“By*a ime po përgatitet për Grammy”, e refuzojnë për shkak të përmasave, këngëtarja shqiptare u kthehet stilistëve: Shkoni në djall

“By*a ime po përgatitet për Grammy”, e refuzojnë për shkak të përmasave, këngëtarja shqiptare u kthehet stilistëve: Shkoni në djall

Bebe Rexha

Stilistë të ndryshëm dhe shumë të njohur kanë refuzuar që t’i qepin një fustan këngëtares me origjinë shqiptare për shkak të përmasave të saj trupore. E irrituar Bebe Rexha ka publikuar një video në rrjetet scoiale ku shprehet se pavarësisht komenteve të tyre, ajo do të përgatitet për t’u shfaqur në tapetin e kuq të “Grammy Aëards”.

“Më falni por duhet të shprehem. Nëse nuk ju pëlqen stili im apo muzika ime kjo është një gjë. Por nuk mund të thoni se nuk mund të vishni dikë pasi nuk ka përmasat e një modeleje pasarelash dhe kjo është e papranueshme! Ne e duam trupin tonë, jemi të bukura çfarëdo mase që jemi. 

Artistët sigurisht qëkur kanë evente të rëndësishme shkojnë dhe takohen me dizenjuesit për veshjen e tapetit të kuq. Edhe stafi im e ka bërë diçka të tillë dhe dizenjuesit janë shprehur se nuk mund të më vishnin për shkak të përmasave të mija. Unë nuk i dua fustanet tuaja dhe nuk dua ti vesh. Shkoni në djall! Dhe by*a ime po përgatitet të shkojë në Grammy,”- përfundon Rexha. Ylli me origjinë shqiptare është e nominuar në 2 kategori, si artistja më e mirë dhe si bashkëpunimi ‘country’ më i mirë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg