Kryeministri Edi Rama ishte sot në Manzë të Durrësit, ku ka dorëzuar çelësat e apartamenteve të reja për 230 familje në Durrës që humbën banesat në tërmetin e 26 nëntorit 2019. Në mesin e qytetarëve që përfituan banesë të re ishte edhe një emigrant që jetonte në Itali, të cilin Rama e pyeti për jetesën në Itali. Pasi ai deklaroi se çmimet atje ishin rritur shumë, mes një situate që ka ndikuar të gjithë botën, Ramës i tha se shumë shqiptarë nuk e dinë se emigrantët në Itali e kanë më të vështirë të nxjerrin fundin e muajit në krahasim me ne.
Pjesë nga biseda:
Rama: Si shkojnë punët në Itali?
Emigranti: Mirë shkojnë, jetojmë
Rama: Me çmimet?
Emigranti: Çmimet, qahen këta të Shqipërisë, por çmimet janë edhe atje, nafta…buzëqesh kur qahen këta, se nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.
Rama: Disa këtu nuk e dinë që për ta kapur fundin e muajit e keni më të vështirë ju andej. Atje të nxjerrin nga shtëpia.
Lajmi kryesor:
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.8%
-
JO
11.9%
-
NUK E DI
3.3%
Vota total: 4779
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Tre paradokset e atyre që shqetësohen nga fjalimi i Edi Ramës
24 Qershor, 20:05
-
'Copëz parajse në Jon', Rama publikon videon nga ishulli i Sarandës: Ujë i kristaltë e rërë e bardhë
24 Qershor, 19:50
-
Ylli Pata: Furtuna verbale Sofje-Tiranë me fund të lumtur! Po kush e prishi gojën ndaj Perëndimit?!
24 Qershor, 18:21
-
Njëri dhunonte bashkëshorten tjetri babain, arrestohen dy persona në Durrës
24 Qershor, 14:39
-
Shiste mallra të futura kontrabandë në vendin tonë, arrestohet 39-vjeçari në Durrës! I sekuestrohen 74 aparate celulare, veshje e aksesorë
24 Qershor, 14:04
-
Rama zbardh fjalimin që mbajti dje në samitin e Brukselit: Në Shqipëri, të gjithë i besojnë Europës! Mos lini që ky besim të bjerret pa kthim
24 Qershor, 12:53
-
18 vepra arti në hapësirat publike, qeveria fond 200 mln lekë! Afati për aplikim deri më 7 gusht! Rama: Institucionet të blejnë punët e artistëve
24 Qershor, 11:51
-
'Turp, po mbani peng' Bullgaria-Ramës: Përshtate gjuhën! Kryeministri: Vetëm me një telefonatë zgjidhëm çështjen e minoritetit bullgar
24 Qershor, 10:44
-
Kur bëhet Shqipëria anëtare e BE? Rama për median italiane: Të parashikosh lëvizjet e BE, si të parashikosh fatkeqësi të madhe natyrore! Koha që hiqet unanimitet në vendimmarrje
24 Qershor, 09:16
-
Të gjithë mund të bëjmë qëndrim më dinjitoz e më patriotik
24 Qershor, 07:05
-
Ilir Yzeiri: Nervozizmi dinjitoz i Edi Ramës
23 Qershor, 20:31
-
Asgjë e re nga Brukseli!
23 Qershor, 20:04