Që nga fillimi i këtij viti, administrata shtetërore rezulton me bilanc pozitiv midis të ardhurave dhe shpenzimeve, çka ka regjistruar edhe në fund të tetëmujorit me një suficit në masën 13.7 miliardë lekë. Kjo do të thotë, me fjalë të tjerë, se të ardhurat kanë qenë gati 100 milionë euro më të larta se sa shpenzimet në periudhën janar-gusht 2016. Në vetvete ky është një lajm i mirë, që besohet se do të ketë përgëzimin e ndërkombëtarëve, që janë tepër të ndjeshëm lidhur me nivelin shumë të lartë të borxhit publik të vendit.
/Shqiptarja.com










