TIRANE- Në mbledhjen e grupit të PS që është zhvilluar sot në mesditë në qendër të diskutimeve ka qenë buxheti 2017 e mbrojtja e tij nesër në Kuvend dhe masat për të dëmshpërblyer të gjithë të dëmtuarit nga sëmundja e dermatozës nodulare.
Kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi ka urdhëruar deputetët që të mbrojnë buxhetin e 2017 që do të diskutohet nesër në parim në seancë plenare.
Ruçi ka kërkuar që të gjithë ministrat dhe kryetarët e komisioneve e kanë të detyrueshëm që të mbajnë fjalim për mbrojtjen e buxhetit.
Gjatë mbledhjes ku ka qenë i pranishëm edhe vetë kryeministri Rama, ministri i Financave Ahmetaj ka sqaruar para grupit buxhetin 2017 dhe ndarjet për secilin dikaster me objektivat, që janë parashikuar.
Opozita e ka kundërshtuar ashpër buxhetin e ri që pritet të miratohet.
PD ka kërkuar që diskutimi nesër për buxhetin të jetë me orar të përcaktuar për secilën forcë për të shmangur në këtë mënyrë seancën deri në orët e vona të mbrëmjes, sipas tyre.
Për këtë arsye edhe PS ka rënë dakord që fjalën nesër ta kenë vetëm ministrat, kryetarët e komisioneve dhe relatorët e buxhetit në komisione dhe jo të gjithë deputetët.
Në mbledhje ministri Ahmetaj dhe Braçe kanë diskutuar edhe për sëmundjen e dermatozës nodulare që ka prekur bagëtitë në disa zona të vendit.
Ata kanë theksuar se qeveria po merr masat për të dëmshpërblyer të gjithë të dëmtuarit nga sëmundja.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com