'Zgjedhorja', nesër takimi i fundit, vuloset marrëveshja! Gjiknuri: Ende për t'u diskutuar, KQZ! Bylykbashi: Reduktim drastik të financimit privat

Mazhoranca dhe opozita jashtë Kuvendit janë drejt mbylljes të të gjitha diskutimeve mbi reformën zgjedhore. Nesër do të ketë një takim të fundit për të çuar në Kuvend draftin konsensual me shpresën se do të marrë edhe votën e opozitës së re. Këshilli Politik zhvilloi një mbledhje mbi 2 orë ditën e sotme, ku u diskutuan amendamentet në projektligjin e Kodit Zgjedhore të hartuara nga ekspertët, të cilën Report Tv e zbardhi mbrëmjen e së dielës.

Përfaqësuesi i mazhorancës, Gjiknuri tha se shpreson që dita e nesërme të jetë dhe takimi i fundit i Këshillit Politik dhe të arrihen përfundimisht të adresohen  të gjitha pikat në Kodin Zgjedhor dhe t'i dërgohet Kuvendit për votim.

Si Damian Gjiknuri ashtu dhe Oerd Bylykbashi u shprehën se është arritur konsensusi për identifikimin biometrik dhe financimin e partive. Në lidhje me financimin e partive është arritur dakordësi që të jetë me raportin 1 me 3, ku shteti do të japë 2-fishnin e buxhetit krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ndërsa është vendosur dhe një tavan për financimet nga privati ku nuk duhet të kalojë 3-fishin e financimit që jep KQZ.

Gjiknuri tha se ka mbetur ende për t'u diskutuar çështja e KQZ, gjë që u konfirmua dhe nga Bylykbashi, i cili tha se PD do të vijë me propozime konkrete se si mund të zgjidhen 3 organet e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që janë Komisioneri, Rregullatori dhe KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve).

Marrëveshja e arritur mes palëve për reformën zgjedhore ka intensifikuar mbledhjet e Këshillit politik, për të diskutuar çështjet dhe pikat e arritura me detaje dhe bërë përcaktimin përfundimtar nga ekspertët të draftit për reformën zgjedhore dhe dërgimi i saj për votim në Kuvend.

Disa nga pikat e pasqyruara në këtë draft lidhen me kuotën gjinore, përbërjen e KQZ, votën e emigrantëve, roli i medias në fushatat zgjedhore, financimi i partive politike si dhe Kolegji Gjyqësor Zgjedhor, të cilat pritet të diskutohen në mbledhjen e sotme me ekspertët për të bërë ndryshimet përfundimtare.

Po çfarë ndryshimesh ka sjellë drafti i  publikuara për kodin Zgjedhor? Në lidhje me rolin e mediat në zgjedhje, reklamat në fushatë do të lejohen, por jo materiale të parapërgatitura.

Vota e emigrantëve do të jetë përgjegjësi e KQZ dhe do të administrohet dhe monitorohet nga ajo.

Përbërja e KQZ e ndarë në 3 nivele që është Komisioneri që ushtron kompetencat ekzekutive dhe drejton KQZ, Rregullatori që miraton aktet normative dhe rregullat në zgjedhje dhe KAS që shqyrton ankimimet në zgjedhje. Ndërkohë që implementimi i teknologjisë për identifikimin biometrik është përgjegjësi e nënkomisionerit.

Dhe Kolegji Gjyqësor Zgjedhor do të funksionojë me 8 anëtarë nga 10 që kanë qenë dhe të gjithë anëtarët duhet të kenë kaluar vettingun.

Marrëveshja e arritur për zgjedhoren në Këshillin Politik nuk është pranuar nga opozita parlamentare, e cila kanë dërguar kërkesat e saj në Kuvend duke kërkuar lista të hapura, ndryshim të sistemit zgjedhor dhe moslejimin e koalicioneve parazgjedhore, por dhe brenda saj kanë vijuar përçarjet, ku Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Kostaq Papa tërhoqën firmën e tyre, pasi nuk ishin dakord me pikën e moskrijimit të koalicioneve parazgjedhore. kjo ka bërë që 11 deputetë të tjerë të opozitës parlamentare të dalin sot me 8 propozime të reja mbi Kodin e ri Zgjedhor dhe ndryshimet në Kushtetutë.

(Kliko këtu për të lexuar amendamentet e plotë të kodit zgjedhor)

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Bylykbashi: Identifikim biometrik në të gjitha qendrat e votimit, reduktim drastik të financimit privat

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se dy janë çështjet për të cilat u diskutua, identifikimi biometrik dhe financimi i partive.  Sipas Bylykbashit, identifikimi biometrik do të mbrojë votat false. Ndërsa theksoi se kanë rënë dakord për reduktim drastik të financimit privat.

"Sot diskutuam për të gjetur të gjitha garancitë dhe drafti përfundimtar do të sigurojë që në zgjedhjet e ardhshme identifikimi biometrik i zgjedhësve do të jetë në të gjithë qendrat e votimit. Kjo do të thotë që kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura nga mbushja me vota fallco. Ai që do të identifikohet se ka votuar më shumë se një herë  do të dërgohet për ndjekje penale. Çështja e dytë është financimi i partive politike.  Objektivi jonë është që të gjejmë një zgjidhje të plotë jo vetëm për fushatën por edhe financimin në periudhë jo fushate. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim drastik të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve ku shpenzimi do të jetë  vetëm 3 fishi i financimit publik. Sot partitë politike kanë të drejtë të shpenzojnë 10 fishin e fondit publike, që do të thotë paratë që marrin nga financimi privat janë të larta. Pra arritëm edhe këtë moment të rëndësishëm duke ulur varësinë e partive nga financimet private që shpesh herë janë të dyshimta", tha Bylykbashi.  

Çfarë po kërkon PD dhe LSI nga KQZ që e keni lënë dhe si pikë të fundit?

"Kjo është një nga çështjet kryesore të dakordësisë së 5 qershorit për administrimin e zgjedhjeve, që do të përfshijë KQZ ruajtjen e komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit kështu sic janë. Nesër do të vazhdojmë punën për çështjet që janë të hapura", përfundoi Oerd Bykykbashi.

 

Ora 19:55
Gjiknuri: Shpresojmë që nesër të mbyllim përfundimisht Kodin Zgjedhor

Pas përfundimit të mbledhjes, Damian Gjiknuri ka thënë për mediat se  ka ende disa pika për t'u diskutuar në lidhje me  KQZ dhe çështje të tjera në lidhje me fushatën zgjedhore për të cilat PD ka kërkuar më shumë kohë pasi kërkon të konsultohet me ekspertët e saj. Ai tha se do të mblidhen sërish nesër dhe shpresojnë që të mbyllin përfundimisht Kodin Zgjedhor dhe të jetë gati për t'u votuar në Kuvend.

"Kemi pranuar raportin 1 me 3 të financimi publik dhe privat, nesër do të vazhdojmë mbledhjen tjetër. Ka ende disa pika për t'u diskutuar si çeshtja e KQZ dhe disa elementë që kanë të bëjnë më fushatë zgjedhore që PD do më shumë kohë. Shpresoj që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Ka ende diss pika për t'u diskutuar dhe kërkojnë më shumë kohë për t'u konsultuar me ekspertët e tyre", tha Gjiknuri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?