Buxheti/ PD largohet nga “Ligjet”
pas debatit për ‘patentat e Tahirit’

Buxheti/ PD largohet nga “Ligjet”<br />pas debatit për ‘patentat e Tahirit’<br>
Komisioni i Ligjeve do të diskutojë Buxhetin e viti 2018  pa praninë e anëtarëve të Partisë Demokratike.

Edhe këtë herë debati i zhvilluar mes anëtarëve  opozitës në komision dhe atyre të mazhorancës ka patur sërish në fokus ish- ministrin Tahiri.

“Pak ditë më parë një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish ministrit që betohej se nuk kishte patentë skafi. Politia nuk raportoi, mbi 800 mijë euro nuk mund të kalojë kesh. Fugoni i policisë së burgut kanë ndërhyrë në këtë ngjarje, policia e ka fshehur. Ose biznesmeni ose Kurum duhet të shkojë në burg. Arrestimi është bërë pak metra larg burgut të Elbasani”, është shprehur anëtari i PD në komision, Eduard Halimi.

Gjithashtu Halimi ka hedhur akuza edhe për qeverinë për të cilën është shprehur se është e lidhur me krimin dhe se u ka dalë krah Habilajve tre për tre javë.

“Qeveria i doli në krah Habilajve për tre javë. Në një situatë normale ne do të diskutonim për këtë ligj kaq të rëndësishëm. Por kjo ndodh në një qeveri normale, jo në një qeveri të kapur në flagrancë me krimin”, ka thënë Halimi duke shtuar se qeveria në vend që të mbante anën e drejtësisë, ju bën alibinë kriminelëve.

Nga ana tjetër edhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Lëvizjes Socialiste nuk kanë qëndruar në komision për të diskutuar buxhetin e vitit 2018. Deputetët e opozites vijojnë të ndjekin strategjinë e largimit nga komisioni, pasi paraqesin pretendimet për ligjet dhe akuzat për drogën.

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij