Duke komentuar edhe një herë njoftimin e vendimit të PD për përjashtimin e disa deputetëve, deputeti Oerd Bylykbashi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të respektojë Kushtetutën.
"Këtu ka vetëm një deputet që mendon se një marrëveshje politike është mbi Kushtetutën. E ka menduar një herë dhe pasojat kanë qenë të parikuperueshme. Rregullorja e thotë qartë: deputetët formojnë grupet parlamentare. Ky parlament nuk ka detyrimin të pranojë shkeljen e rregullores dhe Kushtetutës për arsye se dikujt i leverdis politikisht. Mjaftohuni vetëm me njoftimin dhe mos u bëni palë", tha ai.
"Ju siguroj që nuk ka asnjë anësi këtu me gjithë dëshirën tuaj të madhe për të më bërë palë", iu përgjigj Nikolla.
Lajmi kryesor:
'Lufta' në PD shkon në Kuvend! Nikolla njofton përjashtimet nga grupi demokrat! Deputetët pro 'Foltores': S'na heq dot Lul Brava! Alibeaj: Problemet i kemi në familje! Mungon Berisha











