Bylykbashi: Rama pret që Kolegji t'ia konfirmojë 30 qershorin e tij antikushtetues

Bylykbashi: Rama pret që Kolegji t'ia konfirmojë 30 qershorin e tij antikushtetues

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se KQZ është e kontrolluar plotësisht nga kryeministri Rama.

Ditën e sotme u mor vendimi nga Kolegji Zgjedhor në lidhje me Idajet Beqirin, i cili rrëzoi kërkesën e kryetarit të Unitetit Kombëtar, parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, për të çregjistuar partinë nga zgjedhjet, kërkesë e cila u rrëzua edhe nga KQZ.

Sipas Bylykbashit, Rama priti Kolegjin që përmes rrëzimit të kërkesës së Beqirit, ai të konfirmojë zgjedhjet e 30 qershorit.

"Edi Rama ka bërë të ditur me zedhënësit e tij që ai pret që Kolegji t'ia konfirmoje 30 qershorin e tij antikushtetues. Rama pret që Kolegji t'ia rrezojë kërkesen partisë aleate të Rames ‎duke konfirmar ligjshmerinë e procesit zgjedhor dhe duke rrëzuar Dekretin. Këtë do Rama dhe këtë pret sot prej Kolegjit. Për çdo garanci të nevojshme për të bindur gjyqtarët që nuk kontrollon, komisionet e vetingut janë aty."- thotë Bylykbashi.

Megjithatë, ish deputeti deklaron se Kolegji Zgjedhor nuk ka asnjë kompetencë që të shqyrtojë dekretin e Presidentit për datën e zgjedhjeve. Sipas tij dekreti mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

"Por Kolegji Zgjedhor nuk ka asnjë kompetencë të shqyrtojë Dekretin e Presidentit për datën e zgjedhjeve. Sepse ai Dekret nuk është akt administrativ individual. Ai rregullon nisjen dhe datën e përfundimit të një procesi kur përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e 3,5 milion zgjedhësve, detyrat e KQZ, 90 KZAZ-ve, 5300‎ komisioneve të qendrave të votimit me 40 mije komisionerë, 61 bashkive, ministrive që kanë detyra zgjedhore, Policisë së Shtetit dhe të gjitha institucioneve shtetërore që nga Kryeministri e poshtë, që kanë detyrimin për t'ë mos u përfshirë në proces zgjedhor, duke qëndruar neutrale. Ky dekret mund të shqyrtohet vetem nga Gjykata Kushtetuese"- deklaron deputeti.

Reagimi i plotë:

Kolegj Zgjedhjesh apo Kolegj ‎Vjedhjesh - sot do ta marrim vesh

Edi Rames sot i duhet një vendim gjykate që t'i justifikojë votimet antikushtetuese që ka urdhëruar për datën 30 qershor. I duhet një vendim gjykate kundër Dekreti të Presidentit, i nxjerrë mbi bazën e Kushtetutës, i botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe që ka hyrë në fuqi. Për këtë ka dalë në pazar për të gjetur një gjykatë që i bindet. ODIHR e quan "forum shopping".

Edi Rama ka parafabrikuar një proces ankimor ku një parti aleate e tij kërkon që të ç'regjistrohet‎ nga zgjedhjet meqë Dekreti i Presidentit ka anuluar datën e zgjedhjeve. "C'të keqe ka këtu, aleati i Ramës njeh Dekretin?!" do pyesnin naivet. Po shkresarucët e PS e kanë trumbetuar me kohë planin që me këtë vendim Rama do të marre konfirmimin e vendimit të tij që votimet të bëhen me datë 30 qershor.

Pjesa e parë e planit është ekzekutuar. KQZ, e kontrolluar plotësisht nga PS dhe nën urdhrat e Kryeministrit, edhe pse duhej të ishte organi i pavarur i zgjedhjeve, ‎ka rrëzuar kërkesën e aleatit të PS. Dhe ky ka nisur fazën e dytë të skemës, ankimin në Kolegjin Zgjedhor.

Edi Rama ka bërë të ditur me zedhënësit e tij që ai pret që Kolegji t'ia konfirmoje 30 qershorin e tij antikushtetues. Rama pret që Kolegji t'ia rrezojë kërkesen partisë aleate të Rames ‎duke konfirmar ligjshmerinë e procesit zgjedhor dhe duke rrëzuar Dekretin.

Këtë do Rama dhe këtë pret sot prej Kolegjit. Për çdo garanci të nevojshme për të bindur gjyqtarët që nuk kontrollon, komisionet e vetingut janë aty. Provë se çfarë mund t'u ndodhë janë gjyqtarët e Kolegjit në të shkuarën. Ata që kanë vendosur mbi bazën e ligjit, por kundër Ramës, sot janë shkarkuar nga vetingu. Ashtu siç është shkarkuar prokurori që filloi dosjen 184 të Dibrës, që regjistroi bisedat skandaloze të Rames dhe cetes se tij kriminale. Ai prokuror sot eshte i shkarkuar nga vetingu i Ramës.

Por Kolegji Zgjedhor nuk ka asnjë kompetencë të shqyrtojë Dekretin e Presidentit për datën e zgjedhjeve. Sepse ai Dekret nuk është akt administrativ individual. Ai rregullon nisjen dhe datën e përfundimit të një procesi kur përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e 3,5 milion zgjedhësve, detyrat e KQZ, 90 KZAZ-ve, 5300‎ komisioneve të qendrave të votimit me 40 mije komisionerë, 61 bashkive, ministrive që kanë detyra zgjedhore, Policisë së Shtetit dhe të gjitha institucioneve shtetërore që nga Kryeministri e poshtë, që kanë detyrimin për t'ë mos u përfshirë në proces zgjedhor, duke qëndruar neutrale.

Ky dekret mund të shqyrtohet vetem nga Gjykata Kushtetuese. A ka te drejte kushtetuese Presidenti te ndryshoje daten e dekretuar te zgjedhjeve apo jo - ky eshte debati kushtetues qe behet vetem para asaj gjykate qe sot i ka dyert te mbyllura. Kush mendon qe ky eshte akt administrativ individual per te justifikuar nevojen e Kryeministrit qe te gjeje nje gjykate qe i mbyll hallin, ha turpin me buke. ‎Nese Kolegji guxon sot te shkele Kushtetuten, e vendos veten qarte ne anen e paligjshmerise dhe pasojave qe sjell kjo paligjshmeri. Sepse Kolegji nuk mund te ndryshoje me vendimin e tij as Kushtetuten dhe as Kodin Zgjedhor

Kolegji mund te gjykoje vetem mbi objektin e ankimit qe ka bere partia aleate e Rames: shfuqizimin ‎e vendimit te KQZ dhe c'regjistrimin e saj nga zgjedhjet. Asgje tjeter. Kete percakton Kodi Zgjedhor. Per kete e ngritem Kolegjin ne vitin 2003 dhe jo per te zevendesuar Gjykaten Kushtetuese ne interpretimin e Kushtetutes, apo ndonje gjykate tjeter. Kolegji nuk mund te zhfuqizoje aktet themelore te procesit zgjedhor sic eshte Dekreti.

Madje ka me shume se kaq. Kolegji Zgjedhor nuk mund te shqyrtoje as kete ceshtje sepse ligjerisht nuk ka date zgjedhjesh dhe nuk ka proces zgjedhor e per rrjedhoje nuk ka as subjekte zgjedhore qe mund te ankohen perpara tij. Kolegji duhet te pushoje gjykimin.

Ne zgjedhjet vendore te 2000, Gjykata e Larte mori vendime te njeanshme ne favor ‎te qeverise se PS. Ne zgjedhjet parlamentare te 2001, Gjykata Kushtetuese beri te njejten gje. Kjo coi ne kritika te ODIHR qe bene qe keto dy gjykata te kompromentuara e te kapura politikisht nga Partia Socialiste te hiqeshin nga zgjedhjet dhe te krijohej Kolegji Zgjedhor si garanci e besueshme. Sot, i rrethuar me veting dhe presion, Kolegji ka shansin te mbroje parimet kushtetuese te zgjedhjeve te lira e te ndershme, te shtetit te se drejtes dhe hierarkise se normave, ose te behet vegel e Kryeministrit si KQZ. Sot vendoset nese Kolegji duhet shkrire perfundimisht apo vazhdon te jete garanci, sado jo perfekte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurt: 24/06/2019 16:11

    O byly lyly jane horrelliqet qe keni bere prej vitesh qe tani po u kthehen kokes. Po ti ske faj se i vogel je nuk i di te gjitha

    Përgjigju
  • Edi: 24/06/2019 14:41

    Ketyre u ka ikur truri fare. Dolen nga parlamenti se me Edi Ramen nuk futen ne zgjedhje dhe ne vend qe te insistojne ne kete teme, humbasin kohe dhe energji per zgjedhjet lokale ku nuk deshen te merrnin pjese. Si te ishin kushtetuese, si te mos ishin kushtetuese PD-ja dhe LSI-ja qene perbetuar te mos marrin pjese. Tani cfare kane qe lehin? Ja u vendos nje date tjeter, a do te merrnin pjese? Sigurisht qe jo pasi do te ishte auto eliminim politik. Jane futur ne valle, duhet te kercejne.

    Përgjigju
  • BYLYKBASHI BIMBASH: 24/06/2019 13:04

    O bylykbash bimbash kur kolegji zgjedhor i jepte fitoren lylit tat thonit që foli ligji. E në atë kolegj zgjedhor ishte tom dreçi me shok e tom dreçi doli i koruptuar e me shkelma jasht e qiti vetingu por partia socialiste nuk e kundërshtoi. Kurse ju thoni s'quhet vetëm kur fitoni ju thoni quhet o bylykbash kabash turku o bimbash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik