Referendumi i Berishës/ Probleme me listat, votojnë edhe pa e pasur emrin! Vokshi: Votuan rreth 44 mijë, 99% pro shkarkimit të Bashës (VIDEO)

TIRANË- Në referendumin e mbajtur në 72 degë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, sipas kryetares së Komisionit për referendumin Albana Vokshi, votuan rreth 44 mijë demokratë, madje në disa degë deklarohet se është votuar 100% për shkarkimin e Bashës. Procesi ka kaluar pa incidente, ndërsa në shumë degë votimi u krye në lokale, bilardo e kinema e qendra shëndetësore.

Me logo dhe vulë të re, fleta e votimit iu dha dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo me referendum largimin e kryedemokratit.

Votimi nisi në orën 08:00 në të gjitha degët e PD në rrethe, procesi ishte parashikuar që të mbyllej në orën 17:00, por u zgjat deri në orën 20:00. Votimi u krye  me kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë, ndërsa për ata të cilët nuk kanë kartë anëtarësie dhe as nuk i gjendet emri në listë, votuan vetëm me kartë identiteti dhe iu morr shënim emri, ndërsa pas votimit, të dhënat e tyre do të futen në kutinë e votimit.

Vetë Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit, zgjodhi që votën e tij ta hedhë në qendrën e votimit në “Bar Amerika”. Krah tij ishte edhe i biri Shkëlzen Berisha, i shpallur gjithashtu “Non Grata” nga SHBA.

Gjatë votimit, kishte nga ata që sakrifikuan votën e tyre për t’i përcjellë një mesazh ambasadores amerikane Yuri Kim ku shkruante “Në shtëpinë time komandoj unë.

Report Tv ka ndjekur hap pas hapi të gjitha zhvillimet minutë pas minute në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Fleta e votimit

Vula e re

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Referendumi i Berishës, komisionerja: Inshallah nuk humb prap se nuk qaj dot më

1639854790_REFERENDUM.jpg

Teksa në të gjitha degët e PD-së në rrethe Sali Berisha dhe grupi që ai drejton zhvilluan sot atë që e quajnë referendumi për shkarkimin e Bashës, një reagim të veçantë ka pasur një komisionere për Report Tv, e cila mbështet ish-kryeministritn. Ajo ka uruar të mos humbë sërish se nuk qan dot më, duke iu referuar humbjeve të vazhdueshme opozitës.

“Kam 6 komisione që numëroj, inshallah nuk humb prap se nuk qaj dot më”-tha ajo.

Ora 19:41
Baçi: Basha gënjeu paturpësisht për pjesëmarrjen, delegatët ishin në referendum jo në Kuvend

 

Ish-kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi në përfundim të Referendumit të thirrur nga Sali Berisha, është shprehur se Lulzim Basha ka gënjyer për pjesëmarrjen e delegatëve në Kuvend. Kjo sepse sipas tij, delegatët e Fierit kanë qenë pjesë e Referendumit dhe jo në Kuvend.

“Kemi hasur një vështirësi shumë të madhe me listat se në Fier me shpërthimin që i bënë derën ndryshuan listat dhe emrat e anëtarëve, edhe pse ato erdhën vetë dhe vazhdoi procesin e rregullt, 81% erdhën , shkarkuam Lulzim Bashën me votat dërrmuese të demokratëve. Frikë duhet të ketë i ashtuquajturi Kuvend, jam i sigurt se kanë gënjyer në mënyrë të paturpshme për pjesëmarrjen e delegatëve të Fierit, për arsye se delegatët të e Fierit kanë qenë këtu”, tha Baçi.

Ora 19:25
VIDEOLAJM/ Demokrati mesazh Yuri Kim në fletën e votimit të referendumit: Në shtëpinë time komandoj unë

Një demokrat i ka lënë një mesazh ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim në fletën e votimit për referendumin e Berishës.

“O Yuri Kim në shtëpinë time komandoj unë”, ka shkruar ai.

Ora 19:11
Ristani nga Korça: PS-ja mbushi Kuvendin e Bashës! Pas referendumit merr fund historia e tij në krye të PD-së

 

Arben Ristani i cili është pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga Korça tha se Kuvendi i Bashës ishte i mbushur me studentë, punonjës Call Center dhe ka qenë edhe PS-ja ajo që ndikuar në mbushjen e sallës. Ndër të tjera Ristani theksoi se pas daljes së rezultateve do të shikohet ratifikimi për shkarkimin e Bashës. Sipas tij, me daljen e rezultatit do të mbyllet historia e Bashës në krye të PD.

"Një votim që filloi prej mëngjesit, me procedura të sakta, komision që ka drejtuar më së miri ditën e votimit, dhe tashmë që po përpilojnë procesverbalet për të nxjerrë rezultatin. Së pari nuk mund ta quajmë Kuvend jo për arsye tjetër, por ai i datës 11 dhjetor anuloi me vendim, vendimin e kryesisë për mbajtjen e atij më datë 18. Nuk dua të them që salla ishte e mbushur me punonjës Call Center, nuk mund të them që ishte e mbushur me studentë universitetesh dhe nuk dua them që kishte të shtyrë nga PS-ja për ta mbushur atë sallë pra duke mos i thënë të gjitha këto, ishte një sallë që mban 2 mijë vetë. Nuk është një kuorum i nevojshëm për të mbajtur atë Kuvend. Në Kuvendin e datës 11 u vendos shkarkimi i Bashës, i kryesisë së PD. Sot u ratifikua vendimi i Kuvendit, duhet të presim rezultatin. Nëse referendumi do ta ketë ratifikuar, mbyllet historia e Bashës në krye të PD. Do kemi një periudhë tranzitore të drejtimit të partisë dhe Kuvendi pasardhës do mblidhet nga marsi. Do fillojë organizimi i partisë nga baza që të riformatohet Kuvendi i ardhshëm."-tha Ristani.

Ora 19:10
Marku pas referendumit të Berishës: Ftoj deputetët të na bashkohen, ne jemi anëtarësia, jo burokracia e PD

 

Paulin Marku, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, në një prononcim për Report Tv, ftoi deputetët demokrat t’i bashkohen asaj që sipas tyre është anëtarësia e vërtetë e PD-së.

“Në Kuvendin e 11 dhjetorit 70% e strukturave në funksione organizative kanë qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit, deputetët të bashkohen me anëtarësinë, jam anëtarësia jo burokracia e PD”, tha Marku.

Ora 19:00
Sot mbajti referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, Berisha rreth orës 21:00 shkon në seli, konferencë për mediat

Sali Berisha do të zhvillojë një konferencë për shtyp. Zyra për shtyp e Berishës njofton se konferenca do të zhvillohet tek selia e Partisë Demokratike.

“Rreth orës  21:00 Berisha konferencë për shtyp tek Selia e PD”, thuhet në njoftim.

Ora 18:27
Basha tha se referendumi i Berishës është nul, Himçi: Çdo gjë ka qenë statutore! Është e qartë si drita e diellit se ish-kryeministri ka shumicën

 

Sekretari i Partisë Demokratike për degën e Elbasanit Blendi Himçi është shprehur se pjesa dërrmuese e PD është pro shkarkimit Lulzim Basha.

“Procesi ka vijuar rregullisht, në mënyrë të qetë, ka pasur një pjesëmarrje masive, mbi 60% e anëtarësisë ka qenë e pranishme dhe rezulton që kanë votat mbi 1250 votues. Pranë komisionit të rithemelimit të PD është ngritur dhe Komisioni Zgjedhor që ka përgatitur procesin zgjedhor. Të imponohesh me aspekte procedurale të shtrëngosh vulën e bravën, është e papranueshme, Basha është thjesht deputet, s’ka veprim nul. Çdo gjë ka qenë statutore, Basha të respektojë vullnetin e shumicës, nuk mundet që një pakicë t’i imponohen shumicës. Kuvendi i Bashës, e turpshme, vetëm Kuvend nuk ishte. Duket dritë dielli se ku është shumica, e kuptoni se ku është mbështetja e Berishës dhe ku është Basha, është një lidership i thyer”, tha Himçi.

Ora 18:14
Përfundon votimi, mbështetësit e Berishës: Njohim vetëm referendumin! Basha është thjesht deputet, votuam shkarkimin e tij

 

Në një kohë kur Lulzim Basha po mban Kuvendin, demokratët e Sali Berishës shprehen se njohin vetëm referendumin.

“Ne njohim vetëm referendumin”, tha një prej demokratëve.

“Deputeti Basha është thjeshtë si të tjerët, ato votuan shkarkimin e tij, vendimet janë marrë në 11 dhjetor”, tha një tjetër.

Ora 18:10
Përfundon numërimi te ‘Bar Amerika’, të paqartë se ku do të bëhet numërimi! Kryetari i Komisionit: Presim udhëzimet

 

Në qendrën e votimit që është zhvendosur te Bar Amerika, njësia numër 2 ka përfunduar procesi i numërimit, e ndërsa është e paqartë se ku do të bëhet numërimi i votave. Në një prononcim për Report Tv, kryetari i komisionit tha se pritet që të merren udhëzimet përkatëse lidhur me procesin e numrit.

“Procesi ka shkuar shumë mirë, kemi punuar pa pushim, kanë votuar mbi 700 anëtarë, nuk ka pasur asnjë lloj incidenti, procesi i numërimit, do të marrim udhëzimet përkatëse”, tha kryetari i Komisionit.

Ora 17:58
Referendumi i Berishës/ Nis numërimi i fletëve të votimit në Kukës në sallën ku u zhvillua dhe votimit, nga 2084 anëtarë votuan vetëm 839 demokratë

 

 

Nis numërimi i fletëve të votimit. Në Kukës nga 2084  të thirrur në referendum morën pjesë 839 anëtarë.

Ora 17:24
Referendumi i Berishës/ Mbyllen qendrat e votimit në 13 qytete

1639815816_SaliBerisha3.jpg

Mbyllen qendrat e votimit për referendumin e PD-së në 13 qytete. Janë mbyllur qendrat e votimit në këto qytetet, Lezha, Kukësi, Tropoja, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Këlcyrë, Memaliaj, Berat, Divjakë, Skrapar, Kolonjë dhe Pogradec

Ora 16:29
Referendumi i Berishës/ Vokshi: Deri në15:00 kanë votuar 34 105 demokratë! Qendrat e votimit të hapura dhe pas orës 17:00

 

Albana Vokshi jep rezultatet e votimit deri në orën 15:00.

“Raportimi i radhës për pjesëmarrjen në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Raportimi ëhstë sipas komisionerëve në 107 qendra votimi deri në orën 15:00, jemi në qendrën e votimit numër 1, ku është tentuar pengimi i votimit nga ana e personave të porositur nga Lulzim Basha, ku është hedhur vaji dhe plastifikuar dyert, drinit, por asgjë nuk e pengon vullnetin e sovranit demokrat për shkarkimin e Lulzim Bashës, kemi ndenjur larg provokimeve, dhe votimi ka qenë i qetë, përveç një rasti për pengesë nga Rama në Bashkinë Cakran, komisionerët të mbajnë hapur qendrat e votimit derisa të votojë demokrati i fundit, mos i mbyllin në 17:00.

Shkodër 3660

Lezhë 2670

Kukës 1550

Dibër 1529

Durrës 4940

Tiranë

Elbasan 2996

Berat 893

Korcë 2655

Fier 3415

Gjirokastër 1288

Vlorë 2783

Nw total 34 105”, tha Vokshi.

Ora 14:46
Referendumi i Berishës, në Delvinë po votohet te kinoteatri, bashkia tenton t'i nxjerrë jashtë! Organizatorët: Kemi paguar lekët

Në votimet e referendumit të Partisë Demokratike në Delvinë, referendum i thirrur nga Sali Berisha po votohet në ambientet e kinoteatrit. Policia bashkiake kërkon që dali komisioni i votimit të lirojë ambientet.

Ndërkohë që përfaqësues të organizatorëve të referendumit shprehen se kanë bërë kërkesën në bashki dhe ata e kanë miratuar. 

"Bëmë dhe pagesën dhe tani na thonë me urdhër të kryetares së bashkisë delvinë Majlinda Qilimi duhet të lironi kinoteatrin". 

