Buxheti 2023/ Tabaku: Paketa fiskale e qeverisë merr 130 mln euro shtesë nga qytetarët për të paguar koncesione/PPP

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se projektbuxheti i shtetit për vitin 2023 Paketa Fiskale që po diskutohet në Kuvend “ju merr para nga xhepi juaj për t’ia dhënë koncesioneve”.

Sipas Tabakut, qeveria nuk merret me asnjë prej shqetësimeve që prekin direkt ekonominë e familjeve shqiptare, por “shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë! taksa të rritura! Merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP”.

'Ky është buxheti që po diskutohet tani në parlament. A I jep buxheti përgjigje nevojave që kanë shqiptarët? A merret buxheti me inflacionin e rritur që ka shkuar në 30% e që po varfëron çdo shqiptar? A jep përgjigje rritjes së kësteve të kredisë? Që sot po ulin konsumin dhe po varfërojnë familjet? A i jep përgjigje sot faturave të rritura të arsimit? Energjisë? Në mënyrë absolute jo!

Nuk merret me asnjë nga këto shqetësime. Përkundrazi, shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë! taksa të rritura! Merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP. Pastaj pyesim veten përse shqiptarët po largohen?! Largohen pasi ndjehen të pasigurtë!'- shkruan Tabaku.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KARALLOI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 02/11/2022 14:18

    Balona Tabake që ngrli duke lef hum, hum vetëm ltë pun di kjo të boj mir. Po ne e pam ktë kur ishte zëvëndëse e lyl dylit në bashki se çfar bëri. Vetëm vodhi me të jatin pa fund e tani kjo spushon së lefuri. O Zot çe ka gjet Shqiprin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë