Butrinti, një ndër destinacionet
më të mira kulturore të Evropës

Butrinti, një ndër destinacionet<br />më të mira kulturore të Evropës
Butrinti në Shqipëri, është përzgjedhur të jetë njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë e që shumë kush mund të mos dijë për ekzistimin e disa prej tyre të renditura nga theculturetrip.com.
 
Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit – Kepin e Stillos – u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar (Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura). Në saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Një zonë prej 2900 ha, përfshirë peisazhe me rëndësi kulturore dhe vendosjet arkeologjike, u përfshi në në UNESCO.

Butrinti
 
Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjetë nga tempujt helenikë të shek. 4 para Kr. deri në kalatë osmane të fillimit të shek. 19. Në bazë të mitologjisë klasike, Buthrotum u ndërtua nga mërgimtarët që ikën pasi ra Troja. Me të arritur, djali i Priamit, Helenusi, sakrifikoi një dem, i cili përpëlitej i plagosur dhe ngordhi në breg. Duke e marrë këtë si një shenjë të mbarë, vendi u quajt Buthrotum që do të thotë “dem i plagosur”. Poema epike e Virgjilit, Eneida, rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për në Itali.

Në vitin 228 para Kr., ai ra nën sundimin Romak, dhe në shek. e parë para Kr. u bë pjesë e provincës së Maqedonisë. Jul Cezari ngriti një koloni dhe vendosi veteranët e tij rreth vitit 45 para Kr., ndërsa Augusti dyfishoi madhësinë e qytetit dhe kolonizatorëve Romak. Ndërtesa të reja u ndërtuan përfshirë edhe një akuadukt, banjë romake, disa shtëpi, forumi dhe nimfeu.

Butrinti
 
Madhësia e qytetit u dyfishua dhe trefishuar deri sa u ndërpre gjatë periudhës së më vonshme të Perandorisë. Sot vendi është i hapur për vizitorët si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

 
Parku natyror i Butrintit 
Parku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është siti i 16 specieve të rrezikuara të florës  dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës. Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike prej 1600 ha, e njohur si Liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta të njelmëta dhe lidhet me ngushticën e Korfuzit nga Kanali i Vivarit. “Liqeni” ka një thellësi mesatare prej 14 m (pika më e thellë 22 m), ndërsa Kanali i Vivarit është deri më 100 m i gjerë.
 
Mbetjet arkeologjike janë pjesë e pyllit natyror me një ekosistem kompleks, i cili varet nga ujërat afër Liqenit të Butrintit dhe Kanalit të Vivarit që e derdhin liqenin në Detin Jon. Është kombinimi i monumenteve historike dhe i mjedisit natyror ai që e bën Butrintin një vend kaq unik, një peizazh me monumente më të cilin u dashuruan Vizitorët e Mëdhenj të shekujve 18 dhe 19. Zona e Butrintit mban 16 specie në zhdukje të florës përfshirë këtu  Agrimonia eupatoria, Capparis spinosa dhe Laurus nobilis.

Butrinti

Zona gjithashtu mban 12 specie të rralla si Alkan corcyrensis SE , Limonium anfracium dhe 4 lloje speciesh të jo mjat të njohura si Scobiosa epirota. Parku strehon specie globaisht  të rrezikuara (dy në rrezik kritik, dy në rrezik dhe dhjetë të cënuara) te tilla si Rhinolophus dhe Myotis.
 
Butrinti strehon 17% të specieve të Shqipërisë, parku është veçanërisht mbreslënës  për amibët, zvarranikët, zogjtë dhe gjitarët e tij (përfshirë ujkun) dhe është vendi i vetëm në Shqipëri që strehon  bretkosën Epirote, breshkën e familjes Testudinidae, boan e rërës dhe zhapikun Ballkanik të mureve.
 
Gjiri i Butrintit dhe Këneta e Vrinës janë vende të rëndësishëm të ushqimit dhe folenizimit të shpendëve. Gjatë dimrit tufa lejlekësh përdorin ujërat e cekëta, duke përfshirë European curleë, qyrylikun këmbëqirizë, gjelezën pikaloshe, zogun e rërës etj. Në vitin 2003 u regjistrua  si zonë Ligatinore Ramsari me rëndësi ndërkombëtare.

Krishterimi i Hershëm në Butrint
Nga shekulli 5 pas er. së re, krishterimi po lulëzonte në Butrint dhe qyteti kishte peshkopin e tij. Baptisteri u ndërtua në çerekun e dytë të shek. 6 pas er. së re dhe mund të ketë qenë punë e artizanëve lokale, të cilët janë bazuar te Nikopoli aty pranë. Ai u zbulua më 1928 nga Misioni Arkeologjik Italian. Është baptisteri i dytë më i madh në Perandorinë Romake, kurse më i madhi ndodhet në Aja Sofia, Stamboll. Të gjitha aspektet e arkitekturës dhe të dekorimit (si dyshemeja me mozaik) e baptisterit është simbolikë e ritit të pagëzimit, me burimin në anën e tij të largët që përfaqëson burimin e jetës së përjetshme.

Butrinti
 
Mozaiku i  jashtëzakonshëm shumëngjyrësh i dyshemesë  së Baptisterit të Butrintit, është një nga mozaikët më të kompletuar dhe më kompleks të të gjithë baptisterëve të asaj periudhe. Dizajni i përgjithshëm i dyshemesë konsiston në shtatë unaza, të cilat rrethojnë vendin e pagëzimit që ndodhet në qendër, duke e rritur numrin në tetë – numri kristian për shpëtim dhe përjetësi. Vëmendja e vizitorëve që kalojnë pragun e hyrjes kryesore, tërhiqet nga dy pallonj në një hardhi që rritet në një vazo të madhe. Pallonjtë simbolizojnë parajsën dhe pavdekshmërinë; vazoja dhe rrushi, Eukarsinë dhe gjakun e Krishtit. Në periudhën mesjetare ndërtesa u modifikua me diga guri dhe një apsidë gjysmë-rrethore; një dysheme me pllaka guri u vendos mbi mozaik. Në vende të tjera në qytet deri më tani janë gjetur tetë kisha, më domethënësja është e vendosur në fushë përballë kanalit të Vivarit.

Butrinti i Hershëm Modern – Kalaja Venedikase
Kalaja u ndërtua në shekullin 14 nga Venedikasit në majën e kodrës, në anën  perëndimore të pllajës së gjerë të akropolit antik. Ndërtesa e mëparshme mesjetare e Butrintit – Kalaja e Akropolit – është gjerësisht një rikonstruksion i viteve 1930: një kullë e rëndësishme brenda një rrethimi pentagonal, me mure mbrojtëse me frëngji. Gjithsesi, fragmentet e fortesës së mëparshme janë të dukshme në një skicë të bërë nga Eduart Lear më 1857 po ashtu edhe nga fotografitë e marra nga arkeologu Italian Luigi Maria Ugolini në vitet 1920 dhe 1930: të dyja kombinohen për të transmetuar formën e vërtetë të fuqishme të kalasë, me kullat e larta dhe oborret fqinje.

Butrinti

Kalaja të ofron një pamje të qartë të ngushticës së Korfuzit dhe kanalit të Vivarit. Ndërtesat më të hershme u pastruan për t’i lënë vendin kalasë së re, e cila nisi me një   fortifikim rrethues me kulla vrojtimi dhe me vetëm një kullë  të brendshme me dy kate. Një kullë e dytë (e njohur vetëm nga të dhënat e Ugolinit) u shtua më vonë brenda rrethimit mbrojtës: ndoshta ishte banesa e rojtarit. Në vitet 1930, italianët e ktheun atë në banesë për arkeologët që punonin në sit, si dhe në një muze të vogël. Muzeu i Butrintit, i vendosur brenda kështjellës së rikonstruktuar të kodrës së akropolit, me rrethimet moderne dhe elegante u rinovua dhe u rihap më 2005 për të shfaqur  historinë e pasur dhe komplekse të kësaj treve. Muzeu e përshkruan historinë e Butrintit si një mikrokozmos të historisë mesdhetare, të lidhur ngushtë me pozicionimin e tij, një mikrorajon lagunor, me ilustrime me vlerë që paraqesin banesa të rikonstruktuara  me urdhra të posaçëm, si dhe me materiale të rëndësishme të arkivës. /ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh