrint nuk është një problem më i rëndë se në vendet e tjera. Pra është ajo që ndodh kudo. Muret kur janë antikë mund të kenë rreziqe ruajtje, të dëmtohen. Ajo që u ndodh të gjitha strukturave antike”, shprehet arkeologu italian.

Ndërkohë, që Butrinti për dhjetë vitet e ardhshme do të menaxhohet nga një fondacion. Në sitet arkeologjike me rëndësi në Itali, peshën kryesore e zë shteti. 

“Prezenca e shtetit është shumë e fortë, por që gjithmonë edhe më shumë po merret në konsideratë edhe bashkëpunimi me profesionistë dhe me privatë. Në historinë e Italisë Ministria ka një rol vendimtar”, përfundon arkeologu Giorgi. 

Aktiviteti u zhvillua në përputhje me masat e vendosura për ndalimin e virusit COVID-19.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë