Ministri Blendi Gonxhja ndodhet në Zyrih, ku me ftesë të Fondacionit Besa mori pjesë fillimisht në një mbrëmje kushtuar potencialit të Shqipërisë si destinacion kulturor dhe turistik, me fokus te investimet në projekte që ndërthurin trashëgiminë shpirtërore dhe promovojnë identitetin dhe vokacionin europian të vendit.
Një ditë më pas, Gonxhja mori pjesë në “Safe Heaven Forum”, ku u diskutua për perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj risqeve, portofolet dhe identitetin digjital.
Sipas Gonxhes, Shqipëria, përmes politikave dhe avantazheve strategjike, po riformëson qasjen konkurruese për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve.
Ministri e cilësoi diskutimin me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt, një treg ambicioz për investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm.












Komente
Komento