Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave

Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave

Kanali i Vivarit

Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama sot në rrjetet sociale.

Ky investim synon të shmangë mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe të rrisë qëndrueshmërinë e argjinaturës, duke kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të ujërave në zonë.

Përveç kësaj kjo ndërhyrje mundëson edhe kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore, një faktor jetik për zhvillimin e sektorit bujqësor.

"Me përforcimin e argjinaturës së majtë të kanalit K-17 Vrinë, që siguron rrjedhjen pa pengesa të ujërave drejt kanalit të Vivarit, duke shmangur mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe rritur qëndrueshmërinë e argjinaturës, si dhe duke mundësuar kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore, ju uroj një të diel të mbarë", shkroi Rama në Facebook.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rama në ‘Sy m’sy’: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar! Nëse përdorni VPN, hackerat do bëjnë namin 

Rama në ‘Sy m’sy’: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar! Nëse përdorni VPN, hackerat do bëjnë namin