Buzëqesh Panucci, shkëlqejnë Lenjani dhe Ndoji

Buzëqesh Panucci, shkëlqejnë Lenjani dhe Ndoji

Eliminatorët e Europianit po trokasin në derë për Kombëtaren Shqiptare dhe fundjavën që lamë pas disa nga futbollistët kuqezinjë që luajnë në Europë kanë dhenë sinjale pozitive për trajnerin Panucci.

Në Itali Berisha vijon me paraqitjet e mira te Atalanta teksa në ndeshjen e fundit të fituar kundër Spal është vlerësuar me notën 6. Asnjë gabim nga ana e shqiptarit, por kritika e vetme është se i mungon guximi për të dalë nga porta në momentet kur nevojitet. Lajmi jo i mirë në këtë sfidë ishte ulja në stol e Gjimshitit pas shumë ndeshjesh si titullar.

Hysaj ndërkohë është rikthyer të jetë në 11-shen bazë të Napolit. Pas një periudhe jo të vogël ku qëndroi në stol, mbrojtësi 25-vjeçar të shtunën kundër Fiorentinës zhvilloi ndeshjen e dytë radhazi si titullar, duke i marrë vendin Malcuit. Jo vetëm kaq, por edhe nota nga mediat italiane ishte mjaft pozitive. 6.5 për shqiptarin i cili në asnjë rast nuk e la sulmuesin e krahut të Fiorentinës të kalonte.

Notë e mirë edhe për Veselin në sfidën me Lazio-n. Edhe pse ekipi i tij u mposht minimalisht 1-0 nota 6 për shqiptarin, që sipas mediave u përpoq në të gjitha mënyrat për të bllokuar kundërshtarët, edhe në rastet kur Correa bëri ç’ishte e mundur për të kaluar, por në fund mundi nuk u shpërblye. Nga ana tjetër nota 6 për Strakoshën i cili përgjatë gjithë ndeshjes qëndroi si spektatorë, duke mos bërë pis për asnjë sekond dorezat.

Paraqitje dinjitoze edhe për dy mesfushorët që luajnë në Seria B, Emanuele Ndoji dhe Ledian Memushaj. I pari shkëlqeu kundër Carprit fillimisht duke fituar një penallti dhe më pas duke realizuar një gol, ndërsa Memushaj edhe pse nuk dha asist si në shumë sfida të tjera qëndroi në lojë për 90 minuta.

Në Zvicër lajmi i mirë është forma e Ermir Lenjanit, i cili mund të jetë zgjidhja për krizën në krahun e majtë të mbrojtjes në Kombëtare. Futbollisti që aktivizohet te Sion realizoi gol në ndeshjen që përfundoi 2-2 kundër Luganos. Për të mos u harruar edhe “dopieta” e Sokol Cikalleshit në ndeshjen e Kupës që ekipi i tij Akhisar fitoi 3-1 kundër Kasimpasa-s.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor