Buxheti 2019, Manastirliu: 30 mijë familje mbështeten direkt nga politika e re sociale e çekut të bebes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Komisioni i Shëndetësisë në Kuvend se projektbuxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për 2019-n është 74 miliardë e 594 milionë e 337 mijë lekë.

Manastirliu deklaroi se 2 miliardë lekë janë parashikuar për 30 mijë familje, të cilat do të përfitojnë çekun e bebes për çdo të porsalindur. “Duke filluar nga Janari 2019, garantojmë shpërblimin për çdo të porsalindur, 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Kjo politikë e re sociale mbështet drejtpërdrejtë fëmijët, familjen dhe zhvillimin e shoqërisë”, sqaroi ajo.

“Do të rehabilitojmë 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca në vitin 2019 me vlerë investimi rreth 300 milionë lekë, në kuadër të programit tonë për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore brenda këtij mandati, 80 prej të cilave po përfundojnë këtë vit”, tha Manastirliu, duke shtuar se me këtë buxhet do të financohen projektet madhore në QSUT, si dhe disa maternitete dhe spitale rajonale.

“Përfundon spitali i ri i kirurgjisë në QSUT me vlerë investimi 8 milion euro, ndërsa vijojnë investimet në spitalin e sëmundje të brendshme dhe pediatrine moderne”, u shpreh Manastirliu, duke thënë më tutje se këtë vit do të investohet me 500 milionë lekë edhe në maternitetet e Lezhës, Beratit dhe Kukësit. “Me buxhetin e vitit 2019 sigurohet vijimi i investimeve në spitalet rajonale. Më konkretisht: Rindërtimi i Pediatrisë më spitalin rajonal Durrës; Rikonstruksioni dhe dhe zgjerimi i spitalit rajonal të Kukësit; ndërtimi i spitalit të urgjencës polivalente në spitalin rajonal të Elbasanit, etj.”

Ministrja deklaroi se buxheti 2019 zgjeron gjithashtu programet e mbrojtjes sociale, duke filluar me konsolidimin e programit të ndihmës ekonomike, mbështetjen për personat me afësi të kufizuar si dhe financimin për herë të parë të ndërmarrjeve sociale dhe krijimit të fondit social. Manastirliu tha gjithashtu se viti 2019 do të ketë sërish rritje page për stafin mjekësor. “Me një buxhet prej 1 miliardë lek, buxheti 2019 parashikon rritje page prej 7% për 18,416 mjekë dhe infermierë të shërbimit publik”, bëri të ditur ajo.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania