Buxheti, Fino: FSHF ‘autogol’,
bëri harem me djersën e klubeve

Buxheti, Fino: FSHF ‘autogol’,<br />bëri harem me djersën e klubeve<br>
Kandidati për president FSHF-në, Bashkim Fino, ka reaguar sërish në lidhje me abuzimet financiare në institucionin e futbollit. Sipas Finos, sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tentoi të manipulojë për herë të dytë opinionin publik me shifrat dhe abuzimet e FSHF-së, lexoi diçka në letër, pa treguar asnjë faturë si provë.

Gjithnjë sipas Finos, Shulku gënjen kur thotë se 60% të pagesave për kompaninë “VAS TOUR” ka qenë për organizimin dhe akomodimin e “EURO 2016”, pasi janë paguar 373 milionë leke për periudhën janar-maj 2016, 170 milionë lekë për muajin qershor 2016, 49 milion lekë për muajin korrik dhe 392 milionë lekë për periudhën gusht-dhjetor 2016. Sa i përket deklaratës së buxhetit në vitin 2016 ka qenë 7.1 milionë euro, Fino kujton se të ardhurat gjithëpërfshirëse për vitin kalendarik 2016 janë rreth 33 miliardë lekë dhe shpenzimet janë 26 miliardë lekë. Ndërkohë, për shpenzimet e “Tropikal”, Shulku nuk reagoi aspak. Gjithashtu Fino zbulon edhe disa fatura të tjera milionere që Armand Duka ka shpenzuar për luks me paratë e klubeve të futbollit.

Në vitin 2015, kompania “VAS TOUR” ka marrë plot 781 milion lek (të vjetër) për bileta avioni dhe akomodim, ku nuk ka qenë Europiani. Resorti “Tropikal” ka marrë 172 milionë lek (të vjetër). Kompania “PLUS” ka marrë 43 milionë lek (të vjetër) “Gustoso” ka marrë 52 milionë lek (të vjetër) për dreka, në vetëm 4 fatura. Fino në fund thotë: Harem me paratë dhe djersën e klubeve që investojnë me sakrifica. Dosjet e abuzimeve janë hapur. Prisni të tjera..

“Shqiptarja.com” zbardhi sot Raportin financiar të vitit 2017 që do të paraqitet në Asamblenë e Durrësit më 7 shkurt. Sipas asaj që shkruhet në këtë raport të hartuar nga vetë FSHF-ja për vitin 2017 ajo ka pasur 13.3 milionë euro të ardhura dhe 10.3 milionë euro shpenzime.

Reagimi i plotë i Finos në Facebook
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tentoi të manipulojë për herë të dytë opinionin publik me shifrat dhe abuzimet e FSHF-së. Dëshira për të ndihmuar shefin, ndonjëherë të shtyn edhe në gabime qesharake. Por, për t’i treguar zotit Shulku, ashtu si edhe opinionit publik, shifrat e përmendura nga ana ime janë mëse të vërteta. Aq më tepër, që sekretari i FSHF-së, lexoi diçka në letër, pa treguar asnjë faturë si provë…

- Shulku gënjen kur thotë se 60% të pagesave për kompaninë “VAS TOUR” ka qenë për organizimin dhe akomodimin e “EURO 2016”. Për ta ditur sekretari i FSHF-së dhe opinion publik saktësisht janë si më poshtë:

• Janë paguar 373 milionë lek (të vjetër) për periudhën janar-maj 2016

• Janë paguar 170 milionë lek (të vjetër) për muajin qershor 2016

• Janë paguar 49 milion lek (të vjetër) për muajin korrik

• Janë paguar 392 milionë lek (të vjetër) për periudhën gusht-dhjetor 2016

(Pra, nuk ka lidhje 60% me Euro 2016)

Për t’i shpjeguar më tepër, i ka paguar shoqërisë zvicerane “KUONI” 75 milionë lek në gusht dhe 96 milion lek në mars 2016, për akomodime (para dhe pas Europianit)

- Sa i përket deklaratës së buxheti në vitin 2016 ka qenë 7.1 milionë euro, i kujtoj se të ardhurat gjithëpërfshirëse për vitin kalendarik 2016 janë 32 miliard e 928 milionë e 590 mijë lekë (të vjetër) dhe shpenzimet janë 26 miliard e 40 milionë e 65 mijë lekë (të vjetër) (të marra nga pasqyrat financiare të publikuara nga vetë FSHF)

- Për kompaninë “Top Al”, Shulku thjesht konfirmoi shifrën time, por nëse unë e thashë në Lek, ai e konvertoi në Euro.

- Për shpenzimet e “Tropikal” nuk reagoi aspak

Duke qenë se nuk paska informacionin e duhur dhe duke qenë se ka qenë një mbrojtës në karrierën si futbollit, mendoj se sapo bëri një “autogol” me shifrat.

Gjithsesi, po i zbuloj edhe disa fatura të tjera milionere që Armand Duka ka shpenzuar për luks me paratë e klubeve të futbollit. Që vetë aktorët e futbollit, të kuptojnë se si paratë që vijnë për ta, shkojnë për bileta, akomodime, apo edhe për dreka e darka:

- Në vitin 2015, kompania “VAS TOUR” ka marrë plot 781 milion lek (të vjetër) për bileta avioni dhe akomodim (kujtoj që nuk ka pasur kampionat europian).

- Resorti “Tropikal” ka marrë 172 milionë lek (të vjetër)

- Kompania “PLUS” ka marrë 43 milionë lek (të vjetër)

- “Gustoso” ka marrë 52 milionë lek (të vjetër) për dreka, në vetëm 4 fatura

Harem me paratë dhe djersën e klubeve që investojnë me sakrifica...

Dosjet e abuzimeve janë hapur. Prisni të tjera...


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas