“Dua të ndaj me ju lajmin e mirë se përtej urdhrave politike, të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Elbasan votuan pro Buxhetit të Bashkisë për vitin 2018. Ky është Buxheti më i madh në vlerë investimesh, por që garanton edhe më shumë kujdes social për njerëzit në nevojë.
Bashkë me kolegët vendosëm të vinim t’jua shërbejmë ne drekën e festës. Shumë mirënjohje për gratë, vajzat dhe djemtë që ju shërbejnë këtu 365 ditët e vitit. Secili prej nesh, në detyrat që mbajmë nuk duhet të harrojmë kurrë se kemi përgjegjësinë e madhe t’u shërbejmë njerëzve.
Jemi zgjedhur për t'u shërbyer njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm të Shqipërisë që Duam”,- u shpreh Taulant Balla. Qendra Sociale “Balashe” mundëson trajtimin e përditshëm me ushqim, në qendër por edhe në shtëpi, të 100 personave. Gjithashtu, kjo qendër mundëson fizioterapi dhe kujdes shëndetësor për persona me aftësi të kufizuara.
dy.b/shqiptarja.com