'Buzëqeshje shqiptare', të huajt në Shqipëri edhe për 'Turizëm mjekësor' (VIDEO)

Klinikat private mjekësore, çmimet më të leverdishme dhe përpjekja për të ofruar cilësi duket se i kanë bërë së fundi për vete vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur vendin tonë , si një  destinacion  për të fituar një 'buzëqeshje shqiptare'. Gjatë vitit 2019 turizmi mjekësor është rritur me 8.1 % më shumë se në vitin 2018. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2019 shtetasit e huaj, që i  janë drejtuar Shqipërisë për të kultivuar turizmin  shëndetësor,janë 658 raste. Këtë numër në  rritje e pohon edhe stomatologia dhe mjekja estetiste Arisa Bidaj.

 “Në këtë rast mund të flasim dhe për turizmin dentar, i cili është shumë i përhapur. Klientëve të huaj me agjencitë e ndryshme të cilët bashkëpunojnë me pacientët e huaj, e të cilët i sjellin në Shqipëri për të kryer si shërbimet dentare por edhe të qëndruar përkohësisht”, shprehet Arisa Bidaj.

Sa i përket kushteve ekonomike  doktoreshë Bidaj sqaron për  “Report TV” se është një faktor që ndikon sidomos tek  pacientët shqiptarët, tek të cilët ndonëse  nuk mungon ndërgjegjësimi i përkujdesjes për shëndetin dental, ndryshe nga te huajt çmimet për ta vlerësohen të larta për buxhetin e tyre.

 “Në momentin që u jepet mundësia që të vijnë në Shqipëri për të kryer shërbime dentale, kjo është zgjedhja e parë e tyre. Gjithashtu shumica e shqiptarëve para se të shkojnë në një vend të huaj rregullojnë gojën”, tregon Arisa Bidaj.

Anjeza është një vajzë shqiptare që prej pak kohësh ka jetuar në Gjermani, por për të kryer shërbimin dentar shfrytëzon vizitat në Shqipëri.

Për një kohë të shkurtër kam qëndruar në Gjermani, por jam kthyer prapë këtu për shërbimet dentare, edhe pse për rrogat tona duket pak shtrenjtë”, shprehet Anjëza Rrahmani.

Vania Tonello, është një turiste italiane e cila tregon se ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion jo vetëm për të kaluar pushime por edhe për të kryer vizitat për shëndetin dental .

 “Kam përfituar menjëherë pas ardhjes time këtu për të shfrytëzuar kohën për të marrë shërbime dentare. Dhe që atëherë, nuk jam ndarë dhe çdo vit kam përfituar pasi kam gjetur profesionalizëm dhe sigurisht çmime me te leverdishme”, shprehet Vania Tonello.

 Mjeku kirurg plastik Sokol Isaraj i cili punon në një nga qendrat mjekësore në Tiranë tregon për mikrofonin e “Report TV” se një grup tjetër i turizmit mjekësor i kultivuar vitet e fundit Shqipëri  janë edhe ata që kërkojnë kirurgji kozmetike, duke përfshirë ndërhyrjet  apo llojet e ndryshme të  operacioneve plastike.

Shpjegimi i vetëm është kostoja, çdo procedurë mjekësorë në Shqipëri është më pak e kushtueshme, të paktën për kirurgjinë estetike-kozmetike, krahasuar me vendet e tjera. Procedurat kirurgjikale ndihen njësoj sa i përket kostos, si nga shqiptarët e këtushëm edhe nga të ata që vijnë nga jashtë”, shpjegon mjeku Isaraj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit