Bylykbashi: Nuk do të kemi mazhorancë që shkatërron zgjedhjet

Në përfundim të tryezës së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ish-deputeti Oerd Bylykbashi tha se marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet për të siguruar të gjitha garancitë për emërimin e anëtarëve të KQZ.  Bylykbashi tha se mazhoranca nuk dha dakordësi për propozimin e tyre në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve e KQZ.

“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër më parë, por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet pa asnjë mëdyshje, por duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që nga një anë duhet të jenë profesionistë dhe që të gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë garancitë që KQZ në veprimtarinë e tij rregullator dhe vendimmarrjen e tij nuk do të  kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Në këtë kuadër ne i kërkuam mazhorancës që me këtë hap të dytë iu afruam shqetësimit që kishte, të heqë dorë nga këmbëngulja që me çdo kusht të çojnë në një proces që nuk i jep rendësi. Mazhoranca përsëri nuk e pranoi duke arsyetuar që ky sistem i propozuar prej nesh politizon, por ky që propozojmë ne është ai i reformës në drejtësi. I ftuam që të reagojnë në mënyrë konstruktive që KQZ të ngrihet sa më shpejt në mënyrë të besueshme për ti hapur rrugë organizimit të zgjedhjeve", tha Bylykbashi.


Lajmi kryesor:

PS rrëzon opozitën për KQZ: 'Zgjedhorja' vetëm në Kuvend, PD: S'do të kemi mazhorancë që shkatërron zgjedhjet


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United

GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United