Buxheti në Arsim, Boçi: Qesharak dhe diskriminues, nuk ofron lehtësi për mësuesit e të rinjtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e cilësoi buxhetin për arsimin në Shqipëri nën nivelin më të ulët të investimeve në Europë.

Në një konferencë për mediat, Boçi tha premtimi i rritjes në 5% të buxhetit arsimor është hedhur në koshin e plehrave si shumë premtime të tjera të kryeministrit Edi Rama. Deputeti demokrat u shpreh më tutje se niveli aktual i financimit nuk siguron as arsim cilësor për fëmijët e të rinjtë shqiptarë. Këta të fundit, sipas Boçit, janë të detyruar të paguajnë para shtesë nga xhepat e tyre dhe buxhetet familjare.

Boçi tha se buxheti 2019, i cili është parashikuar vetëm 70 milionë dollarë, nuk i lehtëson problemet e shumta që lidhen me pozitën e pagat e mësuesve dhe as nuk zgjidh problemet e nxënësve, shkollave, laboratorëve, bibliotekave, mjeteve didaktike, klasave kolektive dhe të transportit.

Në Buxhetin 2019 nuk ka asnjë perpjekje për të kthyer në shkollë 134 mijë fëmijët dhe të rinjtë që e kanë braktisur atë vitet e fundit. Sipas statistikave zyrtare, sivjet rezultojnë se janë mbyllur rreth 228 shkolla të sistemit parauniversitar

Luciano Boçi, deputet i PD-së 

Deputeti e konsideroi shumën e buxhetit të arsimit si qesharake dhe diskriminuese, e që sipas tij nuk mundëson dot as zgjidhje financuese për të mundësuar aplikimin e kredisë studentore. Boçi përmendi edhe pjesën që i dedikohet rinisë dhe sportit.

5 milionë dollarë gjithsej jep qeveria jonë, për pasurinë më të madhe njerëzore të një vendi, rininë. Pra thjesht 0.03% e PBB, të cilat jo vetëm nuk arrijnë të ndalin eksodin masiv të të rinjve, 79% e të cilëve kërkojnë të largohen nga sytë këmbët nga ky vend, por nuk mjaftojnë as për mbajtjen në këmbë të agjencive rinore e jo më të ezaurojnë meritën shpërblyese për sportistët elitarë

Luciano Boçi, deputet i PD-së

Në fund, deputeti demokrat shpalosi vizionin e forcës së tij politike përkundrejt gjendjes aktuale, duke thënë se PD do të sigurojë: mbështetje totale financuese për arsimim, ndërtim të një infrastrukture moderne dhe instalim të një procesi mësimor tërësisht evropian, libra falas për të gjithë fëmijët e ciklit parauniversitar, mbështetje për fëmijët e familjeve në nevojë, shërbim psiko-social të standardizuar, siguri dhe jetë normale shkollore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen