Debati për zgjedhjet lokale nëse do të mbahen apo jo më 30 qershor pritet të përfundojë në Kolegjin Zgjedhor, i cili pritet të marrë në dorë dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e kryetarit të Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, për të çregjistuar partinë nga zgjedhjet dhe të heqë emrin e saj nga listat për kryebashkiakë dhe këshilltarë.
Idajet Beqiri argumentoi në kërkesën dërguar KQZ-së, se zgjedhjet janë anuluar me dekret të presidentit, i cili është botuar në Fletoren zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Nga një analizë që partia e tij i ka bërë dekretit, ai thotë se është antikushtetues, por është i detyruar të ndjekë vullnetin e forumeve të larta të partisë që duan të çregjistrohen nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Dekreti i Presidentit në Kolegjin Zgjedhor
Vendimi i KQZ për të refuzuar çregjistrimin e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor, nga kryetari i partisë Idajet Beqiri.
Në një prononcim për Report Tv, kreu i partisë për Unitet Kombëtar, Ideajet Beqiri pas rrëzimit nga KQZ të kërkesës së tij deklaroi se do t'i drejtohet Kolegjit Zgjedhor. "Do ta lexoj vendimin e KQZ me vëmendje, do ta konsultoj dhe mbi atë bazë do të vendosim çfarë do t'i kërkojmë Kolegjit Zgjedhor", tha Beqiri në një intervistë me gazetarin Arsen Rusta.
Por në rast se Kolegji refuzon si KQZ kërkesën për çregjistrimin e PUK drejtuar nga Beqiri për zgjedhjet lokale, ai tha se i bën thirrje votuesve të tij të përkrahin kandidatët e aleancës së majtë. "Do tu themi edhe sot atyre të votojnë për koalicionin që drejtohet nga Partia Socialiste, në rast se nuk pranohet kërkesa", u shpreh Beqiri në intervistë.
Në këtë mënyrë, i hapet rrugë në mënyrë indirekte, që dekretit të presidentit t'i bëhet 'gjykimi' i parë institucional, në Kolegj. Me vendimin që do të marrë, pra nëse KQZ duhej të çregjistronte apo jo Unitetin Kombëtar, Kolegji në këtë mënyrë jep edhe verdiktin për ligjshmërinë dhe vlefshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit.
Ditë më parë, KQZ vendosi të injorojë dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, duke e quajtur atë të pavlefshëm, pa e marrë fare në konsideratë dhe duke vijuar punën me procesin zgjedhor. Edhe këtë mbledhje, kryetari i KQZ-së Klement Zguri u largua duke mos u bërë pjesë e vendimmarrjes. Ai tha se KQZ duhet të ndërpresë procesin për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi sipas tij, dekreti i Presidentit nuk mund të diskutohet (çka u bë shkak për braktisjen e mbledhjes së disa ditëve më parë)
Idajet Beqiri e konsideroi antikushtetues dekretin e Presidentit Ilir Meta, madje tha se në një shtet tjetër do të kishin kërkuar analizë psikike të tij. Por ai tha se është i detyruar të ndjekë vullnetin e forumeve të larta të partisë Unitetit Kombëtar, që të çregjistrohen nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, deri para se Beqiri të shprehej publikisht në mbledhje, kishte menduar se ai kishte tjetër qasje ndaj dekretit. Dy mbledhje të mëparshme të KQZ-së, Zguri braktisi drejtimin e KQZ-së duke thënë se dekreti i Presidentit nuk diskutohej, duke ja lënë mbledhjen nënkryetarit Denar Biba. Zguri tha sot se nuk e kupton kërkesën e Idajet Beqirit për tu tërhequr nga gara, kur dekretin e Presidentit e konsideron të pavlefshëm. Klement Zguri braktisi sërish mbledhjen pasi kërkoi që KQZ duhet të ndërpresë procesin për zgjedhjet e 30 qershorit.
Denar Biba zbuloi se procesi i printimit të fletëve të votimit ka përfunduar.
Debatet në KQZ
Idajet Beqiqi: Dekreti na ka befasuar. Ishte një lloj shoku. E konsideroj antikushtetues, të ishte në një vend tjetër serioz presidenti minimumi do votohej psiqikisht. vota ime nuk dominon atje, por jam i detyruar t'i nënshtrohem vullnetit të partisë, ne duam të çregjistrohemi nga zgjedhjet, na vjen keq që kemi ndërmarrë një veprim të tillë. Ne nuk jemi parti shumë e madhe por sot i kemi 15 këshilltarë bashkiakë në gjithë Shqipërinë, kemi edhe nëj kryetar këshilli në Kukës.
Eridian Salianji: Idajet Beqiri ta tërheqë këtë kërkese. Nëse pranohet kjo kërkesë nuk ka kohë më të bëhen fletët e votimit. Ke detyrimet ligjore që duhet të zbatohet. Të jesh në fletë votimi dhe të ushtrosh të drejtën për tu zgjedhur.
Idajet Beqiri: Nuk duam të jemi në zgjedhjet tuaja
Klement Zguri: Ju edhe keni që dekreti nuk ka një lloj fuqie, dhe thoni për inat të kësaj do ikim.
Beqiri: Ju keni kompetencat tuaj. Në situatën që nesër do të dalë një dekret tjetër i presidentit, do funksionojnë institucionet apo jo.
Klement Zguri: Ju jeni jurist i shquar. Mendoni që për këto arsye që ju thatë publikisht ja vlen një kërkesë e tillë? Ju e dini shumë mirë që nëse ka të bëjë me efekte procedurale, në këtë funksion që deklaruat...U futa se ndoshta ju si subjekt kishit një tjetër qasje në raport me dekretin.
Kush mundët të më thotë, akte të pavlefshme vendosen në fletoren zyrtare të shtetit? Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për dekretin. Kategorikisht! Nga njëra anë kam presidentin, nga ana tjetër Presidenti. Kush jam unë, që duhet t'i ballafaqoj vendimmarrjen e këtyre insitucioneve. I qëndroj mendimit tim! Kjo kërkesë do ta tejkalojë edhe atë që këtu është shkruar dhe kërkuar. KQZ duhet t'i ndërpresë procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit
Kerkesa
Shahu politik eshte mjaft i nderlkuar orandaj kerkon intelgjence . Dekreti i Metes per cdekretim te zgjedhjeve mund te gjykohet vetem nga kolegji zgjedhor , prandaj Beqiri po luan shah - Meta . Rama nuk e luan mire shahun dhe prandaj beri gabim katastrifal me ndryshimet e kushtetutes ne 2008 . Sistemi zgjedhor duhet te ndryshohet dhe te kthehet suc ushte me lusta te hapura dhe komisionet te jene hasht partiake dhe te perbehen nga juriste si gjyjates , noter dhe studente te fakulteteve te juridikut
PërgjigjuFilluan mashat e Legenit Ilir Meta qe ashtu sic i dhe fitoren Lulushit ne 2011 me votat e komunisteve te Milloshit gjen nje parti leshi qe ska asnje vote dhe ben lojra urgjent nje ligj qe nje parti politike qe nuk merr nje nr te caktuar votash ne dy zgjedhje te njepasnjeshme te crregjistrohet qe te shpetojme nga keta shushunja qe jetojne me taksat tona.
Përgjigju