Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi sot Qeverinë shqiptare se nuk e ka prioritet arsimin e as të rinjtë, meqenëse edhe pse buxheti i arsimit është më i ulëti në rajon, është i pari që preket nga qeveria në raste emergjence.
“Buxheti i Arsimit, më i ulëti në rajon, flet më shumë se çdo gjë tjetër, jo vetëm për dështimin e premtimit që Buxheti për Arsimin do të ishte 5%, që ishte një mashtrim i madh, por njëkohësisht, ne e dimë se sa herë qeveria prek buxhetin kur kalon ndonjë akt normativ, të parin që prek është Arsimi, siç bëri edhe këtë vit duke i hequr 15 milionë dollarë. Dhe, të parat për të cilat shton fondet janë koncesionet korruptive ku është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, u shpreh Meta.
Meta tha se një Qeveri që nuk ka prioritet arsimin, nuk ka se si të ketë prioritet rininë dhe të ardhmen e saj. Buxheti për Arsimin nuk duhet të preket as në kohë krizash!
-
Mos fol per arsim ti ik kap nai shtang
Përgjigju -
Si nuk i ka prioritet kur gjithe kohen nderton shkolla dhe krijon lidhje me shkollat e huaja o injorant
Përgjigju -
Jepu ndoje post te rinjeve qe kane 10 vite qe te vijne mbrapa mor flliqsire , i njoh personalisht edhe po i mban me genjeshtra si ti si mona
Përgjigju -
Ke quan prioritet ti ilir ti cosh ne jale dhe te shkosh te kercesh me ta?
Përgjigju -
Ti je deshmuar per kujdesin ndaj te rinjve>Pasi femijte tuaj i ke derguar ne studime jashte atdheut,sepse kete atdhe qe"ti e don shume",femijet tuaj nuk duhet ta duan dhe ne te te mesojne!!!
Përgjigju -
rama ka ber shume per studentet shqiptar jo si ju ne kohen tuaj qe e kishit mendjen ti mashtronit per ti marr voten njerez te kqinj
Përgjigju










Komente
Komento