Buxheti i pushtetit vendor, Klosi: Jo
logjike. Cani: Formula sipas USAID

Buxheti i pushtetit vendor, Klosi: Jo<br />logjike. Cani: Formula sipas USAID
TIRANE- Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve i kanë shprehur publikisht ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, pakënaqësitë për buxhetin e 2015-s. Shpërndarja e parave nëpër qarqe të ndryshme sipas deputeteve është e pakuptimtë, pasi qarqet e mëdha si Tirana e Durrësi të diskriminohen duke përfituar më pak grante se një qark i vogël si Dibra. Por problemi sipas ministrit Cani, qëndron tek formula e USAID për shpërndarjen e granteve, formulë të cilët deputetët i kërkuan ta pezullonte deri në ndarjen e re territoriale.
 
“Ndarja e buxhetit për vendor nuk më duket logjike. Durrësi ka ndarjen më të vogël, ndërkohë Dibra ka më shumë”, tha Klosi.
 
Në përgjigje ministri Cani tha se “Lidhur me transfertën e pakushtëzuar jam në njohje të vazhdueshme pasi është pakënaqësi e të gjithë deputetëve. Kjo është një formulë që merr parasysh numrin e rrugës, relievin, po ashtu edhe elementë të tjerë. Kjo është formulë e USAID. Mund t’ju premtoj edhe kur të shihet formula do jetë faktori ndërkombëtar që do e shohë. Viti 2015 bën reforme totale”.
 
Por deputeti Klosi shtoi se “Nga 2001 deri në 2014 qarku i Durrësit ka ndryshuar me 4 herë. Kjo situatë duhet të ndryshoje pasi ka zona që janë jashtë vëmendjes. Stopoheni këtë formulë, jepni fonde deri sa të hyjë në fuqi formula e re. Tre qarqet e fundit për investime janë Tiranë, Durrës, Vlorë, tre qarqe me numrin e popullsisë më të madhe”.
 
Lidhur me këtë çështje ka ndërhyrë edhe deputeti Xhafaj i cili i tha ministrit Cani “Ju i gjetët baba tjetër, kemi vite që themi PS apo PD, ju thoni e ka bërë USAID-i”.
 
Deputeti Fino e cilësoi të ulët rritjen ekonomike të parashikuar për vitin e ardhshëm nëse krahasohej me vendet e rajonit.
 
Por një ndryshim formule për shpërndarjen e pareve tek vendorët për vitin 2015 sipas ministrit Cani do të ishte e rrezikshme, nisur nga fakti që nuk është testuar ende funksionaliteti i ndarjes së re territoriale.
 
Po ashtu rezerva ka pasur dhe për paketën e re fiskale me taksat e reja, që po shqyrtohet njëkohësisht.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën