Buxheti 2014, Debate në 
komisionin e ekonomisë

Buxheti 2014, Debate në <br />komisionin e ekonomisë
TIRANE- Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financat ka pasur debate të ashpra në lidhje me p/ligjin për tatimin mbi të ardhurat, thënë më thjeshtë taksimi progresiv, pjesë e paketës fiskale për vitin 2014.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaron se me taksën progresive kush merr pagë më të madhe do taksohet më shumë, kush merr pagë më të vogël do taksohet më pak.
 
Ka pasur debate mes kryetarit të komisionit Erion Braçe dhe deputetit të PD-së, Ridvan Bode.

Ish ministër i Financave akuzoi Braçen se i kishte hequr të drejtën këtij komisioni të diskutojë për pr/buxhetin ndërsa shtoi se paketa fiskale rrit taksat, godet ekonominë e vendit. Në replikë Braçe tha se komisioni s’ka bërë asgjë që bie ndesh me rregulloren dhe se taksa progresive është një premtim që u është dhënë qytetarëve dhe që po mbahet.

Bode deklaroi se paketa fiskale meriton vëmendje më të madhe dhe kërkonte më tepër kohë, pasi pas 15 vitesh përpara opinionit publik, Kuvendit i kërkohet që të ketë një rritje thelbësore taksash, e cila prek 100 % të shqiptarëve dhe që për nga thellësia dhe pasojat që ato kanë, mënyra e konceptimit të këtyre rritjeve, rëndon në mënyrë thelbësore, pikërisht shtresat më të ekspozuara, godet në mënyrë të qëllimshme pjesën menaxheriale, teknike e inxhinierike të kompanive dhe krijon premisat për një rrokullisje të shpejtë të ekonomisë së vendit.

"Inflacioni nuk kompesohet. Mirëqenia do ulet në 15 përqind, ka premise për rrokullisje të ekonomisë . E konsidëroj jo të moralshme se si zyrtarët deklarojnë se nga ky ligj përfitojnë 94 përqind e rrogëtarëve.  Kategoria 30 -130 mije mund të përfitojnë pak nga taksa progresive por pagat e tyre nuk do të rriten . Ata do rendohen nga taksa e karburantit Pagat 90- 130 mije lekë do paguajnë 3.4 përqind të sigurimeve shëndetësore. "- tha Bode.

Sa i takon tatimit të pagave, Braçe tha se argumentet e z. Bode janë të rreme. Ekonomia e Shqipërisë, sipas Braçes, u rrokullis atë vit kur u vendos taksa e sheshtë, pikërisht nga spekullimet e këtij lloji, që i zhyti shqiptarët në ato përfitime të shpejta dhe që iu kthyen mbrapsht me një rrënim tërësor, jo vetëm të ekonomive familjare, por të ekonomisë së shqiptarëve.

Braçe tha se kategoritë e infermierëve, mesuesve, zjarfikësve, ushtarakut të rolit bazë, etj, natyrisht që marrin një përfitim që shkon nga 32 402 mijë lekë deri në 34 202 lek në vit. "Në këtë fashë janë 45 343 punëtorë të kësaj shtrese", tha Braçe. Sipas Braçes, jemi munduar të ulim barrën fiskale për gjithë këto kategori, përfshirë edukatoret, infermierët, mesuesit, petagogët, për të vazhduar me mjekët ish ushtarakët, policët, nëpunësit e mesëm dhe jo të nivelit politik të administratës, sepse ata përfshirë edhe funksionarët politik, siç jemi ne do të paguajnë më shumë.

Braçe tha se me anë të kësaj pakete vihet në lojë ajo që ka munguar e që është pikërisht konkurenca e ndershme në treg, pasi sipas tij, deri tani biznesi që po mbron opozita ka paguar më shumë si ryshfet në administratën tatimore, të cilës ish ministri nuk i kërkonte dot as llogari.  
     "Unë e di shumë mirë që konkurenca është thelbësore në treg , unë e di shumë mirë që trajtimi i njëjtë dhe i barabartë i biznesve është shumë avantazh i madh për strategjitë investuese të bizneseve, por di një gjë edhe më mirë që një taskë e sheshtë, e drejtë dhe e barabartë është instrumenti më i mirë dhe kur është në nivel më të ulët edhe më mirë, është instrumenti i vetëm për t'i trajtuar në mënyrë të njëjtë të gjithë. Një sistem progresiv është amoral, shtyn njerëzit në mëkate, në fshehje dhe evazion, rrit presionin për korrupsion", deklaroi Bode. Sipas tij, në qoftë se duhet të përqëndroheshim për të rregulluar atë element, i cili ende nuk është rregulluar që është prishja e konkurencës për shkak të trajtimeve jo të barabartë përpara ligjit të bizneseve, ne hapim një gjë të madhe, hapim një diferencë të tillë, ku bizneset klasifikohen jo në bazë të veprimtarisë së tyre ekonomike, por në bazë të 'deftereve të çiçikovit', kush kalon xhiron mbi të do të paguajë 50 % më shumë kush është nën këtë xhiro do të paguajë 50 % më pak.
          "Nëse ti i mer biznesit 70 milionë dollarë nga i vetmi burim i financimit për zgjerimin e aktivitetit të tyre, pasi kreditë janë bllokuar, normat e interesit të kredive janë të larta dhe nuk përputhen me rentabilitetin e ekonomisë sonë, në këtë periudhë të krizës globale dhe nuk merr kush kredi, shfrytëzon fitimin për të bërë një investim më shumë, për të rinovuar aktivitetin apo modernizuar aktivitetin, atëherë biznesi ka dy mënyra për të reaguar, që janë ulja e aktivitetit të tij investues, ose rritja e çmimeve", deklaroi Bode.
    
Brace duke marrë fjalën menjëherë pas Bodes, tha se mbajtja e premtimeve elektorale që i kemi kthyer në program qeverisës natyrisht është detyrim moral , politik dhe natyrisht edhe detyrim ligjor. 
  
"Ekzaktësisht me këtë ligj dhe ligjet e tjera të paketës fiskale ne këtë po bëjmë, po mbajmë premtimet elektorale. U jemi adresuar shtresave të ndryshme të popullsisë së vendit dhe natyrisht po mbajmë çdo premtim elektoral që kemi bërë përkundrejt tyre. Është e thjeshtë të bësh spekullime dhe akrobaci me numra, shifra dhe konsum, pastaj me fitim e kështu me radhë", u shpreh Braçe. 
    
 Braçe diskutoi edhe mbi tatimin mbi fitimin për kompanitë. Tatimi mbi fitimin, tha Braçe, nuk ka qënë kurrë 10 %, sepse e dimë fare mirë se sa ishin kostot e tjera të sistemit të gjobvënies kriminale në administratën fiskale. "Gjobvënia e administratës fiskale ka shkatërruar, jo vetëm konkurencën në treg, por ka krijuar një grusht kompanish që ka përqëndruar në duart e tyre të gjithë të mirat publike të këtij vendi, nga të ardhurat që buronin prej mungesës së konkurencës që cënohej nga administrata fiskale, përmes sistemit të gjobvënies, siç ishte rimbursimi i TVSh-së. Kurrë nuk e latë tatimin mbi fitimin 10 %", deklaroi Braçe. 

Braçe i kërkoi shpjegime ministrit Cani se  pse është lënë tatimi për të ardhurat mbi dividentin 10 %. Sipas Braçes,  mbajtja e tatimit të dividentit në nivelin 10 % e cënon parimin e drejtësisë sociale që ne duam të aplikojmë përmes progresivitetit. 
  Ministri Cani në Komision shpjegoi se taksat janë rritur pikërisht sepse kemi lënë borxhe të fshehura, sepse deri dje nuk deklaronim asnjë borxh, tani duhet të paguajmë dhe doemos jemi të detyruar të gjemë burimet e pagesës për këto borxhe, të krijuara enkas gjatë këtyre viteve. 

 Për kontributin shëndetësor, Cani shpjegoi se është e sigurtë që të vetpunësuarit në bujqësi me taksimin e ri paguajë më pak
 
PJESE NGA DEBATI NE KOMISIONIN E EKONOMISE

Bode
: Dje kalendari për pr/buxhetin erdhi pa miratuar. Keni njoftuar komisionin pas Parlamentit pa praninë e mediave . Praktikë që s’duhet të ndodhë në këtë komision.
Gjithë ky proces i përgatitjes dhe diskutimit për buxhetin dhe paketën fiskale që rrit taksat dhe godet ekonominë e vendit po bëhet e shpejtë. Këtij komsioni i hiqet e drejta për të diskutuar ne parim pa dhënë konkluzione pa bërë panoramë. Kjo është praktikë e papranueshme.
 
Braçe: Komsioni s’ka bërë asgjë që bie ndesh me rregulloren . Dje nuk është diskutuar asgjë thjesht kalendari . S’ju kemi fshehur asgjë dhe s’do të bëjmë asgjë pa opozitën. Në parim mund të flasim nen per nen javën tjetër.

Debate dhe për mbledhjen e djeshme të komisionit menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare ku u miratua kalendari për disktuimin e pr/buxhetit.
Braçe: Amendimet djeshme banale.
Shehu: Kujdes kur i quan ashtu amendimet tona .
Shehu (i drejtohet Braçes) ...kujdes me gjuhën se je tashmë kryetar i Komsionit . Duhet te ishin njoftuar mediat . Braçe: Unë s’i njoftoj mediat . S’jam postieri yt .
Braçe: Ko që bëni është e paarsyeshme .
.....
Braçe: Më lejoni të vazhdoj komsionin .
Bode: Je kryetari jonë nuk të lejohet të flasësh kështu me këtë gjuhë . Nuk je komandant 
Braçe: Më lejoni të vazhdoj seancën .
Cani: Jane tre shtresa të pagës për  0 - 30 mijë leke , zbatohet 0 përqind tatim . Shtresa e dyte 30- 130 mijë lekë ,zbatohet 13 përqind tatim . Shtresa e trete mbi 130 mijë leke pagë tatimi 23 përqind. Tatimi mbi fitimin për biznesin e madh nga 10 përqind bëhet 15 përqind.
 
Cani: Rritja e taksave nuk janë kryesore për largimin e investitorëve por aspektet e tjera si evazioni , trajtimi i pabarabarte prej administrates. Hyrja në fuqi e standarteve ndërkombëtare kanë nxjerrë në pah një sërë problemesh për Bankat.  Bankat mendojnë se taksohen më shumë . Janë 12 ose 14 banka që janë në gjyq me tatim taksat, pasi deri tani ato kanë paguar sipas rregullave të Bankës Qendrore . Ne mendojme që duhet të taksohen sipas standarteve ndërkombetare për të shmangur të gjithë këto problematika.
 
Florion Mima: Ne ndajmë vizione diametralisht të kundërta . Shoh që ministri i Financave në një prag krize me një nen të vetëm do t’i marri biznesit 7 miliardë lekë. Po vini dorë mbi të ardhurat e një shtrese që ka mbajtur mbi shpatulla ekonomia . Keni krijuar stimuj për arbitrazhin tatimor. Për provigjionet e bankave , mos e paragjykoni administratën tatimore.
Të ardhurat e vendorëve janë instrument djallzor për t’i hequr burimin vendorëve që do presi nga qëndrori do t’i japë të ardhura apo jo sipas ngjyres së flamur.
 
Tabaku : Me rritjen e taksave do të vazhdojë shkalla e informalitetit. S’kemi asnjë të dhënë sa është numri i bizneseve që do preken .
 
 Braçe:
Javën tjetër takim me grupet e biznesit mbasi të kalojë në parim.

Cani i përgjigjet Mimës: Po është problem evazioni. Çështja është si do të shkojë tendenca. Të gjitha masat që po merren jane per ta shmangur ate . Ne ti kundervihemi me masa administrative dhe antikorruptive . Populli votoi taksën progresive . Ne kemi gjykuar se kështu i vihet me mirë shqiptarve . Nuk është masë penalizuese për pjesën tjetër të shoqërisë
 Tatim fitimi nga 10 - 15 perqind ka të ardhura për buxhetin. Masa është e barabartë me nivelin e gjobave për vitin 2012 . 5miliardë lekë më shumë të ardhurat e këtij viti falë masave ndaj informalitetit

Bode: Inflacioni nuk kompesohet. Mirëqenia do ulet në 15 përqind, ka premise për rrokullisje të ekonomisë . E konsidëroj jo te moralshme sesi zyrtarët deklarojnë se nga ky ligj përfitojnë 94 përqind e rrogëtarëve . Kategoria 30 -130 mije mund të përfitojnë pak nga taksa progresive por pagat e tyre nuk do të rriten . Ata do rendohen nga taksa e karburantit
Pagat 90- 130 mije lekë do paguajnë 3.4 përqind të sigurimeve shëndetësore. Çfarë ndodh me të vetëpunësuarit në bujqësi ?
Rritet taksa e karburantit për të punuar tokën. 50 përqind e shqiptarëve janë bujq e fermrë . Nga 1 janari për të qenë të siguruar bujqit e zonave fushore e malore do të paguajnë 1294 lek të reja . Këtë parashikon ligji juaj. Do të rritet papunësia.  Vendi do varfërohet.
 
(Merr të largohet Bode duke kërkuar leje pasi ka tryeze me biznesin)
Brace : Po mbajme premtimet elektorale.
Bode: Spekullon për pagat, për karburantin që mund të harxhojë një familje.
Brace : Tatimi mbi fitimin s’ka qenë kurrë 10 perqind . Ka pasur nje sistem gjobvenie që e shkatërruam. Pasi e përqëndroi në një dorë bizneset . Gjovënie ishte dhe mënyra e apelimit . Nxjerr jasht sistemin e gjobaxhinjeve
 Cani : Keni fshehur borxhet. Për kontibutin shëndetësor Bode i ka bërë gabim llogaritë .

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit