Bylykbashi: Basha ka larguar nga lista e anëtarësisë demokratët e ’91, sot do të votojnë edhe ata për shkarkimin e kreut të PD-së

Në ditë e referendumit, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se kjo është një ditë e rëndësishme për demokratët pasi do të tregohet fuqia e tyre dhe jo e kultit të individit, duke iu referuar Bashës.

“Është dita kur demokratët u kthehet një instrument që Basha ua kishte marr në të gjitha format, Sot demokratët janë ftuar që të ratifikojnë vendimin që kanë marrë përfaqësuesit e tyre, organi më i lartë i PD-së, Kuvendi. Sot ratifikohet vendimi për shkarkimin e Bashës nga kryetari Është shkarkuar që me datë 11 dhe sot përmbyllet një proces me legjitimitetin më të gjerë demokratik. Sot demokracia partiake dhe demokracia në përgjithësi që fillon nga individi me të drejtën e votës dhe jo nga individi me të drejtë pushteti, do të japë një shembull se ku qëndron brenda PD-së fuqia, fuqia që qëndron tek demokratët dhe jo tek një takim që synon të forcojë kultin e individit Lulzim Bashën. Me regjimin e Ramës që është kundërshtari ynë real, por që Basha është bërë pengesë për demokratët për ta rrëzuar, në dhjetëra protesta, ku janë përballur me gazin, goditjet arrestimet, ku e kanë ndjekur edhe në veprime politike me katastrofa për PD-në, sot i ka ardhur falja demokratëve për të vendosur. Për të përmbysur Edi Ramën, gjeja e parë është të largojmë Lulzim Bashën, i ka çuar nga humbja në humbje", tha Bylykbashi. 

Bylykbashi akuzoi Bashën se ka larguar nga listat të gjithë anëtarët e viteve 1991, pasi nuk kanë marrë kartën e re të kryedemokratit. Ai theksoi se sot ata demokratë do të votojën për ratifikimin e shkarkimit të Bashës.

“Deri tani është shumë mirë, Basha gjatë gjithë këtyre viteve një nga gjërat kryesore që ka bërë është çorganizimi total dhe kaosi brenda PD, duke filluar edhe nga listat e anëtarësisë. Basha ka larguar nga listat e anëtarësisë demokratë të viteve 1991, të cilët janë demokratë që i kanë kartat e anëtarësimit, vetëm se s’kanë shkuar të marrin kartën plastike të zotit Basha, ai nuk i ka futur në listat e tij. Sot kanë të drejtë të votojnë të gjithë ata që janë demokratë i pëlqen apo jo zotit Basha”, u shpreh Bylykbashi.


Lajmi kryesor:

Referendumi i Berishës/ Probleme me listat, votojnë edhe pa e pasur emrin! Vokshi: Votuan rreth 44 mijë, 99% pro shkarkimit të Bashës (VIDEO)


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur