Ministri Ferit Hoxha prezantoi në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, projekt buxhetin 2027, që sipas tij është një investim në kapacitetin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe në përgatitjen e saj si vend i ardhshëm anëtar i Bashkimit Europian.
“Viti 2027 ka për ne një peshë të veçantë. Shqipëria synon përmbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo kërkon që ambicies politike t'i përgjigjen kapacitetet e shtetit dhe që diplomacia shqiptare, MEPJ, shërbimi i jashtëm të jetë i përgatitur për fazën e re në të cilën po hyn vendi. Pra, nuk po propozojmë thjesht një buxhet për funksionimin e Ministrisë. Po propozojmë një investim në kapacitetin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe në përgatitjen e saj si vend i ardhshëm anëtar i Bashkimit Europian”, deklaroi Hoxha para deputetëve të Kuvenditt ë Shqipërisë.
Hoxha prezantoi në Komision prioritetet e Ministrisë së Jashtme për vitin 2027, të cilat sipas tij janë: Integrimi europian dhe përmbyllja e negociatave të anëtarësimit në BE; Siguria euroatlantike dhe roli i Shqipërisë në NATO; Shqiptarët në rajon dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor; Partneritetet strategjike dhe marrëdhëniet dypalëshe; Diplomacia shumëpalëshe dhe profili ndërkombëtar i Shqipërisë; Diplomacia ekonomike; Diaspora dhe ruajtja e identitetit kombëtar; Shërbimet konsullore dhe prania diplomatike virtuale; Fuqizimi institucional i Shërbimit të Jashtëm;
Projektbuxheti i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027 arrin shifrën rekord prej 3.9 miliardë lekësh, ose rreth 40 milionë euro.
Lajmi kryesor:
Pr.buxheti 2027 në komisione, opozita mungon te ‘Burimet Natyrore’! Malaj te ‘Ligjet’: Rrisim mbështetjen për bujqësinë, shëndetësinë e arsimin! 1.3 miliardë lekë për strehimin social







