Buxheti 2016, rriten fondet për
Bashkitë, por ulen investimet

Pushteti vendor do të jetë përfituesi kryesor i ndryshimëve në ligjin për Buxhetin e Shtetit 2016, që është bërë me një Akt Normativ, për herë të dytë gjatë këtij viti, më 16 dhjetor.

Në tekstin e aktit, që kërkon më pas miratim nga Kuvendi për të marrë fuqi ligjore, duket qartë se nuk ka ndryshim në shifrat kryesore të të ardhurave total, shpenzimeve total dhe deficitit buxhetor. Këto nuk janë objekt i ndryshimeve. Por janë zëra të tjerë që janë prekur nga amendimet.
Kështu, janë rishikuar në rritje të ardhurat e pushtetit vendor, ose 61 bashkive të vendit. Kjo nuk ka të bëjë me transfertat e pakushtëzara, por transfertat specifike në fakt rriten në masën 40 për qind (për kullimin e ujit, psh).

Po kështu, edhe për Fondin e Zhvillimit të Rajoneve është parashikuar një rritje në masën 11 për qind ndaj shifrës së parashikuar, duke çuar të ardhurat dhe shpenzimet në dispozicion të vendorëve në një nivel 6 për qind më të lartë.
Një masë e rëndësishme është ajo e uljes së huadhënies nga shteti për sektorin elektroenergjetik në masën 30 për qind. Ky financim ka qenë “gangrena” e përvitshme e Buxhetit, por duket se masat e marra në administrimin e OSHEE-së dhe rritja e prurjeve të lumenjve këtë vit ka sjellë rezultate financiare pozitive.

buxheti

Në rritje prej 3.4 për qindësh është miratuar edhe fondi i shpenzimeve për Sigurimet Shoqërore, krahasuar me ligjin fillestar. Por fondi për Sigurimet Shëndetësore do të jetë 1 për qind më i ulët.
Nga ana tjetër, sigurimet suplementare do të jenë 1.3 për qind më të mëdha, ku përfshihet edhe një transfertë për shpërblimin e pensionistëve në masën 114 milionë lekë.
Shifrat e specifikuara janë si më poshtë: Buxheti vendor për vitin 2016 është: Të ardhurat 51. 5 miliardë lekë, nga të cilat transferta e pakushtëzuar nga buxheti qendror nuk ndryshon, në masën 13.1 miliardë lekë, ndërsa ndryshon transferta specifike  11 miliardë lekë. Nga ana tjetër, Fondi për Zhvillimin e Rajoneve bëhet 10 miliardë lekë. Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2016 është 110.7 miliardë lekë. Skema e sigurimit suplementar: 5.2 miliardë lekë, ku përfshihet një transfertë për shpërblimin e pensionistëve në masën 114 milionë lekë. Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2016 është 35.8 miliardë lekë. Huadhënia për energjinë bëhet 3 miliardë lekë.

Këshilli i Ministrave detajon sipas bashkive fondin për investime  për funksionin e ujitjes dhe kullimit dhe funksionin e rrugëve rurale në formën e transfertës specifike. Nëse kjo nuk përdoret, trashëgohet në vitin buxhetor pasardhës. Por zhgënjues është fakti që investimet sërish parashikohen në ulje 1%.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime