Buxheti, të ardhurat rriten ndaj një
viti më parë, mungojnë 4.5 mld lekë

Të ardhurat buxhetore për 9-mujorin arritën në 298.1 miliardë lekë, duke qenë 4.5 miliardë lekë më të ulëta në raport me planin e rishikuar në shtator. Nga 4.5 miliardë lekë që mungojnë, rreth 2.1 mld lekë janë nga të ardhurat tatimore e doganore, rreth 1.4 miliardë lekë nga ndihmat dhe rreth 1 miliard lekë nga të ardhurat jotatimore.

Në raport me planin fillestar, të ardhurat janë 7.2 miliardë lekë më pak, sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave.

Në raport me 9-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat në buxhet janë rritur me 6.7%.

Të hyrat nga tatimet e doganat u zgjeruan me 7.4%, duke arritur në 204 miliardë lekë, rreth 2.1 miliardë lekë më pak se plani. Performancë të mirë vijoi të ketë dhe tatim fitimi, që u zgjerua me 19% në 21.7 miliardë lekë.

Të ardhurat nga akciza dhe tatimi mbi të ardhurat personale u rritën përkatësisht me 5% dhe 9.7%. Ndërkohë, mosrealizimin më të theksuar e ka mbledhja e TVSH-së.

tabelat

tabelat

tabelat

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës