Bëri karikaturën e profetit Muhamed që shkaktoi protesta në gjithë botën myslimane, vdes në aksident karikaturisti suedez

Bëri karikaturën e profetit Muhamed që shkaktoi protesta në gjithë botën myslimane, vdes në aksident karikaturisti suedez

Karikaturisti Lars Vilks

SUEDI- Karikaturisti suedez, i cili realizoi një karikaturë të profetit Muhamed, ku kokën e tij e kishte lidhur me trupin e një qeni, ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Lars Vilks po udhëtonte me një makinë civile të policisë dhe u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në jug të Suedisë. Në aksident humbën jetën edhe dy efektivë policie, ndërsa shoferi i kamionit mbeti i plagosur.

75-vjeçari jetonte nën mbrojtjen e policisë, pasi ishte kërcënuar me vdekje për shkak të karikaturës, së publikuar në vitin 2007, e që ngjalli shumë zemërim në botën myslimane që pasoi me një valë protestash..

Policia tha se ishte ende e paqartë shkaqet e aksidentit, por shtoi se nuk ka asnjë indicie që mund të ishte një atentat. Pas publikimit të karikaturës, kryeministri i atëhershëm suedez, Fredrik Reinfeldt, u takua me ambasadorët e 22 shteteve myslimanë, në përpjekje për të ulur tensionet e krijuara.

Më pas, Al Qaeda në Irak ofroi 100 mijë dollarë shpërblim për vrasjen e Vilks. Në vitin 2015, ai mori pjesë në një debat për lirinë e fjalës në Kopenhagen, Danimarkë, kur u sulmua nga persona të armatosur. Gjatë sulmit mbeti i vrarë një regjisor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë