'Bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë'...Gjylameti reagon pas akuzave se po bën presion për aksidentin që i mori jetën vëllait të saj

'Bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë'...Gjylameti reagon pas akuzave se po bën presion për aksidentin që i mori jetën vëllait të saj

TIRANE - Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti dhe familja e saj po kalojnë momente të vështira, pas ndarjes së papritur nga jeta të vëllait të saj, Elton Maçolli në një aksident të rëndë rrugor dy netë më parë në tunelin Elbasan-Tiranë. Në mesin e lajmeve për të mësuar shkaqet e aksidentit, deputetja Gjylameti, lë të kuptohet që ka pasur edhe akzua dashakeqe se ajo po i ushtron presion organeve ligjzbatuese ndaj shoferit të kamionit, me të cilin u përplas automjeti që drejtohej nga vëllai i saj 37-vjeçar.

"Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm", shkruan ndër të tjera Gjylameti.

Elton Maçolli, siç u pa në një video ekskluzive që Shqiptarja.com publikoi këtë të hënë, udhëtonte me shpejtësi në automjetin e tij tip Siat, dhe pa asnjë farë frenimi apo reagimi është përplasur me kamionin para tij, brenda tunelit. Goditja ishte fatale duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që sipas hetimeve paraprake, Maçolli mund të ketë qenë i përgjumur në timon dhe nuk e ka parë fare kamionin.

Postimi i plotë i deputetes Blerina Gjylameti

Te dashur miq!

Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.

Ndjej obligimin moral dhe qytetar t'ju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment t'ju bëj veçse t'ju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që s'ka të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.

Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty