Kuvendi seancë maratonë për projektbuxhetin 2023! Rama: Ulim borxhin, rrisim ekonominë dhe mbrojmë familjet! PD: Buxheti i varfërisë dhe krizës

TIRANË- Qeveria është e bindur se ndarja e parave për 2023 do të ruajë të paprekura familjet e shqiptarëve nga kriza ekonomike që ka prekur globin. Përgjatë seancës maratonë që kaloi mbi 12 orë diskutime në Kuvend, kryeministri Rama garantoi se buxheti 2023 do të ndihmojë financiarisht çdo shtresë vunerabël.

Rama tha se thelbi i këtij buxheti është mbrojtja e familjeve në nevojë dhe bizneseve të vogla të cilët ndodhën më në vështirësi për shkak të krizës, ndërsa shtoi se 12 mld lekë do të shkojnë për mbrojtjen e çmimit të energjisë, plus 80 mln euro që BE i dha për vendin tonë. Rama theksoi se do të rritet paga e zjarrfikësve, punonjësve të arsimit, shëndetësisë dhe ushtarakëve.

Më në detaje, përmes shifrave, situatën ekonomike e pasqyroi ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, e cila teksa foli për paketën fiskale tha se vetëm këtij viti janë çelur 5600 biznese të reja. Por krejt ndryshe, e sheh tablonë opozita, sipas së cilës buxheti për 2023 është buxhet varfërie.

Debatit, orët e pasdites, kur parlamenti ishte thuajse e boshatisur prej deputetëve, të cilët pasi mbaronin fjalimet, braktisnin sallën, iu bashkua edhe ish kryeministri Sali Berisha. Për të buxheti është katastrofë! Edhe për Monika Kryemadhin, deputeten e Partisë së Lirisë, paratë nuk po shpërndahen te qytetarët, por aferat korruptive.

Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal. Fokus të veçantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikur për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Kryemadhi në Kuvend: Në buxhetin e 2023 do i jepni inceneratorit të Tiranës 10 mln dollarë

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend, ka hedhur akuza kundrejt qeverisë sa i përket inceneratorëve. Kryemadhi u shpreh se me buxhetin e 2023 do t’i kalohet 10 mln dollarë inceneratorit të Tiranës.

‘Ky buxhet është i jashtëzakonshëm pasi shqiptarët nuk po ikin nga Shqipëria se kanë jetë të keqe, por për pushime, për të punuar. Në fakt, nuk kisha ndërmend për të folur, pasi nuk i dëgjon njeri. Janë disa kukulla që i përdor mbreti kukull për të bërë estradën e tij. Kur dëgjova sot që artikulonte me dhimbje se sa i fyer ishte për të gjithë padrejtësinë që i është bërë për evazionin fiskal.

Në buxhetin që do të kaloni i jepni inceneratorit të Tiranës 10 mln dollarë për një gjë që nuk ekziston. Me 10 mln dollarë mund të bëni pafundësisht për shkollat, çerdhet dhe për ndihmën sociale. Do e vazhdojmë sërish betejën e çmontimit të betejës së inceneratorëve. Unë mendoj se Edi Rama si pronari kryesor i inceneratorëve do të përgjigjen para kësaj. Inceneratori i Tiranës është deri në 2047 që është një vepër penale e cila vazhdon. ’- tha Kryemadhi.

Ora 19:36
Projektbuxheti 2023/ Xhaçka: Kemi menaxhuar kujdesshëm resurset financiare të taksave të shqiptarëve

 

Në sallën e Kuvendit, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka foli mbi projektbuxhetin e vitit 2023. Ministrja theksoi në fjalën e saj pasojat që ka krijuar lufta në Ukrainë në ekonominë vendase. Xhaçka tha se Shqipëria i ka menaxhuar më së miri resurset financiare të taksave të shqiptarëve.  

‘Përballimi i krizave të njëpasnjëshme, dëshmi e efikasitetit që ka pasur hartimi i projektbuxheteve nga kjo qeveri. Shqipëria nuk ka përjetuar krizat dramatike që kanë përjetuar vende me resurse më të shëndosha se ne. Dëshmi e menaxhimit të kujdesshëm të resurseve financiare e të taksave të shqiptarëve. Projektbuxheti 2023 është ndërtuar mbi të njëjtën logjikë, të një buxheti për një kohë lufte. Shqipëria po vuan ashtu si të gjithë aleatët pasojat e luftës në Ukrainë. Situata aktuale është produkt i strategjisë ruse për të shantazhuar botën demokratike. Përmes shndërrimit të ushqimit në armë lufte, ata duan të shkaktojnë pakënaqësi popullore e tensione politike. Është një shantazh për të detyruar botën demokratike të braktisë Ukrainën në mëshirën e Rusisë. Duhet të jemi të bashkuar që edhe Shqipëria të kontribuojë aq sa mundet në këtë përballje historike. Vendi ynë është prekur nga lufta, por pasojat këtu janë shumë më modeste sesa në vendet e Evropës. Nëse tek ne çmimet janë rritur me përqind, në Evropë janë rritur me ‘fish’. Sot shqiptarët e paguajnë energjinë elektrike me të njëjtin çmim si përpara krizës. Kjo nuk ka ndodhur me magji, por falë punës së qeverisë. Projektbuxheti 2023, jemi përpjekur të bëjmë më të mirën. Është planifikuar për një situatë që është vërtet fluide dhe për një dimër të vështirë.’- u shpreh Xhaçka.

 

Ora 18:20
Krifca: 14.2 miliardë lekë për Bujqësinë, dyfishim nga vitet e qeverisjes së djathtë

1668019229_3150953425642053788455939186449163167274103n.jpg

“Buxheti që adreson sot qeveria në mbështetje të fermerëve, bujqësisë dhe zhvillimit rural është dyfish më lartë nga ajo që financonte dje qeveria e djathtë”.

Kështu deklaroi sot gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2023, teksa iu referuar shifrave të buxhetit në dispozicion të sektorit të bujqësisë nga qeveria e djathtë që ishin mesatarisht në 5,9 miliardë lekë, ndërsa sot buxheti për bujqësinë është rritur në 14.2 miliardë lekë.

“Ju ofronit më pak se gjysma e buxhetit që adreson sot qeveria socialiste. Për sektorin e bujqësisë, këtij sektori që ju i qani hallin me fjalë, por kur e keni në dorë vendimmarrjen, bëni të kundërtën. Jepni vetëm gjysmën e buxhetit që vëmë ne në dispozicion. Prandaj atëherë eksportet bujqësore ishin 149 milionë dollarë dhe sot vetëm për këtë vit në 10- mujor kemi shkuar në 441 milionë dollarë”, tha ministrja.

“Për ta ilustruar këtë fakt të nderuar fermerë, se si qeveria e djathtë përballte krizën e ekonomisë nisur në 2008, buxheti i alokuar nga qeveria e djathtë në vitin 2009, i jepte bujqësisë një buxhet prej 6.6 miliardë lekë dhe mbështetje për fermerët prej 1.4 miliardë lekë. Ndërkohë Qeveria socialiste në vitin 2022 i ka dhënë bujqësisë 13.7 miliardë lekë dhe fermerëve mbështetje me 7.1 miliardë lekë, nga të cilat 4.9 miliardë mbështetje e drejtpërdrejtë”, deklaroi Krifca.

Ministrja tha se, projektbuxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prej 14.2 miliardë lekë apo 12% më i lartë se buxheti fillestar i parashikuar në planifikimin buxhetor afatgjatë.

“Përsëri me rritje nga buxheti i këtij viti, kjo sepse ne jemi të përgjegjshëm. Jemi koherent. Nevoja sot thërret për ta mbështetur bujqësinë për të rezistuar ndaj rritjes së kostove të prodhimit, për të përballuar shkëputjen e hallkave të zinxhirit furnizues. Por ne e themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Duke buxhetuar dhe duke mbështetur”, tha ministrja.

Ora 17:47
Buxheti i vitit 2023, Shehi: Nuk është diçka e jashtëzakonshme, merret nga taksat e fukarenjve, shpërndahet për të pasurit

 

Deputeti, Dashamir Shehi tha se buxheti më i lartë për vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, nuk ishte diçka e jashtëzakonshme me të cilën duhej të mburrej qeveria. Shehi tha se rritja e buxhetit kishte ardhur si pasojë e taksave të mbledhura ndaj qytetarëve gjatë kohës së rritjes së çmimeve.

“Ky buxhet është rreth 5 miliardë dhe është më i madh sesa të vjetrit. Por kështu janë buxhetet, janë duke u rritur dhe në këtë rritje nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ky buxhet ka në kurriz edhe një 500 milionë që u janë mbledhur shqiptarëve pas rritjes së çmimeve”-tha deputeti.

Shehi tha se paratë për buxhetin e vitit 2023, u morën nga taksat e të varfërve të cilat sipas tij shpërndaheshin për të pasurit. Deputeti shtoi se duhej të analizohej më shumë shpërndarja e buxhetit dhe jo të debatohej për rritjen vjetore të tij.

“Unë them se ata që kanë dëshirë për t’u marrë me filozofinë e buxheteve, duhet të dinë se kujt ia marrin paratë që bëhet ky buxhet, mblidhen nga të pasurit, nga të varfrit dhe nga ata që nuk kanë hiç? Bëni llogaritë nga ku merren këto para për buxhetin se kjo e bën ndryshimin. Ky buxhet mblidhet nga paret e fukarenjve nga rritja e çmimeve. Kush i pagoi këto? I pagoi çmimi i djathit, i qumështit. Ku shpërndahet ky buxhet, se mirë që mblidhet tek të varfërit se po të shpërndahej tek këta do ishte gjysma e së keqes. Për t’ja marrë, ua marrin të varfërve por ua shpërndajnë të pasurve. Askush nuk e përmend këtu se nga u shtuan paratë dhe për kë shkuan këto para. Unë një ide kam, që e kam thënë me vite. Hajde të rrisim rrogat e shqiptarëve se vetëm kështu, u japim njerëzve të përballojnë inflacionin e akumuluar prej 10 vitesh”- u shpreh Shehi.

Ora 17:39
‘Pusho!’ Berisha përplaset me Nikollën dhe kërcënon: Çfarë kohe, ku ka kohë këtu! Nëse vazhdoni kështu protesta e radhës do jetë para parlamentit

 

Gjatë fjalës së Berishës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi të ulet duke thënë se koha ka mbaruar. Berisha shtoi se nëse qeveria vazhdon të sillet në këtë formë protesta e radhës do të jetë përpara parlamentit.

“Së fundmi kanë bërë një akt të turpshëm që nuk e ka bërë kurrë asnjë shtet. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do të votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen. Çfarë fytyre keni ju si qeveri. Mund të veprohet në këtë mënyrë?

E kam burim të sigurt. Ia keni dhënë me shkresë me shkrim. Një vendi në të cilin shqiptarët janë vetëm biznesmenë nja 50 mijë. Kënaqeni me ryshfetin në xhep. Ju e turpëroni këtë vend. E keni bërë Shqipërinë një vend të pavlerë.

Të gjitha këto së bashku. Kurse për vete jetoni në luksin më të madh. Jeton ai si sulltan. Çfarë kohe ku ka kohë këtu. Nëse do vazhdoni kështu protesta tjetër do të jetë përpara parlamentit. Edhe për të parë superboël në Florida. Ia mbath ai nuk rri këtu. Ikën se i numërohen vjedhjet. Të dilni”, deklaroi Berisha.

Ora 16:19
Buxheti 2023, Ministrja e Shëndetësisë: Fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

 

Qeveria do të financojë fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65-vjeç. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të vitit 2023 në Kuvend.

“Pasi rimbursuam fishat e diabetit për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjec, me buxhetin e ri, nga viti që vjen mbështesim të moshuarit +65 vjeç që vuajnë nga diabeti, duke rimbursuar fishat e diabetit falas dhe duke i kursyer të moshuarve të paktën 1 pension mujor në vit”, tha Manastirliu.

Duke folur për rritjen e buxhetit të shëndetësisë, Manastirliu tha se do të vijojë mbështetja për mjekët dhe infermierët.

“Për shëndetësinë dhe mbrojtje sociale buxheti për 2023 është 95,1 miliard lekë. Ky buxhet është dy herë më i lartë se buxheti i vitit 2013. Buxheti 2023 është buxheti i shtimit të vëmendjes ndaj mjekëve dhe infermierëve. Pas rritjes me 63% të pagave gjatë këtyre viteve, pagat do rriten me 7% gjatë 2023, me një efekt financiar vjetor 1,8 mld lekë dhe do të përfitojne rreth 19 mije mjekë e infemierë të sistemit tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se ky është buxheti forcimit të mburojës sociale për njerëzit në nevojë.

“Jemi gati ta përforcojmë mburojën financiare për kategoritë në nevojë. Gjatë këtij viti ne rritëm 20% masën e Ndihmës Ekonomike, dyfishuam masën e ndihmës për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë, pas dyfishimit të masës së Ndihmës Ekonomike për nënat me tre e më shumë fëmijë. Po kështu dyfishuam masen e ndihmës ekonomike për të moshuarit e vetmuar dhe pa pension social. Këto masa nuk janë mbështetje për një herë por do të jenë mbështetje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme edhe për 2023. Buxheti 2023 do të financojë nismën e mbështetur nga Këshillimi Kombëtar, një nismë që mbështet nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë e me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë, duke i njohur si pune kontributive 5 vitet e para të rritjes së fëmijës së tretë e më shumë, e duke i subvencionuar shteti kontributet shoqërore e shëndetësore për këto vite”, tha Manastirliu.

Për shëndetësinë dhe mbrojtje sociale buxheti për vitin 2023 është 95,1 mld leke, ose mbi 4 mld lekë më shumë se buxheti i vitit aktual.

Buxheti 2023 garanton programet e shëndetit publik, duke financuar për herë të parë një program të ri, siç është vaksinimi kundër HPV, nga i cili përfitojnë 15 mijë vajza.

Gjithashtu garanton programet e parandalimit si ai i kontrollit mjekësor bazë, depistimit të kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës, garanton paketat shëndetësore falas, fuqizimin e shërbimit të urgjencës kombëtare si dhe vijimin e investimeve në shëndetësi, nga 60 qendra të tjera që do të rindërtohen në kujdesin parësor, tek investimet madhore në spitale nga veriu në jug.

Ora 15:58
‘Buxheti ka orarin e prerjes së thonjve dhe ka ikur’ Korreshi: Po ku i keni rrogat, studenti as sufllaqe nuk ha dot

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk ka kursyer ironinë ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit. Korreshi tha se rritja e rrogave është një gënjeshtër, pasi studentët jo vetëm përballen me çmimet e larta por s’kanë para as për të konsumuar një sufllaqe.

‘Buxheti më i madh historik, ndaj ka shumë persona në sallë. Ishalla ka orarin e prerejes së thonjve dhe ndaj ka ikur. Kjo është dita më e zezë e fukarallikut. Tha kolegia se buxheti nuk është thjesht shifër, toberstafulla, qeka dhe politikë. Gënjeni, kur thoni se keni rritur rroga, keni rritur vetëm bukën, e dini se sa janë rrogat në Lushnje? 250 mijë lekë të vjetra, sfidoj secilin nga ju që ta mbajnë në xhep aq lekë.

Se në Tiranë, studentët kanë 700 mijë lekë vetëm konviktet, e dini ju se këto rroga sidomos mësuesit i keni degëdisur. Ju thoni se biznesi po bën namin. Çfarë biznesi po bëni ju, kostot janë trefishuar. Biznesi është në ditën e tij më të zezë, biznesi nuk po gjen punëtorë, se rrogat janë mizerabël. Në të shumtën e rasteve nuk u paguhen sigurimet. Profesionet e lira po i ngulni nga një taksë tjetër.

Arsimi, ku është arsimi? Sa degë janë mbyllur? Se ne harrojmë që ti akreditojmë universitetet tona. Se harrojmë ne se duam një lek. Kjo është, pse ikin, se Italia investon tek studenti, ai që është me rezultate të mira merr bursë, se këtu as sufllaqe nuk ha dot.’- tha Korreshi.

Ora 15:16
Buxheti 2023/ Ahmetaj-opozitës: Në 2013-tën u bë ndarja mes dy botëve, aktualisht 60 mijë të punësuar që paguajnë zero taksa

 

Në përgjigjie të akuzave të opozitës në kuvend sa i takon buxhetit të vitit 2023, deputeti socialist, Arben Ahmetaj tha se krahasuar me qeverinë e PD-së, aktualisht 60 mijë të punësuar nuk paguanin taksa ndërkohë që në 2013 taksimi ishte në masën 10%.

“Për hir të së vërtetës krahasimet bëhen me bazë historike dhe pastaj statistikore. 2013 ndarja mes dy botëve. Çfarë janë buxhetet? Të gjithë buxhetet që nga 2013 janë karta sociale me qytetarët shqiptarë, por edhe me sipërmarrjet. Flamuri i cili nuk është ulur kurrë dhe është flamuri social i kësaj maxhorance ka të bëjë me taksën progresive. Hajde t’i krahasojmë të dy qeveritë. 10% taksë mbi qytetarin e zakonshëm. Nuk harrohen. Çdo vit për shkak të një ndryshimi fiskal, ndryshim politik se si një qeveri trajton qytetarin e vet. Ia heq nga kurrizi dhe ia bën zero. Janë gati 60 mijë të punësuar që paguajnë zero taksa”- u shpreh Ahmetaj.

Ora 13:40
Bushati: Buxheti i 2023, buxheti i harresës për Veriun! Të qeshim apo të qajmë që u anulua tenderi Milot-Balldren?!

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati tha se buxheti 2023 kalënë në harresë veriun e vendit. Bushati tha se qytetarët nga veriu nuk dinë nëse të qajnë apo të qeshin që u anulua tenderi Milot-Balldren, duke shtuar se i duhet të presin dhe 5 vite për të ndërtuar këtë rrugë.

“Buxheti i 2023, buxheti i harresës për Veriun. Pse është i harresës? Sepse për 4 qarqe, Lezhës, Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës, nga 340 mln euro fonde për investime, shkojnë vetëm 58.9 mln euro. Nëse i heqim kostot për rrugën e Arbrit, shkon vetëm 9.1%. Ja pra për investimet kjo qeveri për 4 qarqe i vlerëson as me 10 % të fondit. Më në fund ministrja e Infrastrukturës dha në Komision një lajm; Është anuluar tenderi për aksi Milot-Balldren. Ne veriorët, s’dimë nëse duhet të qeshim që mbaroi një aferë korruptive? Apo të qajmë që të presim dhe 5 vite të tjera me atë trafik që përballemi. Ministrja tha; nuk është në prioritetet tona të persekutuarit. S’janë në prioritet ata që po vdesin dhe s’kanë marrë atë që meritojnë? S’po marrim as këstet e tyre? Kjo është e turpshme. I njëjti fond si vitet e mëparshme 8.5 mln. E turpshme. Nuk ka fjalë tjetër. Projekti Eden për qytetarët që se dinë janë 4 mln euro për një vepër arti që do e shijojnë kryeministri dhe ministrat e tij. I vetmi kryeministër në botë që bën një vepër të tillë për veten.”, -tha Bushati.

Ora 13:24
Spiropali-opozitës: S'bëj debat me ju se keni kulturën e kundërshtimit! Ata që duan të bëhen me djallin kundër Shqipërisë, do i mbulojë historia me turp

 

Elisa Spiropali i është përgjigjur Sali Berishës dhe opozitës duke i thënë se debate me ta është i kotë pasi kanë kulturën e kundërshtimit. Nga Foltorja e Kuvendit supozoi sikur në kohën e tërmetit, pandemisë dhe sulmit kibernetik, pushtetin ta kishte Sali Berisha. Spiropali thotë se as nuk do strehonte dot banorët, të cilëve iu shkatërruan shtëpitë, as do të mund të sillte vaksina pasi është i shpallur ‘non grata’.

“Një pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika ndaj është e kotë që debatin ta bëjmë me ju por është detyrim që të flasim për shifrat e buxhetit se keni kulturën e kundërshtimit. Do bëj disa Kritika për të cilat nuk kam pikën e interesit të dëgjoj replikat tuaja. Është vendi më i mirë se dje? Padyshim. Bota, Europa dhe rajoni kanë hyrë në epokën e rrezikut të madh. Për të goditur stabilitetin, me hyxhym kundër sistemit për të skenarin dhe për t’ju thënë sa të ndryshëm jemi, po ju bëj sprovë.

Supozojmë se ‘non grata’ dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019. Më pas pandeminë kur morëm vaksinën. Haxhiu as vizë s’do merrte. Pjesëtarët e çetës së rubla çorbës që janë gati të bëhen dhe me djallin kundër Shqipërisë. Kundër asaj pjese të mjerë shqiptarësh që ndezin me benzinë e zjarr gjithë hartën, nuk dua të merrem se historia do i mbulojë me turp për sot e mot”, tha Spiropali.

Ora 12:34
Ibrahimaj prezanton Buxhetin: Ekonomia i rezistoi krizave të njëpasnjëshme! Kemi inflacionin më të ulët në rajon, askush nuk do mbetet vetëm

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj në Kuvend, teksa prezantoi Projektbuxhetin 2023, nënvizoi se ekonomia shqiptare është e fortë.

“A mund të më përmendni një vend në rajon, në Evropë, një vend që nuk është prekur nga lufta e Putinit? Një vend që është më i mirë se vitin e kaluar? Jo nuk ka! Dhe detyra jonë është të mbrojmë ata që janë më të ndjeshmit nga lufta. Ne me shumë kujdes, që në fillim të vitit planifikojmë dhe parashikojmë të gjitha politikat që do të ndikojnë rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.  Së pari ky buxhet adreson shtresa në nevojë. Kemi një rritje të konsiderueshme të të gjitha shpenzimeve për efektet sociale që ka dhënë kriza. Ne kemi marrë zotimin që askush nuk do të mbetet vetëm, që prej kohës së tërmetit. Ishin më shumë se 13 mijë qytetarët që mbeten pa shtëpi, dhe ne iu përgjigjëm menjëherë me program qiraje dhe ndërtim banesash. Ne i qëndruam pranë të gjithë qytetarëve edhe në kohën e pandemisë, nga e cila dolëm më të fortë. Ktheni kokën mbrapa dhe të kujtoni se çfarë parashikohej për ekonominë shqiptare në kohën e pandemisë. Por ne morëm masa dhe ekonomia u rikuperua shumë shpejt. Ekonomia jonë është e qëndrueshme dhe këtë e ka treguar në përballimin e 2 krizave të njëpasnjëshme”, tha ajo.

Ministrja u shpreh se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në të gjithë rajonin.

“Ne e kemi vetëm 6.8% krahasuar me vendet e tjera që e kanë inflacionin dyshifror. Ne nuk kemi ndryshuar çmimin e energjisë elektrike për asnjë grup të popullatës. Tani, si ka mundësi që nuk ka kaq shumë inflacion këtu? Sepse nuk është rritur kostoja e prodhimit, sepse këtë barrë e ka mbajtur buxheti i shtetit. Prodhimi bujqësor vendas është rritur. Ne kemi pasur disa vite më parë një raport import-eksport 1 me 7, sot është 1 me 3.  Rreziku për të qenë i varfër në vend sot është 21.8%, dhe kjo tregon një tjetër të pavërtetë që opozita thotë. Dhe kjo shifër vijon të ulet nga viti në vit.  Ne përmes këtij buxheti do të garantojmë rritje ekonomike që do të vijë me investime të rëndësishme.   Projektligji do të vijojë mbështetjen për energjinë elektrike me 12 mln lekë, bashkë me 80 mln eurot e Bashkimit Evropian. Rritja e pagave do të jetë një tjetër premtim që do të mbahet. Do të rritet paga minimale me 36 mijë lekë”, tha Ibrahimaj.

 

Ora 12:06
Tabaku: Largimi i shqiptarëve vula e dështimit të kësaj qeverie, ikin se këtu nuk ka mundësi ekonomike

 

Teksa po komentonte buxhetin 2023, deputetja Jorida Tabaku u ndal edhe në emigrimin e shqipatrëve. Tabaku tha se shqiptarët ikin nga ky vend pasi duan mundësi ekonomike dhe këtë nuk ua ofron qeveria. Sipas Tabakut, ata zgjedhin të ikin sepse korruspioni kësaj qeverie i është kthyer në normë.

"Nuk kam dashur ta përdor sepse hemoragjia që po i ndodh vendit tonë në të vërtetë është çertifikata reale e 3 mandateve të mazhorancës. Vula e dështimit përtej çdo fasade dhe marketingu ekstrem që nuk gënjen më askënd, as ato që e ideojnë dhe vendosin në jetë.  Ky është në fakt vlerësimi më korrekt përtej çdo raporti nga partnerët tanë strategjikë, vlerësimi më real. Vlerësimi më i ndershëm.

Përtej kësaj të vërtete, kjo ikje e heshtur bën më shumë zhurmë se sa fjalimi i çdokujt prej nesh që nuk i thotë gjërat ashtu siç janë, plotësisht dhe sinqerisht.  Jam plotësisht e bindur si çdo kush me pak mend në kokë që nuk mund ta ndalojmë këtë hemorragji duke vendosur gardhe për t’i ndaluar shqiptarët që të ikin. Pasi në fakt bashkatdhetarët tanë ikin nga ky vend jo sepse nuk e duan por sepse mundësitë atyre po u rrëmbehen.

Duan mundësi ekonomike, e cila për fatin e keq nga viti në vit po zvogëlohet: Shumica dërrmuese e shqiptarëve largohen nga mungesa e sundimit të ligjit dhe kjo duhet të jetë thirrja që duhet të dëgjojë më së pari SPAK. Largohen sepse shohin se si korrupsioni është kthyer në normë, në vlerë, në një biletë që të ofron suksesin në shoqëri”, tha Tabaku.

Ora 12:01
Buxheti 2023/ Tabaku: Nuk mbështet familjet në nevojë, rritja e çmimeve drastike

 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka parashtruar sot në Kuvend qëndrimin e PD-së për buxhetin 2023. Tabaku tha se ky buxhet nuk mbështet familjet të cilat ndodhën përballë krizës ekonomike, ndërsa produktte e shportës kanë pësuar një rrithe drastike.

“Akoma më keq, presioni i rritjes së çmimeve është lënë tërësisht të bie mbi xhepin e qytetarëve që nga muaji në muaj duhet të luten që qeveria të shtyjë me nga një muaj dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike edhe pse sot çmimi i energjisë në bursat e Hungarisë është më i lirë se sa një vit më parë.

Edhe pse qeveria për energjinë elektrike ka vendosur në dispozicion sipas saj 100 mln euro për vitin 2022 sërishmi shqiptarët shohin me sytë nga ekrani me shpresën që qeveria përmes Noterit ERE të shtyjë vendimin për fashat dhe për rritjen e energjisë.

Mishi sot është thuajse 15% më shtrenjtë se sa një vit më parë, produktet e bulmetit dhe qumështit janë shtrenjtuar në thuajse 25% në raport me një vit më parë. Ndërsa vezët dhe yndyra në thuajse 30%.

Pra peshën kryesore të rritjes së çmimeve e ka shporta e produkteve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, pra çdo produkt që shqiptarët blejnë përditë në marketet e lagjeve për të konsumuar në tavolinën e tyre.

Shumica e familjeve të shtresës së mesme në vend ka nisur të ndjejnë peshën e tepërt të kësteve të kredisë ndërkohë që shtrenjtimi i jetesës do të thotë që ato duhet të fusin gjithnjë e më shumë dorën në arkën e tyre të kursimeve për të mbajtur ritmin e çmendur të çmimeve që rriten”, tha Tabaku.

Ora 11:42
Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës: Na ka ngecur sharra në gozhdë, prej vitesh ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin

 

Teksa fliste për buxhetin në Kuvend, Rama sulmoi sërish Prokurorinë e Tiranës duke thënë se ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin dhe për të mbyllur kallëzimet që Drejtoria e Tatimeve i ka depozituar.

“Çfarë i keni ju problem këta që janë këtu, por ama këta duhet të mos përdorin biznesin e vogël për të shitur dhe shpërndarë pa fatura dhe të mos bëjnë evazion, sepse aty ku do të kapen, do të goditen, pavarësisht se duhet ta themi dhe këtë, na ka ngecur sharra në gozhdë në Prokurorinë e famshme të Tiranës, e cila prej shumë vitesh ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin, duke mbyllur çështjet që drejtoritë tona të të ardhurave t’i çojnë për ndjekje penale dhe duke marrë para nga ata, të cilët duhet të ndiqen penalisht dhe duke çuar pastaj letrat tek bedelat e PDLL-së për të bërë gjithë ato zullume me letrat të marra nga prokuroria, letra të cilat në prokurori i kanë çuar drejtoritë tona të të ardhurave, si puna e atyre rasteve të famshme të tvsh-ve fiktive me të vdekur e me të paralizuar  që ishin të gjitha raste të denoncuara nga Drejtoria jonë e Tatimeve për të ndjekur penalisht ata të cilët i kishin bërë, dhe ata jo vetëm nuk u ndoqën penalisht, por letrat iu dhanë ‘’Partisë së Lekut’’ dhe “Partia e Lekut” fillojë të bëjë gjithë atë që bëri, duke i hedhur sa më shumë hi e sa më shumë baltë syve shqiptarëve”, tha Rama.

Ora 11:19
Rama: Nuk ka shtim të gjobave për biznesin e vogël, pa taksa deri në 2029! Vetëm me këtë premtim rrimë në pushtet

 

Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Rama, i ndalur tek biznesi i vogël, tha se nuk i është shtuar asnjë taksë, ndërsa drejtuar opozitës tha se nuk do të ketë asnjë shteg deri në 2029.

“Në fund dua të shtoj, se kemi një Paketë Fiskale me pak ndryshime, ku nuk është ndryshimi që ju të pafetë, pafytyrë, ua thatë atyre që merren me biznes të vogël. Ju i thatë që 10-fishohen gjobat për biznesin e vogël, që nuk është e vërtetë. Nuk i shtohet asnjë lloj barre, është aleati më i madh i kësaj qeveria, me zero taksa dhe me zero tatim fitim. Kështu do të jenë deri në vitin 2029. Ne jemi këtu në këtë vend për të vazhduar të mbështesim biznesin e vogël, jo vetëm duke mos i prekur taksat, por duke vazhduar t’i paguajmë pjesë më të madhe të energjisë elektrike. Ne kemi vendosur rritjen e penaliteteve për biznesin e madh. Ne jemi në anën e njerëzve të zakonshëm dhe jemi në anën e biznesit të vogël. E kemi rritur taksën e biznesit të madh, vazhdojmë të konfiskojmë metrat katrorë të babëzisë”, u shpreh kryeministri.  

Ora 11:11
Rama-opozitës: Morët 500.000 dollarë nga rusët si shpërblim se u bashkuat me Putinin kundër Kosovës, por ka dhe të tjera! Historia vazhdon

 

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Kryeministri Rama teksa përsëriti akuzat ndaj opozitës se financohet me para ruse për të dëmtuar vendi, paralajmëroi të tjera detaje që do të dalin shpejt.

“Ju morët gjysmë milioni dollarë për të bashkuar votat me Putinin në Këshillin e Evropës kundër Kosovës por ka të tjera që nuk dihen dhe do të mësohen sepse historia vazhdon, jo vetëm te kjo parti vulë humbur, por edhe te Partia e Lekut, edhe te ajo vazhdon”, tha ai.

Ora 11:10
Rama për buxhetin: Mbrojtje të pensionistëve, familjeve të reja, grupeve në nevojë dhe punësimit të të rinjve

 

Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Rama ceku disa zëra të buxhetit, të fokusuar vetëm në mbrojtjen sociale.

“Në raport me 2013 fondi për pensionet nga 76.9 miliard në 2023 shkon thuajse dyfish, në 141.4 miliard. Të rinjtë që kanë një familje të re ne do t’u japim mundësi për kredi të garantuar në shteti.  Sa i përket shëndetësisë mund t’ju bej me dije se dje kam fituar një tjetër gjyq me shpifësit tuaj. Në këtë rast me një shpifëse të foltores, e cila është dënuar si shpifëse. Nuk po ia them emrin. Kontrolli bazë do të vazhdojë. Do të vazhdojnë programet për diagnostifikimin e hershëm. Patjetër edhe trajtimin e sëmundjeve kronike me rimbursim të barnave. Tek arsimi do të ndalem vetëm te mburoja sociale. Kemi vendosur që të fillojmë një program kuotash ushqimore dhe financiare për nxënësit me nevojat e veçanta. Po ashtu kemi një fond shtesë për të garantuar transportin e mësuesve. Fillon edhe skema e garancisë rinore, për të siguruar që ccdo i ri apo e re të ketë në dispozicion një mundësi trajnimi, punësimi apo kualifikimi 4 muaj pas identifikimit.  Sa i përket bujqësisë, dua të them se fiton volumin më të madh të financimit ndonjëherë”, tha Rama.

Ora 11:05
Buxheti 2023, Rama: Mbrojmë familjet dhe biznesin e vogël nga çmimi i energjisë elektrike, fond 12 mld lekë

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar në Kuvend buxhetin 2023. Rama tha se thelbi i këtij buxheti është mbrojtja e familjeve në nevojë dhe bizneseve të vogla të cilët ndodhën më në vështirësi për shkak të krizës. 12 mld lekë do të shkojnë për mbrojtjen e çmimit të energjisë, plus 80 mln euro që BE i dha për vendin tonë. Rama theksoi se do të rritet paga e zjarrfikësve, punonjësve të arsimit, shëndetësisë dhe ushtarakëve.

"Mbrojtja e familjeve nga çmimi i energjisë është thelbi dhe ashtu siç është mbrojtja e biznesit të vogël. 12 mld plus sporti buxhetori i marrë nga BE. Që ka një qasje komplet tjetër ndaj nesh dhe rajonit falë politikës së kësaj qeverie. Po ashtu do të risim edhe njëherë nivelin e pagës minimale që e kemi rritur dy herë këtë vit, do ta çojmë në 36 mijë lekë të reja me qëllim që ta çojmë në 38 mijë lekë të reja. Nga kjo rritje janë 21 mln dollarë që përfitohen drejtëpërdrejtë nga ata që paguhen me pagën minimale. Për 100 mijë familje janë 3500 lekë që shtohen cdo muaj falë rritjes së këtij viti. 3.3 mld lekë efekti i rritjes së pagave në administratën publike që i takon konsolidimit të asaj që miratuam që në shtator. Do të vazhdojë edhe rritja e pagave 6% për punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe zjarrfikësit, rritje tjetër për ushtarakët, do vazhdojmë të mbështesim familjet duke rritur nivelin e pagave që nuk takohen në 50 mijë lekë. Janë 70 mioë punonjës që paguhen me 50 mijë lekë, efekt 1.2 mld që s’do paguajnë taksë mbi pagën. Do mbështesim familjet dhe individët që janë në skemën e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar. Kosto rreth 25.5 mld lekë për 2023. Risi në këtë vit që vjen, përveçse do të dyfishojmë, për nënat me dy apo më shumë fëmijë dhe të moshuarit që nuk marrin pension pleqërie. Nënat  papuna për 3 ose më shumë fëmijë do paguajmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, një fëmijë deri në moshën 5 vjeç. Vijojmë me bonuesin e bebes, 2.2 mld fond. Përveç indeksimit të pensioneve, do vijojmë me bonusin e fund vitit, do ua japim në fillim të dhjetorit. Në buxhetin e ri kemi sërish bonusin e fund vitit", tha Rama. 

Ora 10:56
Buxheti/ Rama: Borxhi publik është 68.8%, parashikojmë të ulet! Rritja ekonomike 3.7 herë më shumë në raport me borxhin

 

Kryeministri Rama tha se borxhi publik aktualisht është 68.8% e Prodhimit Kombëtar Bruto ndërkohë që parashikohet të ulet në 67.5. Rama tha se e rëndësishme është që rritja ekonomike e kalon borxhin.

"Borxhi nuk është në ato shifrat që përrallisni ju, është 68.8 sot dhe parashikohet të shkojë në 67.5. Rritja ekonomike këto vitet e fundit ka qenë më e lartë se huamarrja. Pra, e rëndësishme nuk është sa borxh merr por sa prodhon për ta kaluar atë borxh. Rritja është mesatarisht 3.7 herë e zgjerimit të ekonomisë në raport me borxhin.  Ky buxheti është dyfishi i vitit 2013", tha Rama. 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 09/11/2022 22:45

    Po kjo bucja e Shallvareve na cau trapin.Moniqia e spiunit Meta.

    Përgjigju
  • BIBILUSHI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 09/11/2022 20:58

    O Monika kok lopa a e di ti që ti dhe bureci jot like floriri jeni njerzit më të uryer të kombit Shqi]tar. Jeni hajdut, gënjeshtar, kriminel, imoral, mashtrusa. Po të keni dhe 2 pare mēnd ju tërhiqeni nga politika. Rac bastarde pty.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/11/2022 20:12

    Hajdutet qeveritare te sotëm bejne krahasime per rritjen ekonomike,buxhet e financa duke krahasuar me 2013. Pika qe sju bie mor te mjeruar qe jini bere me te ndyre se PPSH e kohes dhe Enveri qe neper kongrese bente krahasime me rregimin e Zogut ne vitin 1938. Keto qelbesira shaj e ngjaj si pozita dhe opozita një FATKEQSI KOMBETARE E PA PARE DERI TANI. MONSTRA TE KRIMIT,KORRUPSIONIT DHE MAFIES.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/11/2022 16:44

    Qeveri e varferise dhe hajduterise. Po si nuk kini turp mor te mjeruar e te pangopur,qe premtoni per VITIN 2023 fisha te diabetit falas per 65 vjeçaret e lart dhe uje 24 ne 24 ore. Ohhhhhh çfarë dilenxhinj te papare qe jini mor hajdute te pangopur, ja kaluat edhe qeverise shpellësSalih.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/11/2022 15:33

    Na doli edhe "tigri"Bablokut,kurvarit te ndyre te kryeministrise....akoma ste ka ardhur flet thirrja ty hajdutMafioz per inceratoret(djegsat e Salihut) ty degjenerate e shkuar????

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/11/2022 12:54

    Buxheti qeveritar nën hyqmin e kryerilindasit nuk ka prioritet rritjen e te ardhurave per popullin dhe rimëkëmbjen nga varfëria. PRIORITET I TIJ JANE PPP DHE PASURIMI I METEJSHEM I QEVERITAREVE DHE POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR NE POZITE E OPOZITE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së