Deri tani në Sarandë  kanë votuar 350 nga 850 anëtarë në listë,  procesi vazhdon.

Kerkesa drejtuar bashkisë
 

Mandati i pagesës

 

Ora 12:39
Vokshi: Deri më tani kanë votuar 11.600 anëtarë! Rama dhe Basha kanë tentuar të pengojnë referendumin

Kryetarja e Komisionit për drejtimin e punimeve të referendumit, Albana Vokshi ka thënë se deri më tani kanë votuar 11.600 anëtarë. Ndërkohë ajo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se janë përpjekur të pengojnë referendumin, duke iu referuar edhe rastit të Cakranit. Sipas saj, anëtarët që nuk e kanë pasur emrin në lista nuk janë lejuar të votojnë.

“Ka pasur raportime nga komisonerët tanë për incidente, por kanë qenë të izoluara, jo në masë, që dështojnë se edhe Rama edhe basha kanë dashur ta ndalojnë. Si rasti i Cakranit që kanë dashur ta ndalojnë. Ju siguroj që askush nuk mund të ndalë vullnetin e demokratëve. Janë denoncuar publikisht por do ndiqet çdo procedurë ligjore. Ata kur nuk kanë pasur emrat, nuk janë pranuar që të votojnë”, tha Vokshi.

Ora 11:45
Në Cakran votohet tek zyrat e Njësisë Vendore, Subashi për Report Tv: E pakuptimtë, do të nxirren përgjegjësit

Pas situatën në Cakran, ku votimi i referendumit për shkarkimin e Bashës po mbahej në zyrat e Njësisë Vendore, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar për Report Tv. Ai thotë se nuk ishte në dijeni, por sapo u konstatua u morën masat e menjëhershme dhe Policia Bashkiake pezulloi votimin.

Sipas tij, të hënën do të bëhet një analizë e detajuar mbi këtë situatë dhe nëse është e nevojshme do të merren masa administrative.

“Po si mund të bëhet votim partiak në zyrat e njësisë administrative?!! Është njësoj sikur votimi në Fier të kryhej tek zyrat e bashkisë. Të hënën do analizohet si ka ndodhur, do nxirren përgjegjësitë konkrete dhe po qe nevoja do merret edhe masat konkrete administrative. Unë sapo rashë ne dijeni veprova menjëherë”, tha Subashi për Report Tv.

Ora 11:28
Në Cakran votimi brenda në Njësinë Vendore, policia bashkiake e mbyll! Baçi: Vetë na lejuan, morën urdhër nga Subashi

Procesi i votimit në Cakran të Fierit është pezulluar pasi po votohej në zyrat e Njësisë Vendore. Deputeti demokrat, Luan Baçi thotë se policia Bashkiake e Fierit ka ardhur dhe i ka nxjerr me dhunë komisionerët sëbashku me kutitë e votimit me urdhër të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit. Sipas tij, ditën e djeshme është rënë dakord që votimi të kryhej në zyrat e njësisë vendore, por sot policia i ka nxjerr jashtë, Baçi shtoi se po punohet për të gjetur një tjetër ambient.

“Votimi ka filluar në orën 08:00, por në Cakran policia bashkiake e Fierit me urdhër të Armando Subashit ka vajtur ka ndërprë procesin e vendemit në zyrat e njësisë vendore, ish-komuna. U bisedua dje me zotërisë e njësisë vendore dhe na lejuan, tani në këto momente kanë vajtur dje i kanë nxjerr me zor me kutitë e votimit, i ka nxjerr jashtë me dhunë dhe po mundohemi të gjejmë një ambient tjetër për të vazhduar procesin e votimit. Është për të ardhur keq, veprimi i Subashit dhe të gjithë subashëve të tjerë që merren me këto punë. Ta harrojnë se ndërpresin votimin, votimi do vazhdojë, po negociohet për të gjetur një ambient diku afër aty”, tha Baçi.

 

Ora 11:03
VIDEOLAJM/ Referendumi i Berishës, në njërën anë pihet kafe e raki, në anën tjetër votohet për shkarkimin e Bashës

Nëpër lokale, në rrugë e jashtë dyerve të selisë së PD në rrethe, këto janë vendet ku sot po votohet në referendumin e iniciuar nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. E sikurse mund të shihet edhe në video e regjistruar në një lokalë në Tiranë 'qendër votimi' për referendumin, qytetarët nuk e kanë prishur terezinë, teksa konsumojnë të qetë  kafen e tyre, ndërsa mbështetësit e Berishës votojnë në anën tjetër për shkarkimin e Bashës.  

Ora 10:56
Demokrati i Lezhës: Sali Berisha si Skënderbeu, po bën 'Besëlidhjen' e dytë! Tani SHBA s'e do, por do e dojë qeveria tjetër

 

Në Lezhë po votohet për referendumin e thirrur nga Berisha. Në prononcime për mediat disa prej mbështetësve të ish-Kryeministrit shprehin mbresat e tyre.

“Është shpallur 'non grata' nga një qeveri në Amerikë, nesër pasnesër vjen qeveria që e do. Pres pjesëmarrje masive për shkarkimin e Bashës.  Ajo duhet larguar se ka krijuar përçarje në PD. Me zgjedhjen e një kryetari të ri do të jetë më e bashkuar dhe e fortë. Votova për doktor Berishën.

Pres me e heq qafe atë faqe të zezë që bashkëpunon me Edi Ramën, janë bashkë të dy. Në Shqipëri erdhi Skënderbeu dhe bëri Besëlidhjen, erdhi doktor Berisha me bë Besëlidhjen.  PD do të jetë shumë më e fortë.”, u shpreh njëri nga anëtarët e PD në Lezhë.

Ora 10:14
Ristani nga Korça: Njerëzit e 'Lul Bravës' janë të pallogaritshëm, po votojmë edhe në kinema

I dërguari i Berishës në Korçë, Arben Ristani, ka thënë për mediat nga ky qytet se ka disa degë që janë mbyllur për shkak se janë me kreun e PD, të cilin ai e quan 'Lul Brava'.

Si pritet të jetë votimi sot në Qark?

PD është e angazhuar që në zbatim të vendimeve të Kuvendit  të datës 11 të zhvillojë zgjedhjet për konfirmimin e vendimeve të kuvendit për shkarkimin e Bashës. Duke parë angazhimin e degëve pres që votimi të jetë masiv. Por në fakt duke vënë re votimin e deri tanishëm në pak minuta janë mbi 50 anëtarë që kanë votuar. Me këtë fluks dita do të jetë me një vrull votimesh të demokratëve.

Në lidhje me mbylljen e selive?

Në lidhje me mbylljen kjo ka në degët e PD aty ku ka edhe pak anëtarë që i përgjigjen ende Lul Bravës, por kemi zgjedhur kinemanë e qytetit dhe nuk kemi probleme me votimin.

Salianji ka thënë që nuk do hapen dyert e selive.

Ky i Lozhanit mo? Shiko vërtet disa prototipa që janë bashkuar Lul Bravës por janë të pallogaritshëm. Sot fluksi do të tregojë që do të ketë fluks masiv.

Ora 10:05
Sot në referendum, Berisha përcakton datën dhe orën e protestës së ardhshme: Do të mblidhen demokratët

 

Ish-Kryeministri, Sali Berisha nga shtëpia e tij njoftoi për mediat se të hënën në orën 16:00 do të zhvillohet protesta e madhe. Ai tha se qëllimi i protestës është mbrojtja të interesit kombëtar.

"Do të kenë të njëjtin fund, të hënën në orën 4 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtjen e interest kombëtar. Protesta do të zhvillohet kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe Edi Ramës", tha Berisha. 

Ora 09:52
Bylykbashi: Basha ka larguar nga lista e anëtarësisë demokratët e ’91, sot do të votojnë edhe ata për shkarkimin e kreut të PD-së

Në ditë e referendumit, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se kjo është një ditë e rëndësishme për demokratët pasi do të tregohet fuqia e tyre dhe jo e kultit të individit, duke iu referuar Bashës.

“Është dita kur demokratët u kthehet një instrument që Basha ua kishte marr në të gjitha format, Sot demokratët janë ftuar që të ratifikojnë vendimin që kanë marrë përfaqësuesit e tyre, organi më i lartë i PD-së, Kuvendi. Sot ratifikohet vendimi për shkarkimin e Bashës nga kryetari Është shkarkuar që me datë 11 dhe sot përmbyllet një proces me legjitimitetin më të gjerë demokratik. Sot demokracia partiake dhe demokracia në përgjithësi që fillon nga individi me të drejtën e votës dhe jo nga individi me të drejtë pushteti, do të japë një shembull se ku qëndron brenda PD-së fuqia, fuqia që qëndron tek demokratët dhe jo tek një takim që synon të forcojë kultin e individit Lulzim Bashën. Me regjimin e Ramës që është kundërshtari ynë real, por që Basha është bërë pengesë për demokratët për ta rrëzuar, në dhjetëra protesta, ku janë përballur me gazin, goditjet arrestimet, ku e kanë ndjekur edhe në veprime politike me katastrofa për PD-në, sot i ka ardhur falja demokratëve për të vendosur. Për të përmbysur Edi Ramën, gjeja e parë është të largojmë Lulzim Bashën, i ka çuar nga humbja në humbje", tha Bylykbashi. 

Bylykbashi akuzoi Bashën se ka larguar nga listat të gjithë anëtarët e viteve 1991, pasi nuk kanë marrë kartën e re të kryedemokratit. Ai theksoi se sot ata demokratë do të votojën për ratifikimin e shkarkimit të Bashës.

“Deri tani është shumë mirë, Basha gjatë gjithë këtyre viteve një nga gjërat kryesore që ka bërë është çorganizimi total dhe kaosi brenda PD, duke filluar edhe nga listat e anëtarësisë. Basha ka larguar nga listat e anëtarësisë demokratë të viteve 1991, të cilët janë demokratë që i kanë kartat e anëtarësimit, vetëm se s’kanë shkuar të marrin kartën plastike të zotit Basha, ai nuk i ka futur në listat e tij. Sot kanë të drejtë të votojnë të gjithë ata që janë demokratë i pëlqen apo jo zotit Basha”, u shpreh Bylykbashi.

Ora 09:52
Lufta në PD', mbështetësit e Bashës hedhin vaj te shkallët dhe bllokojnë bravën me silikon në degën nr. 1 në Tiranë (VIDEOLAJM)

'Lufta' në PD duket se ka kulmuar sot, me Sali Berishën që po mban referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe këtë të fundit që do të zhvillojë sot Kuvendin Kombëtar. Në këtë luftë janë përfshirë padyshim edhe mbështetësit e të dy palëve, ndërsa në shkallët e selisë së degës nr.1 të PD në Tiranë mbrëmjen e djeshme ishte hedhur vaj për t'i penguar mbështetësit e Berishës të votonin. Ndërsa dera e zyrës ishte bllokuar me silikon. Kjo u bë me dije nga Belind Këlliçi.

Ndërkohë, Report Tv ka mësuar se votimi në degën nr.1 të PD në Tiranë vijon normalisht, pasi është bërë pastrimi i shkallëve.

 

Ora 09:45
Referendumi i Berishës, Lisandër Hoxha: Moment lumturie për demokratët, sot falimenton marrëveshja Basha-Rama

 

Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha e ka konsideruar 'moment lumturie për demokratët' referendumin e sotëm për shkarkimin e Bashës. Teksa dha votën e tij, ai u shpreh se dita e sotme falimenton marrëveshjen Basha-Rama.

"Çdo person që ka emrin në listën e anëtarësisë, voton me kartën e identitetit. Situata është e qetë, është moment lumturie për demokratët që po i japin atë që meriton pengut Basha. Nuk ka tension dhe as nuk do ketë. Sot falimenton shpk Basha-Rama", tha ai.

Ora 09:40
Poston videon e gjelave të detit, ironia e hidhur e Braçes për referendumin e Berishës:Teatër, por me një fund për therje

 

'Teatër', kështu e ka konsideruar deputeti socialist, Erion Braçe referendumin e Beridhës sot për shkarkimin e Bashës. Braçe nuk ka kursyer as ironinë, teksa në Facebook ka postuar edhe një video të një tufe me gjela deti, teksa thotë se gjithë sa po ndodh e ka edhe një fund 'për therje'.

"Kongres, koncert, referendum, teatër por me një afat: 31 dhjetor! Gjithçka ka një fund, për therje! Ky miku im dje ne korie/Divjakeë e kishte të qarte; të pastër, të shëndetshëm, të bukur, të lirë, të lumtur aty tek toka para shtepisë e në diell; pooor; i kishte të shitur! për therje! Shih sa bukur këndojnë!", shkruan Braçe.

 

Ora 09:29
Referendumi për shkarkimin e Bashës, Ibsen Elezi nga Kukësi: Ditë leksioni për të gjithë politikën! Anëtarët të interesuar pavarësisht të ftohtit

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi ka dhënë një prononcim për mediat pasi votoi në Kukës në referendumin e mbajtur për shkarkimin e Bashës. Ai e konsideroi këtë ditë, si një leksion për të gjithë politikën shqiptare, ndërkohë që tha se anëtarët në Kukës janë të interesuar për të votuar pavarësisht kushteve të këqija të motit.

“Për më shumë se çfarë flas unë, i ke demokratët që në orët e para të mëngjesit. Paska radhë, tregon që ka interes. Po ta vesh re dita e sotme është shumë e ftohtë, janë të interesuar një numër i madh njerëzit, koha e keqe nuk ka për t’i ndalu, ka për të shkuar një numër rekord i votuesve. Fakti që vijnë në këtë borë, tregon që është çështje vullneti. Kjo e sotmja ka për të qenë ditë leksioni për të gjithë politikën, veçanërisht për këtë situatë, nuk mund të rrijë politika e marrë peng dhe nuk mund ta kap penga askush, e kap peng për një kohë të shkurtër jo për një kohë të gjatë. Fenomene të tilla kanë për të ndodhur edhe tek PS, pasi të rrëzohet Edi Rama”, tha Elezi.

Ndërkohë, për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha, Elezi thotë se nul.

“Një Kuvend që thotë ne do ta mbajmë kuvendin me njerëz të zëvendësuar nuk i njohin rregullat. Është kuvend me kryetarët e seksioneve kryesisht sepse ato janë të zgjedhur në bazë, kryetarët e degëve, anëtarët e kryesive kanë filluar me procedurat e emërimit. Nuk mund të ketë persona të emëruar në Kuvend, duhet të jenë të zgjedhur. Ngrin lista emërimeve para proceseve zgjedhore”, vijoi ai.

Ora 09:22
Mbështetësit e tij po 'shkarkojnë' Bashën në referendum, Berisha vjen me mesazhin e parë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka bërë reagimin e parë në këtë ditë të referendumit që ka thirrur për të shkarkuar Bashën.

"Sot referendumi i lirisë, shpresës, fitores! Të gjithë të votojmë", shkruan Berisha.

Ora 09:09
Referendumi Berishës, koordinatorja në qendrën e votimit në degën nr.2 në Tiranë: Ka pasaktësi në lista sepse s'kemi databezin e fundit! Kush s'ka emrin, votohet me kartën e anëtarësisë

Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, e cila koordinon procesin e votimit në degën nr.2 në Tiranë në referendumin për shkarkimin e Bashës, thotë se në listat e anëtarësisë së PD ka një pasaktësi pasi nuk kanë marrë databezin e fundit. Për 'Report Tv' ajo u shpreh se në rastet kur dikush nuk e ka emrin në listën e anëtarësisë, voton me kartë anëtarësie, të çfarëdo kohe, edhe nëse është që nga themelimi i PD.

"Lista ka ardhur nga Komisioni Qendror dhe Këshilli Kombëtar. Ka një pasaktësi në lista sepse nuk kemi marrë dot databezin e fundit dhe kemi opsionin që do lejohet ët votojë kush ka kartë anëtarësie. Ata që e kanë emrin në listë do votojnë vetëm me kartë identiteti, të tjerët me kartën e anëtarësisë dhe kartën e identitetit", tha ajo.

Ora 08:33
Anëtari i PD në Kamëz gris kartën e anëtarësisë: Është me emrin e Lulzim Bashës, nuk e njoh si anëtar

 

Një anëtar i PD-së në Kamëz, ka grisur kartën e anëtarësisë së partisë që është në emrin e Lulzim Bashës si kryetar. Pasi votoi në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit, ai tha se e grisi teserën pasi është me emrin e Bashës që nuk e njeh si kryetar.

"Është me emrin e Bashës, nuk e njoh si kryetar, nuk e kam njohur asnjëherë", tha ai.

Ora 08:07
VIDEOLAJM/ Mbështetësit e Berishës votojnë në rrugë për referendumin! Kryetari i degës në Sarandë merr çelësin e zyrës dhe ikën

Votimi ka nisur në të gjitha degët e PD në rrethe, ku deri më tani situata paraqitet e qetë. Në Sarandë, votimi ishte parashikuar të kryhej në degën e PD, por dera e zyrës është e kyçur dhe për pasojë votimi po kryhet jashtë. Po ashtu edhe në Divjakë procesi i votimit nuk është lejuar të kryhet në selinë e PD dhe për pasojë, votimi do të kryhet në Pallatin e Kulturës.

 

Pamje nga votimi në Sarandë

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/12/2021 01:30

    Nje mesazh per demokratin qe i ka dhene nje mesazh ambasadores amerikane me fletevotimin e tij :Jo more zoteri,e dime qe Juri Kim nuk komandon ne shtepine tende,por mos mendo se komandon vete.Jooo!Ne shtepine tende komandon udheheqesi i lavdishem,<<Skenderbeu i ringjallur>> i atij lezhianit te thjeshte,xhaxhi Sali Berisha ,dora vete!!!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 18/12/2021 17:38

    Ore akoma meren Shqiptarët me jashqitjen e kombit Salmut Bershurën. Po mjaft mo mjaft se ky njeri është një zgjebe e keqe e shum e rezikshme. Ktë dizifektoheni me klor se salheu është si wc publike bashk me Liken.

    Përgjigju
  • PENIS KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/12/2021 13:31

    Albana Vokshi me fytyr burri të shëmtuar KRYEHAJDUTE e partis wc pd. Shikojeni o Shqiptar si jan katandis kta të partis anti Shqiptare partiawc pd. Po luftoin kundra njëri tjetri se kush do mbaj kariken për të vjedhur e mashtruar e üër të vrar siç kan bër kto 30 vjet. Kto lloi partish jan të destinuara të shkrihen se jan üarti Hajdutësh e kriminelësh.

    Përgjigju
  • Anna: 18/12/2021 11:46

    Demokrati Lezhjane e shume te tjere me mend pak sikur ti keto krahasime prej syleshi e mendje huri qe keni jane koti. Skenderbeun e kemi me te degjuar historine e tij heroike dhe do ta besojme ashtu siq eshte shkruar E LEXUAR brez pas brezi. Por kurre nuk mund ta krahasosh me Sali kriminilelin qe bemat e tij TE ZEZA i kemi jetuar dhe plaget akoma nuk jane sheruar ketij vendi.

    Përgjigju
  • mali: 18/12/2021 09:39

    U kuptua se kush eshte antaresia ePD! Inoranca dhe tradhetia ndaj atdheut! Keta jane e keqja e kombit dhe e demokracise> Mali

    Përgjigju
  • Turi: 18/12/2021 09:17

    Sa popull injorant qe jemi akoma shkon pas nje matufi qe e shkaterroj kete komb

    Përgjigju
    • Loni: 18/12/2021 09:46

      Hahahahaha fix lale Po normale te shkaterrosh kombin duke mbjellur bixhoz droge e largoj rrugeve kush mbeti ketu ato qe nuk patent mundesi me ikur...

  • Demokrati: 18/12/2021 08:59

    Basha shkarkohet po votoi Yuri Kim

    Përgjigju
    • Lora: 18/12/2021 11:04

      Po Demokrut, fix pas janarit

  • Europ: 18/12/2021 08:26

    Parti e rruges,dhe e rrugeceve.

    Përgjigju
    • Tasos: 19/12/2021 08:53

      NUK BEHET SHTET ME SHPELLARE BERISHA HAJDUT DHE VRASES.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur