Buxheti i shtetit/janar-korrik, të
ardhurat 7.4% më shumë se vjet

Performanca pozitive e administratës fiskale shqiptare ka vijuar edhe në muajin korrik, duke rritur ndjeshëm shifrat e të ardhurave buxhetore krahasuar me një vit më parë, duke ulur gjithashtu ndjeshëm deficitin, por duke ndjekur edhe tendencën negative të viteve të fundit, të rënies së sasisë së investimeve.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara dje nga ministria e Financave, të ardhurat buxhetore për periudhën janar-korrik 2016 ishin 232.2 miliardë lekë, 7.4 për qind më të mëdha se një vit më parë në të njejtën periudhë, kur shënuan shifrën 216.2 miliardë lekë. Shifra më e lartë e rritjes 12-mujore është shënuar nga tatimfitimi i ndërmarrjeve, nga i cili janë grumbulluar në arkën e shtetit 19 për qind më shumë se vjet, duke kaluar nga 15.3 miliardë, në 18.2 miliardë lekë.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)

Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)