VIDEO-Ekskluzive/ Momenti kur vëllai i deputetes u aksidentua për vdekje në tunel me 146 km/h, dyshohet se ishte i përgjumur

REPORT TV ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur Elton Macolli dy net më parë u aksidentua për vdekje në tunelin e Elbasanit me makinën me të cilën po udhëtonte me shpejtësi 146 km/h. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në orën 20:19:25, teksa Mucolli ishte duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, duket momenti kur vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte brenda tunelit të aksit Elbasan -Tiranë godet nga pas një maune të tonazhit të lartë, pra nuk ka pasur parakalim të gabuar.

Goditja e fortë ka qenë fatale për Macollin, pasi makina e tij tip 'Seat' me naftë u shkatërrua plotësisht duke i marrë jetën. Nga pamjet shihet se 37-vjeçari është përplasur nga mbrapa me një kamion që nga sa duket në pamje shoferi nuk e ka parë fare. Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e aksidentit, pasi nuk ka arritur që të frenojë ose nuk kanë funksionuar, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë qenë me telefon në duar.

Edhe ndërhyrja me shpejtësi e zjarrfikëses nuk mundi t'i shpëtonte jetën 37-vjeçarit, pasi goditja ishte shumë e fortë si pasojë e shpejtësisë, 66 km/ h mbi normën e lejuar.

Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë, ndërsa ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit. 

Pak kohë më parë në hyrje të tunelit qëndronte një patrullë policie, por është hequr. Nëse do të ishte prania e tyre do të kishte një impakt tjetër te drejtuesit e makinave që do të respektonin shpejtësinë e lejuar. Ky ishte aksidenti i parë me një jetë të humbur që ndodhi brenda tunelit të Elbasanit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 22/10/2019 13:10

    Po kur do ta mesojne shqiptaret qe MAKINA ESHTE NJE ARME qe mund te vrase dhe mund te te vrase.Kete duhet tu shpjegojne ne autoshkollat qe kemi por as instruktoret vete nuk i zbatojen rregullat e qarkullimit rrugor.

    Përgjigju
  • Xxx: 22/10/2019 12:23

    Sa gjyna, U preft ne paqe rahmet paste

    Përgjigju
  • Snoop: 22/10/2019 00:38

    Ne gjith Boten ne Tunel shpejtsia eshte 60 Km ky Piloti 146Km. Vazhdoni Gaz jepni, ma mire si ka ik per Lesh ky se te kish marr nje Familje te tere mqafë. Nje njeri si smendon per jeten e tjerve nuk duhet ne qarkullim ne rruget Shqiptare sidomos.

    Përgjigju
  • A.n.: 22/10/2019 00:15

    Shyqyr qe ka qene kamion ai perpara se kete eshte ta quash kamikaz dhe jo shofer. Nqs je ne gjume me 140 kushedi sa ka qene shpejtesia kur ishte zgjuar. Do kete kujtuar ne enderr se eshte ne Formula1

    Përgjigju
  • Liku: 21/10/2019 15:32

    Ngushellime familjareve. Me ate shpejtesi nuk hyjne ne pune frenat se makina shkon zvarre drejt perplasjes, duhet masa te parakoheshme.

    Përgjigju
  • Titi: 21/10/2019 15:07

    Ngushellime familjes. Ah more i shkret te kishe treguar pak kujdes se mjeti te merr jeten nuk fal

    Përgjigju
  • Andi: 21/10/2019 14:25

    Ndjese paste. Makina nuk frenon fare, por ngjeshet pas kamionit. Gjume, telefon, infarkt. Nuk ka mundesi te jete bere me vetëdije.

    Përgjigju
  • navy: 21/10/2019 13:16

    super idiot

    Përgjigju
    • Aaa: 21/10/2019 23:14

      Ca thu me te qifsha rrobt tjetri ka vdekur ti i thua idiot o ndyresire.

  • Loni e: 21/10/2019 12:56

    Pastaj ne video I ndjeri ska mbajtur frena fare I bie o ne gjum ose me telefon po ka mundesi gjumi se nuk shkel fare frena! Ndjese paste!

    Përgjigju
  • Loni e: 21/10/2019 12:54

    Ai ndjese paste! Por 100% e ka zen gjumi! Num ka shance me u perplas fare aty ose ka qen me telefon ne duar! Num ka shance me u perplas aty kurre! Telefoni 1 burim aksidenti ose lodhja 2 Jan shkaqet e atij aksidenti! Ska lidhje shpejtesia ai num ishte se sa mori patenten I hipi!

    Përgjigju
  • Specialisti: 21/10/2019 12:44

    Me shume mundesi ka qene pergjumja. Ora eshte e vonet dhe asnje nuk shkon drejtperdrejt ashtu edhe sikur te doje te beje vetevrasje. Pergjumja eshte faktor ne ghithe boten keshtu qe ska nevoje per akuza per shpejtesine. Faji i tij ishte qe kishte ndaluar te flinte pak ane rruges. Faj tashme pa vlere. Te kete familjen mire tashme.

    Përgjigju
  • Ekspert Automobilesh: 21/10/2019 12:34

    Duket si me dashje, asnje reagim, drejt komionit! Gjumi nuk qendron mbasi kemba terhiqet mbrapa dhe bie shpejtesia! Ose difekt ne tru nuk ka pare gje fare çfare kishte perpara!! Shpejtesia eshte mbi 160km/ore!

    Përgjigju
    • Miti: 21/10/2019 14:12

      Tuneli ne drejtim te Elbasanit eshte ne zbritje, dhe nqs nuk e mban me frena makina merr shpejtesi. Pra edhe me gaz minimo me te 5 e arrin kollaj ate lloj shpejtesie. Ajo qe eshte pak e dyshimte eshte fakti qe pak para se te hysh ne tunel ka kthesa, pra nuk ka qene ne gjume deri ne ate pike. Nuk e di nese eshte bere autopsi, por nje gjendje te fikti, nje atak ne zemer apo ne tru mund te jete bere shkak. Ngushellime familjes.

    • Loni e: 21/10/2019 13:54

      O eksperti rikave edhe I gjelave kush I bie nga mbrapa eshte faktori I dashur! Tjetra shpejtesia e lejuar eshte 80 km /h! Deri sa lejohen kamionat se I binin nga durrsi me perpara ai ska kokrren e fajit kamioni ne video! Kuptove I dashur!

  • E dhimbshme: 21/10/2019 12:27

    E dhimbshme shumë pamja! Të qoftë dheu i lehtë o njeri i zotit!

    Përgjigju
    • Allah I Madherishem: 21/10/2019 14:06

      Amin ALLAHU na mbrofte familjet nga e keqja!

  • Xxx: 21/10/2019 12:12

    Fqtkeqesia e ketyre eshte se nuk kane pjekuri nuk zbatojne rregullat e qarkullimit nuk njohin rrezikun rruge per 145 km ne ore ne nuk kemi

    Përgjigju
    • Arjani: 22/10/2019 10:51

      Kur je ne rrug te drejt me 145 km/h edhe po te duash te frenosh frenat ste pergjigjen ....mos harroni se makina nuk ka qen vit prodhim i fundit

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty