I ftuar në studion e Report TV, njohësi i mirë i ekonomisë pranë LSI, Majlind Lazimi, ka komentuar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2018, taksat dhe planet e investimeve që ka paralajmëruar  Kryeministri Rama dhe kabineti i tij qeveritar.

Ai shprehet pesimist në lidhje me efiçencën  e këtij buxheti, pasi i mungojnë prioritetet dhe planet e studimit të fizibilitetit të projekteve investuese.

Sipas tij, klima e biznesit  në vend nuk është e mirë pasi skemat e hartuara  janë të njëanshme dhe janë me tendencë diferencuese. Ai thotë se klima e taksave do të përkeqësojë situatën për shumicën dërrmuese  të bizneseve pasi ka selektim dhe klientelizëm.

Sa i përket taksës së banesës, ai tha se shqiptarët do të paguajnë 3 herë më shumë se kanë paguar deri tani.  Nëse deri tani ishte 15 dollarë, tani kjo shifër  do të arrijë në 45 dollarë, pra një taksë që do të rëndojë  xhepat e shqiptarëve.

I pyetur  në lidhje me operimin e ekonomisë së vendit në lidhje me hyrjet dhe daljet e valutës, ai ka thënë se kjo pjesë nuk është aspak e mirë pasi kemi një fluks të daljes së monedhës jashtë vendit dhe kjo nuk ndikon pozitivisht në shëndetin e ekonomisë shqiptare.

VIDEO/ I ftuar ne studion e Report Tv, Majlind Lazimi, Pikepyetjet e Projektbuxhetit per vitin 2018

Intervista e Majlind Lazimit në studion e Report TV:

Në kuadër të klimës së buxhetit nuk është i mirë. Ky është një buxhet që ka shumë pak orientim dhe nuk ka prioritete dhe është një buxhet selektiv, për taksat dhe për pjesën e biznesit për uljen e taksave, përfshirja e biznesit të vogël në TVSH. Janë më dhjetëra biznese që do të kalojnë në vështirësi.

Cilat janë vërejtjet kryesore që LSI paraqet ndaj buxhetit 2018?

Në tërësi kemi një përshkallëzim sa i përket taksave të reja, taksat e banesave, do të kemi një trefishim, 45 dollarë, pra një trefishim.  Sa i përket stimulit fiskal, kemi një stimul në fushën e turizmit, pra në tërësi ka një disbalancë në tërësinë e bizneseve. Shumë raporte, flasim për  një ngushtim për shtresën e mesme, po të bëjmë një analizë në makro dhe mikro shqiptarët duan të jenë të rrezikuar sepse kjo ju shërben një pjese shumë të vogël.

Cilat janë sugjerimet LSI për këtë buxhet?

Sa i përket taksave,është e patolerueshme të kesh një taksë më të lartë në Ballkan.  Ekonomia shqiptare , prandaj është shumë informale, subjektet  e kanë të pamundur mbijetësën pasi është një barrë e lartë fiskale.

Nëse duam të luftojmë informalitetin ne duam të ulim taksën.  Vendet e rajonit kanë plane konkrete për investimet, psh. Maqedonia ka 150 milionë euro për subvencionet për bujqësinë. Sektorët duan të kenë faturat e tyre.

Qeveria ka një paketë 1 miliardë dollarëshe, ne kemi dyshimet tona logjike,pra ky projekt  ka një mungesë studimit të fizibiliteti  dhe ndarjen jo sipas prioriteteve. S’është normale edhe demokratike, mënyra për të rritur taksat do të ketë një  bumerang në ekonomi. Barra fiskale është rritur, por jo prurjet në buxhet, kjo po sjellë një vështirësi për subjektet në Shqipëri, rritja e taksave nuk lufton informalitetin dhe ekonominë është shmangur nga taksat.

Në fakt këtë këmbanë alarmin e kemi ngritur, dhe ne kemi vënë theksin, se projekti në fjalë mund të jetë një shteg, i cili do të shërbejë për të pastruar paratë. Për ne është shumë e rëndësishme transparenca se ku gjenerohen këto të ardhura që investohen. Ne kemi dyshime, që nëse këto para nësë nuk merren nga bankat,  kjo është një skemë që duhet të mbikëqyret. Nëse krimi i organizuar fut hundët, ne jemi të rrezikuar.

Sa i përket hyrjeve dhe daljes së valutës nga vendi, çfarë sugjerojnë shifrat e INSTAT, ekonomia a është në rrugë të mbarë?

Unë mëndoj se nuk është në rrugët të mbarë, kemi shumë raste të ikjes së parasë nga vendi dhe një realitet i tillë shqetëson  jo pak ekonominë dhe krijon dyshimet e veta.

 

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com