Buxheti 2023, Rama: Mbrojmë familjet dhe biznesin e vogël nga çmimi i energjisë elektrike, fond 12 mld lekë

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar në Kuvend buxhetin 2023. Rama tha se thelbi i këtij buxheti është mbrojtja e familjeve në nevojë dhe bizneseve të vogla të cilët ndodhën më në vështirësi për shkak të krizës. 12 mld lekë do të shkojnë për mbrojtjen e çmimit të energjisë, plus 80 mln euro që BE i dha për vendin tonë. Rama theksoi se do të rritet paga e zjarrfikësve, punonjësve të arsimit, shëndetësisë dhe ushtarakëve.

"Mbrojtja e familjeve nga çmimi i energjisë është thelbi dhe ashtu siç është mbrojtja e biznesit të vogël. 12 mld plus sporti buxhetori i marrë nga BE. Që ka një qasje komplet tjetër ndaj nesh dhe rajonit falë politikës së kësaj qeverie. Po ashtu do të risim edhe njëherë nivelin e pagës minimale që e kemi rritur dy herë këtë vit, do ta çojmë në 36 mijë lekë të reja me qëllim që ta çojmë në 38 mijë lekë të reja. Nga kjo rritje janë 21 mln dollarë që përfitohen drejtëpërdrejtë nga ata që paguhen me pagën minimale. Për 100 mijë familje janë 3500 lekë që shtohen cdo muaj falë rritjes së këtij viti. 3.3 mld lekë efekti i rritjes së pagave në administratën publike që i takon konsolidimit të asaj që miratuam që në shtator. Do të vazhdojë edhe rritja e pagave 6% për punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe zjarrfikësit, rritje tjetër për ushtarakët, do vazhdojmë të mbështesim familjet duke rritur nivelin e pagave që nuk takohen në 50 mijë lekë. Janë 70 mioë punonjës që paguhen me 50 mijë lekë, efekt 1.2 mld që s’do paguajnë taksë mbi pagën. Do mbështesim familjet dhe individët që janë në skemën e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar. Kosto rreth 25.5 mld lekë për 2023. Risi në këtë vit që vjen, përveçse do të dyfishojmë, për nënat me dy apo më shumë fëmijë dhe të moshuarit që nuk marrin pension pleqërie. Nënat  papuna për 3 ose më shumë fëmijë do paguajmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, një fëmijë deri në moshën 5 vjeç. Vijojmë me bonuesin e bebes, 2.2 mld fond. Përveç indeksimit të pensioneve, do vijojmë me bonusin e fund vitit, do ua japim në fillim të dhjetorit. Në buxhetin e ri kemi sërish bonusin e fund vitit", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Kuvendi seancë maratonë për projektbuxhetin 2023! Rama: Ulim borxhin, rrisim ekonominë dhe mbrojmë familjet! PD: Buxheti i varfërisë dhe krizës


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë