Buxheti i bashkisë së Tiranës 2016
të premten konsultim me qytetarët

Buxheti i bashkisë së Tiranës 2016<br />të premten konsultim me qytetarët
TIRANE - Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2016 do të nisë të konsultohet me qytetarët ditën e premte, në njësinë bashkiake nr.7 dhe më pas do të vijojnë konsultimet në të gjitha njësitë e tjera të kryeqytetit.

Në buxhetin afatmesëm 2015­2017 të miratuar vitin e kaluar, të ardhurat për vitin 2016 u parashikuan në rreth 8.7 miliadrë lekë, shifër kjo që me hartën e re terriotirale pritet të jetë shumë herë më e lartë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, bëri me dije se vëmendje e veçantë në buxhet do ti kushtohet investimeve në shkolla, kopshte e çerdhe.

Njëkohësisht me buxhetin e Bashkisë, po punohet edhe për hartimin e paketës fiskale për vitin e ardhshëm, ku ajo që konfirmohet nga përfaqësues të këtij institucioni, është se nuk do të ketë rritje të taksave vendore. Ndërkohë që po shikohet mundësia për të krijuar lehtësi për kategori të ndryshme biznesesh.

Pas konsultimesh, buxheti dhe paketa fiskale pritet të diskutohen edhe në Këshillin Ekonomik të Tiranës, dhe më pas të miratohen në Këshillin Bashkiak.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos