Mbyllja e sezonit turistik, policia përpunoi në kufi 8.8 mln të huaj! Ministri i Brendshëm: Kemi pastruar imazhin e Shqipërisë! Buxheti i vitit 2024 parashikon rritje pagash për policët

Në mbyllje të sezonit turistik 1311 efektivë të policisë morën një pagë shpërblim ndërsa policia e Rinasit dhe e Vlorës morën medalje nderi. Vlerësimet u ndanë në bilancin 100-ditor të ministrisë së brendshme.

‘Gjatë këtij sezonit turistik, kanë kryer shërbim në zona turistike/plazhe mbi 1600 punonjës policie, pothuajse 1/6 e gjithë forcës sonë të disponueshme policore. Duhet ta kemi të gjithë parasysh një fakt, tek i cili duhet të bazohet një mbështetje edhe më e madhe dhe e merituar për Policinë e Shtetit, jo vetëm sa i përket trajtimit financiar. I gjithë ky fluks gjatë vitit 2023, me 30% më shumë sesa një vit më parë, është përballuar nga e njëjta trupë policore. Mirënjohje e merituar për të gjithë efektivët e policisë së shterit të cilët mundësuan një sezon turistik me 0 ngjarje kriminale, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar.’- tha Balla.

Ministri i Brendshëm kujtoi para trupës policore, se dy prej tyre, rrezikuan edhe jetën në detyrë gjatë kësaj periudhe.

Kreu i policisë, Muhamet Rrumbullaku evidentoi se gjatë sezonit turistik në kufi janë regjistruar hyrje-dalje 28.6 milionë shtetas shqiptarë e të huaj, 7.7 milionë automjete, 8.8 milionë shtetas të huaj dhe rreth 3700 jahte dhe 3.8 milion mjete. Ndërkohë Balla konfirmoi ekzistencën e një hetimi për efektiva dhe drejtues policie që veç të tjerave, kanë komunikime me krimin, emsa duket përmes platformave Sky dhe Ecc, si rasti i dosjes metamorfoza.

‘Hetime komplekse nën drejtimin e SPAK apo prokurorive në rrethe do të çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash. Policia e Shtetit po fiton një besim më të madh jo vetëm nga publiku por dhe nga agjencitë e vendeve partnere. Vetëm me Policine italiane kemi 14 grupe të përbashkëta hetimore, që kanë dhënë rezultate të rëndësishme në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë.’- tha Balla.

Mes të shpërblyerve me medalje mirënjohje, ishin edhe oficerë të operacionit Tempulli, që prangosi qindra shpërndarës droge ndërkohë që ministri i brendshëm foli edhe për ndryshimet ligjore për sigurinë në shkolla.

Ministri i Brendshëm foli edhe për banesat që do ndahen për punonjësit e policisë dhe rritjen e pagave e trajtimin e tyre financiar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:26
Sezoni turistik, Ministri i Brendshëm: Presim deri në fund të vitit të kapim shifrën e 10 mln turistëve! Është pastruar imazhi i Shqipërisë

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se deri në fund të vitit pritet që shqipëria të regjistrojë shifrën prej 10 mln turistësh. Balla u shpreh se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.

‘Lajmi më i bukur i këtij viti nuk është vetëm shifra 10 milionë (që presim të mbyllim deri më 31 Dhjetor) , por certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse.

Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.

Siguria e turistëve në këtë sezon turistik historik, ishte një test i rëndësishëm pasi çertifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurtë turistik.

Praktika e vendeve të tjera që e kanë kaluar këtë proces ka qenë rritja e njësive policore turistike për të ndihmuar dhe mbrojtur turistët, sepse policia është padyshim një pjesë e rëndësishme e imazhit të destinacionit turistik.

Gjatë këtij sezonit turistik, kanë kryer shërbim në zona turistike/plazhe mbi 1600 punonjës policie, pothuajse 1/6 e gjithë forcës sonë të disponueshme policore. Duhet ta kemi të gjithë parasysh një fakt, tek i cili duhet të bazohet një mbështetje edhe më e madhe dhe e merituar për Policinë e Shtetit, jo vetëm sa i përket trajtimit financiar. I gjithë ky fluks gjatë vitit 2023, me 30% më shumë sesa një vit më parë, është përballuar nga e njëjta trupë policore.

Mirënjohje e merituar për të gjithë efektivët e policisë së shtetit të cilët mundësuan një sezon turistik me 0 ngjarje kriminale, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar.’- tha Balla.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 01/11/2023 21:40

    Kur te degjon mendon se po behet shteti,por kur zbret ne terren e kupton se sa fallco jeni,psh ne drejtorine e durresit dr skender hita i ka mbledh gjith oficeret nga tepelena nga shefi i krimeve k.cela (nje ish polic i kthyer shef krimesh nga rilindja ne elbasan ku u be milioner duke bashk me bandat) deri te shefi i prapavijes dhe juristi i drejtorise (baba e bir )te promovuar vetem se jane hajdute nga tepelena,a thua se durresi me 400 mij banore nuk e ka nje jurist per ta punesuar .

    Përgjigju
  • Jo re Balla: 01/11/2023 09:31

    Po perse nuk ja rrit rrogen 100% policis dhe per vete prisje ndetimin e banesave kur te beheshin?!Jo zoteri per vete e cove 100% dhe merr gati 3000€ ndesa policis ja rrit me pikatore qe ta mbash varur sic mbanin dikur qenin me nje cope mishi te varur tek dera…Turp tju vije me keto showra qe beni duke menduar se populli eshte injorant!Pse nuk tregon qe gati 60% e policise ka dhene doreheqjen ne keto padrejtesira qe beni dhe e keni atribuar doreheqjet ne shenje proteste sikur keni ber arritje ne Vetepastrim policie.I lini show-at sa nuk eshte vone se sd tju ngeli me asnje Shqiptar i ndershem ne pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë