44 ndeshje me Kombëtaren, Ermir Lenjani ndërron skuadër dhe firmos në Zvicër

44 ndeshje me Kombëtaren, Ermir Lenjani ndërron skuadër dhe firmos në Zvicër

Ermir Lenjani dhe Admir Mehmeti

Ermir Lenjani rikthehet në Zvicër, këtë herë për llogari të FC Schaffhausen, që militon në ligën e dytë dhe mban vendin e fundit. 34-vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe nuk është një emër i panjohur në Zvicër, pasi më herët ka qenë pjesë e Uinterthur, Grasshopers, St. Gallen dhe Sion.

Pas aventurës me Umraiyespor në Turqi, Lenjani tanimë do jetë pjesë e ligës së dytë në Zvicër, i prezantuar nga Admir Mehmeti, ish-sulmuesi që mban rolin e drejtorit sportiv.

"Ai është një profesionist i vërtetë dhe ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Me të në ekip, në mund të shpresojmë se do të kemi dinamikë të lojës në krahun e majtë. Po ashtu, është lojtar me pëvojë të madhe”, ka thënë Mehmedi.

Lenjani do mbajë fanellën me numrin 33 te FC Schaffhauseni, ekip që zë vendin e fundit në Challenge League. 44 ndeshje me Kombëtaren kuqezi ka luajtur Lenjani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes