Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se dy janë çështjet për të cilat u diskutua, identifikimi biometrik dhe financimi i partive. Sipas Bylykbashit, identifikimi biometrik do të mbrojë votat false. Ndërsa theksoi se kanë rënë dakord për reduktim drastik të financimit privat.
"Sot diskutuam për të gjetur të gjitha garancitë dhe drafti përfundimtar do të sigurojë që në zgjedhjet e ardhshme identifikimi biometrik i zgjedhësve do të jetë në të gjithë qendrat e votimit. Kjo do të thotë që kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura nga mbushja me vota fallco. Ai që do të identifikohet se ka votuar më shumë se një herë do të dërgohet për ndjekje penale. Çështja e dytë është financimi i partive politike. Objektivi jonë është që të gjejmë një zgjidhje të plotë jo vetëm për fushatën por edhe financimin në periudhë jo fushate. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim drastik të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve ku shpenzimi do të jetë vetëm 3 fishi i financimit publik. Sot partitë politike kanë të drejtë të shpenzojnë 10 fishin e fondit publike, që do të thotë paratë që marrin nga financimi privat janë të larta. Pra arritëm edhe këtë moment të rëndësishëm duke ulur varësinë e partive nga financimet private që shpesh herë janë të dyshimta", tha Bylykbashi.
Çfarë po kërkon PD dhe LSI nga KQZ që e keni lënë dhe si pikë të fundit?
"Kjo është një nga çështjet kryesore të dakordësisë së 5 qershorit për administrimin e zgjedhjeve, që do të përfshijë KQZ ruajtjen e komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit kështu sic janë. Nesër do të vazhdojmë punën për çështjet që janë të hapura", përfundoi Oerd Bykykbashi.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja', nesër takimi i fundit, vuloset marrëveshja! Gjiknuri: Ende për t'u diskutuar, KQZ! Bylykbashi: Reduktim drastik të financimit privat
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1649
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
27 Dhjetor, 09:30
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor, 08:55
-
Mblidhet Këshilli i Ministrave, miraton ndryshimet në buxhet! Miratohet fondi për voton e diasporës e bonusi i pranverës për pensionistët
19 Dhjetor, 21:42
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Rama: Shumë shqiptarë në Gjermani po kërkojnë rimarrjen e shtetësisë, duhet angazhim! Marrëveshja me Greqinë për pensionet, e vështirë
19 Dhjetor, 10:07
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor, 22:18
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore
18 Dhjetor, 14:11
-
Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët
18 Dhjetor, 12:40
-
Zgjedhjet 2025 dhe vota e diasporës, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS
16 Dhjetor, 10:42
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52