Bylis shpallet kampione e Kategorisë së Parë pasi mposhti me përmbysjen Vllazninë me rezultatin 1-3. Në Niko Dovana do të ishin shkodranët të cilët do të përfitonin nga një krosim i Krujës, që do ta çonte në rrjetë Ignat. Edhe pse Bylis ishte superiore në fushë golat do të vinin në pjesën e dytë.
Me fillimin e pjesës së dytë Entoni Bej me një lëvizje surprizë do të dilte i vetëm para portierit dhe nuk do të falte. Nuk do të vononte shumë dhe pas 20 minutash do të ishte Bajramaj i cili shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e Vllaznisë pasi Janku goditi traversën me kokë.
Serxho Ujka do të shënonte në minutën e 83' dhe golin e tretë pas një skeme të bukur të ballshiotëve. Goditja nga më shumë se 25 metra do të shkonte në rrjetë.

Ky është trofeu i dytë në pak ditë për Bylisin e Ballshit pasi u shpall kampione e Kategorisë së Dytë në grupin B. Të dyja skuadrat do të jenë pjesë e Superligës Shqiptare vitin tjetër ku do të kenë rastin të përballen sërish. Ballshiotet rikthehen në Superligë pas një mungese 3- vjeçare ndërsa Vllaznia kthehet në elitë pasi kaloi vetëm një sezon në Kategorinë e Parë ku nuk e pati të vështirë të siguronte dhe vendin e parë.
Komente


Urime dhe suksese te metejshme BYLIS skudre qe meriton plotsishte superioren
Përgjigju