Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga luan sot në 17:00 kundër Zalgiris të Lituanisë, për ndeshjen e kthimit në turin e I të Champions League. Skuadra shqiptare drejtohet nga Shpëtim Duro, me trajnerin që beson se do shfrytëzohet barazimi 0-0 në ndeshjen e parë në transfertë.
"Ne, si ekip, nuk fluturojmë shumë, madje jemi shumë modestë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha pikëpamjet, të drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe futbollistëve. Ne jemi të ndërgjegjshëm që pavarësisht paraqitjes së mirë dhe rezultatit pozitiv, çdo gjë është e hapur", tha Duro fillimisht.
Trajneri tha se Zalgiris është favorite në këtë duel, teksa kërkon që me lojën e mirë të tregojnë se gjithçka vendoset në fushë.
"Favoritët? E dimë se kundërshtari ka një një eksperiencë të jashtëzakonshme në ndeshjet europiane. Zalgiris është favorit ndaj nesh, si nga eksperienca, buxheti, që mund të them se është 20 herë më shumë se i Strugës. Këtë e dëshmoi edhe gjatë sezonit të kaluar, duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke eliminuar skuadra si Malmo, Ballkanin, etj. E thashë, në futboll sidomos ndeshja e parë tregoi që nuk kishte shumë diferencë në fushën e lojës, shpresoj edhe kjo ndeshje të jetë interpretimi i atillë, që i gëzon këto favore që ka kundërshtari", tregoi trajneri.
Duro kërkon edhe një mbështetje nga tifozët, me duelin që luhet në stadiumin e Ohrit. Nga të dhënat e fundit, të gjitha biletat janë shitur.
"Tifozët? Shpresoj që stadium të jetë i mbushur, për aq sa na lejon rregullorja, ne i kemi vuajtur gjatë kampionatit, pasi jemi skuadër e re", tha Duro.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fiorentina kalon me përmbysje, Chelsea s'e diskuton kualifikimin! Katër çiftet çerekfinale në Conference League
14 Mars, 09:21
-
Chelsea fiton në Copenhagen, Fiore mposhtet në Athinë! Rezultate surprizë në Conference League
7 Mars, 09:37
-
Sot 16 ndeshje, në fushë Europa dhe Conference League! Chelsea e Lazio në udhëtim, Roma pret Bilbaon
6 Mars, 12:58
-
Conference League/ Betis siguron kualifikimin, humbet Panathinaikos! Surprizon Heidenheim
14 Shkurt, 09:12
-
Hidhet shorti i Conference League, mësoni tetë përballjet e fazës play-off
20 Dhjetor 2024, 13:29
-
Conference League zhvilloi ndeshjet e fundit në grup, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe ato në play-off! Sot shorti
20 Dhjetor 2024, 09:19
-
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste
16 Dhjetor 2024, 17:48
-
Conference League/ Chelsea fiton mes ngricës dhe kalon në 1/8, Fiorentina shënon 7 gola! Bie Legia
13 Dhjetor 2024, 09:53
-
Conference League/ Chelsea dhe Legia nuk falin, dy skuadrat kalojnë në fazën e 1/16! Rezultatet e 17 ndeshjeve
29 Nëntor 2024, 08:46
-
Conference League/ Chelsea shënon 8 gola dhe vendos rekord, sulmuesi shkodran në fushë! Fiorentina e pëson në Qipro
8 Nëntor 2024, 09:11
-
Conference League/ Chelsea fiton në Athinë, Fiorentina përmbysje 2-4 në Zvicër! Rezultatet e 18 ndeshjeve
25 Tetor 2024, 09:01
-
Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria
4 Tetor 2024, 09:10