Bylykbashi-Vasili: PS kundër që të pyetet OSBE-ODIHR për koalicionet, skandaloze kur Shqipëria është kryesuese

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se PS është kundër që të pyetet OSBE-ODHIR në lidhje me koalicionet.

"Në mbledhjen e sotme opozita bëri të qartë qëndrimin në lidhje me ruajtjen e Kodit Zgjedhor, nuk ka asnjë mendim kundër në lidhje me koalicionet dhe hapjen e 100% të listave. Ajo që kërkon opozita është që zgjedhësit të kenë të drejtë të zgjedhin partinë që duan ata. Ajo që kërkon mazhoeanca është që t'u heqë mundësinë zgjedhësve që të zgjedhin lirisht partinë që ata duan. Mbi bazën e marrëveshjes së 14 janarit i cili është themeli për çështje që nuk kemi dakordësi t'i drejtohemi OSBE ODHIRIT. Bëmë këtë propozim që u refuzua nga PS. Gjiknuri u shpreh që nuk do të marrë opinionin e OSBE ODHIR", tha Bylykbashi.

Ndërsa Petrit Vasili, përfaqësuesi i LSI-së ka theksuar se është skandaloze që Shqipëria duke qenë kryesuese e OSBE-së të bllokojë që t'i drejtohen OSBE-ODHIR-it. Vasili tha se PS u paraqit në Këshillin politik pa një draft, duke e konsideruar një gënjeshtër ose mungesë serioziteti.

"Skandaloze që një vend si Shqipëria që është drejtuese e OSBE ODHIR bllokon, maxhoranca erdhi në mbledhje me qëllime shumë të përcaktuara dhe skandali më i madh është që erdhi pa asnjë draft. Hapja e listave refuzuan që të diskutojnë, lidhet me bllokimin që i bëjnë Këshillit Politik. Ata nuk kishin asnjë draft të vet pasi ishin pala iniciatorë të këtyre ndryshimeve. Të mbetet në rekorde që Shqipëria bllokon diskutimet me OSBE duke bërë precedentin më të turpshëm të një Shqipërie  pluraliste. Afatet që vendos mazhoranca me veten e vet janë problem i saj. Ky këshill nuk është për të bërë fasadat e mazhorancës. Ata thanë që nuk kanë në draft. Kjo ose është një gënjeshtër ose mungesë serioziteti. T'i Bëjmë një kërkesë OSBE, nëse ata sjellin shkresën për hapjen e listave 100% mbyllet ajo çështje. Çështja është  e diskutueshme për pragun elektoral. Ajo që duhet pa humbur kohë të biem dakord për çështjen e votitmit të deputetëve e jo partive dhe hapjen e listave. Pati një mashtrim skandaloz që OSBE-ODHIR-i nuk i ka mbështetur këto përgjigje. Është një strategji bllokuese për të ecur me idenë e çmendur të faktit të kryer. Janë përgjegjësi shumë të rënda të një maxhorance që po ecën drejt një toke të minuar", tha Vasili.


Lajmi kryesor:

Palët nuk gjejnë dakordësi, vijon ngërçi në Këshillin Politik, Gjiknuri: PD të sjellë propozimet! Bylykbashi: Kërkojmë opinionin e OSBE-ODHIR, PS kundër


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja