PRISHTINË - Drita nuk ka mundur të marrë fitoren në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League, teksa kampionët e Kosovës barazuan 2-2 me Inter Escaldes në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten.

Skuadra nga Gjilani zhvilloi një ndeshje me luhatje, duke arritur të shkojë në pushim në avantazhin 2-1. Drita gjeti rrugën e rrjetës me Salihun dhe Krasniqin, teksa miqtë nga Andorra barazuan me Berlangan.

Inter Escaldes reagoi pas pushimit dhe arriti të barazojë shifrat finale me Lopez për 2-2. Në fund rezultati mbeti i pandryshuar, çka e lë plotësisht të hapur çështjen e kualifikimit për në fazën e ligës së Conference League.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet pas një jave në Andorra.