SUEDI- Karikaturisti suedez, i cili realizoi një karikaturë të profetit Muhamed, ku kokën e tij e kishte lidhur me trupin e një qeni, ka humbur jetën në një aksident me makinë.
Lars Vilks po udhëtonte me një makinë civile të policisë dhe u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në jug të Suedisë. Në aksident humbën jetën edhe dy efektivë policie, ndërsa shoferi i kamionit mbeti i plagosur.
75-vjeçari jetonte nën mbrojtjen e policisë, pasi ishte kërcënuar me vdekje për shkak të karikaturës, së publikuar në vitin 2007, e që ngjalli shumë zemërim në botën myslimane që pasoi me një valë protestash..
Policia tha se ishte ende e paqartë shkaqet e aksidentit, por shtoi se nuk ka asnjë indicie që mund të ishte një atentat. Pas publikimit të karikaturës, kryeministri i atëhershëm suedez, Fredrik Reinfeldt, u takua me ambasadorët e 22 shteteve myslimanë, në përpjekje për të ulur tensionet e krijuara.
Më pas, Al Qaeda në Irak ofroi 100 mijë dollarë shpërblim për vrasjen e Vilks. Në vitin 2015, ai mori pjesë në një debat për lirinë e fjalës në Kopenhagen, Danimarkë, kur u sulmua nga persona të armatosur. Gjatë sulmit mbeti i vrarë një regjisor.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 713
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rezultat mbreslënës në Suedi, Colturi e 3 në 'Giant Slalom'! 18-vjeçarja: Peng rritja e temperaturave, mund të arrija më shumë (VIDEO)
8 Mars, 14:09
-
Zbulohet letra e rrallë e Mehmet Shehut për djalin e tij, Skënderin: I dashuri im Neli, të gjithë gabuam për fejesën me Silva Turdiun, gabim i madh politik! Por fal shokut Enver...
22 Shkurt, 17:27
-
Zbulohen letrat e Mehmet Shehut për oficerin e Sigurimit dhe ambasadorin shqiptar në Suedi dy javë para vetëvrasjes: I dashur Taqi, të lutem Gani, si shok, si vëlla, kujdesuni për…
21 Shkurt, 21:18
-
Suedi/ Sulmi makabër në shkollë, Silvana Begaj për Report Tv: Një nga ngjarjet më të rënda gjatë 50 viteve të fundit! Bie miti që ky është një vend i sigurt
5 Shkurt, 12:12
-
Sulm me armë në një shkollë në Suedi, 11 të vdekur! Media: Vdiq edhe autori
4 Shkurt, 14:33
-
NATO, BE në gatishmëri të lartë mes përshkallëzimit të sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik
30 Janar, 17:59
-
Dogji kuranin para dy vitesh, vritet 38 vjeçari në Suedi
30 Janar, 12:13
-
Suedia synon të dërgojë të dënuar në burgje me qira jashtë vendit
29 Janar, 17:34
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Suedia: Plani i BE-së për migrantët mund të finalizohet në mars
2 Janar, 17:39
-
Frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, Suedia përgatitet të hapë varre për 30 mijë ushtarë
15 Dhjetor 2024, 17:28
-
Dyshimet për përdhunim, bien akuzat për Kylian Mbappe për 'prova të pamjaftueshme'
12 Dhjetor 2024, 11:23