Buxheti 2025/ Si do të shpenzohen mbi 825 miliardë lekë? Shëndetësia dhe infrastruktura "pjesën e luanit”! Rriten fondet për drejtësinë (SHIFRAT)

Ligji me i rëndësishëm ekonomik i vendit, "Buxheti i Shtetit', mbylli siparin e diskutimeve. Plot 825 miliardë lekë pritet të jenë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Ministria e Shëndetësisë, me pjesën më të madhe të buxhetit, do të ketë 80.7 miliardë lekë në dispozicion për të mbuluar të gjitha nevojat në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë nga pagat deri në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.

Ministria e Infrastrukturës, për vitin e ardhshëm rrëmben 74 miliardë lekë, ku 33.4 miliardë lekë do shpenzohen për transportin rrugor, ndërsa projektet kryesore janë Rruga e Arbrit, rruga Milot-Morinë dhe ajo Orikum Dukat. Lista e projekteve vijon më pas me ndërtimin e rrugës Elbasan-Lekaj, ByPass i Elbasanit, zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanë, zgjerimi i Autostradës Tiranë – Durrës dhe projekti i rrugës Berat-Ballaban.

‘Arsimi’ i kthyer në ‘mollë sherri’ mes ligjvënësve mazhorancë-opozitë, do të marrë 62 miliardë lekë për vitin 2025, me rritje prej 9.4 miliardë lekë krahasuar me vitin aktual, me fokus reduktimin e klasave kolektive, rritjen e cilësisë në arsim, librat falas apo transport të mësuesve dhe nxënësve.

Më pas është Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me buxhet 56 miliardë lekë, me vëmendje tek skema e sigurimeve shoqërore, por edhe tek projektet e reja në fushën e kulturës.

Kurse mbrojtja, me synim për fuqizimin e forcave të armatosura, ringritja e industrisë ushtarake dhe plotësimi i kërkesave si vend anëtar i NATO-s do të marrë 52.6 miliardë lekë me rritje prej 4 miliardë lekë krahasuar me këtë vit.

Ndërsa institucioni i gjashtë me vlerën më të madhe të shpenzimeve është Ministria e Brendshme prej 31 miliardë lekë, që do shpenzohen për ristrukturim komisariatesh në disa qytete, për projektin “Smart City”, për instalimin e kamerave për policinë, për kompensimin ushqimor të policisë apo për përmirësimin e infrastrukturës hardëare dhe softëare të Regjistrit Kombëtar.

Institucionet e drejtësisë ishin më bindëse me kërkesat e tyre në komisionet parlamentare dhe morën 797.4 milionë lekë më shumë se planifikimet fillestare. Rritjen më të madhe e mori KLGJ me 500 milionë lekë, nga 5.6 miliardë lekë i parashikuar buxheti ju rrit në 6.1 miliardë lekë.

Më pas është SPAK që ju shtuan shpenzimet me 200 milionë lekë. Kjo strukturë do të ketë 2.3 miliardë lekë në dispozicion për vitin 2025, ku parashikohet edhe ndërtimi e ristrukturimi i godinës në SPAK.

Si në një vit elektoral, rëndësi ky buxhet i kushton edhe zgjedhjeve të ardhshme të majit të 2025-ës. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ardhurat iu rritën me 190 milionë lekë, dhe në total ky institucion do të ketë 532.1 milionë lekë. Por për të përballuar koston e zgjedhjeve është rritur edhe fondi rezervë dedikuar këtij procesi nga 2 miliardë lekë në 2025 miliardë lekë.

Përtej shifrave,,, në aspektin social, ky buxhet parashikon 1.6 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve dhe 3.7 miliardë lekë për shpërblimin e pensionistëve. Të dyja këto politika pritet të zbatohen që në pranverë. Ndërkohë janë 12.6 miliardë lekë që do të përdoren për skemën e rimbursimit të medikamenteve.

Referuar relacionit afro 1/3 e totalit të shpenzimeve shkon për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro.

Si dhe ku do të gjenden paratë?
Ecuria pozitive ekonomike do të shoqërohet me rritje të fortë të të ardhurave, pasi në vitin që vjet pritet të mblidhen 754.6 miliardë lekë nga 714 miliardë lekë këtë vit. Miradministrimi fiskal, goditja e informalitetit, rritja e pagave reale të deklaruara, rritja ekonomike, ndryshimet fiskale dhe indeksimi i çmimeve pritet të jenë burimet nga do të mblidhen paratë shtesë të planifikuara. Turizmi dhe ndërtimi do të jenë motorët kryesorë ku bazohet rritja ekonomike edhe për vitin 2025, e projektuar në 3.9%.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 04/12/2024 08:24

    Gjitha leket ne veri, boll o Edi Rama se edhe qendra e jugu jane Shqiperi

    Përgjigju
  • juli: 04/12/2024 05:51

    I HEDH FONDET TEK INFRASTRUKTURA,,SEPSE ATY VJEDH RAMA PARATE TONA,,,TAKSAT TONA,,,,E ME TO BLEN VOTAT,,,,DHE BLEN VOTAT PER TE VJEDHUR BUXHETIN....OPOZITA TE KERKOJE QE NJE ZV.MINISTER I INFRASTRUKTURES TE JETE NGA OPOZITA,,,,DHE TE KETE NE FOKUS TENDERAT,,SI BEHEN DHE A FITON OFERTA ME E ULET....,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'

Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'