Bylis finale mbijetese ndaj Vlorës
policia masa maksimale në Ballsh

Bylis finale mbijetese ndaj Vlorës<br />policia masa maksimale në Ballsh
Sot në  orën  17:30 do të zhvillohen 4 ndeshjet e mbetura të javës së parafundit të Superiores. E ndërsa dje u diskutua çështja titull në Korçë, sot luhet për zonën e Europës dhe mbijetesën.
 
Në Tiranë, bardheblutë presin Vllazninë, Kukësi udhëton për në Pukë, Teuta ndeshet me Lacin në Durrës, ndërsa në Ballsh zhvillohet një ndeshje e nxehtë mes Bylisit dhe Flamurtarit.
 
Të dy ekipeve u duhen pikët për mbijetesën, nëse Bylisi humbet përshëndetet me Superioren, ndërsa fitorja e mbanë në garë deri javën e fundit, pasi do të arrinte kuqezinjtë me pikë të barabarta  37.
 
Duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes, policia ka marrë masat për të garantuar mbarëvajtjen dhe shmangur incidentet.
 
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie nga të cilët 90 janë të FNSH-së dhe 20 nga DELTA, tifozët paralajmërohen që të mos marrin me vete shishe, sende të forta, apo fishekzjarrë dhe monedha, ndërsa të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,  përreth   stadiumit  nga  ora 12:00   dhe  deri  në  përfundim  të   ndeshjes,  të  marrin  masa    të  jenë  të  mbyllura.

Masat e policisë së Fierit për ndeshjen në Ballsh
 
Në orën 12:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.
 
Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:00, me qëllim për të shmangur rradhët e gjata në hyrje për në Stadium.
 
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie nga të cilët 90 janë të FNSH _së dhe 20 nga DELTA.
 
Nuk do të lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë .
 
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
 
Në të kundert nuk do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
 
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datën 14 Maj lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Ballshit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!