Bypass Fier-Vlorë, Tabaku: Rruga
tirret ditën dhe prishet natën

Bypass Fier-Vlorë, Tabaku: Rruga<br />tirret ditën dhe prishet natën<br>
Deputeteja e Prtisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook  për hapjen e Bypass Fier-Vlorë.

Tabaku shkruan se, këto ditë qeveria ka rihapur  tenderin  për Bypassin,  mbasi për dy vite dështoi të bëjë mbi 10 përqind të punimeve , por e rifilloi  fillimin e projektit prej 60 milionë eurove.

“Për të kuptuar më mirë raportin mes qeverisë socialiste dhe investimeve në rrugë shkolla dhe çerdhe, kjo shkelje u faktua dhe nga institucioni i KLSH”-shkruan Tabaku.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut në Facebook:

Keto dite qeveria rihapi tenderin per bypass Fier-Vlore. Mbasi per dy vite deshtoi te beje mbi 10 perq te punimeve e rifilloi perseri nga fillimi projektin prej 60 milione Euro.

Për të kuptuar më mirë raportin mes qeverisë socialiste dhe investimeve në rrugë shkolla dhe çerdhe, kjo shkelje u faktua dhe nga institucioni i KLSH.

Sipas saj, projekti ByPass Fier-Vlorë ka qenë një nga subjektet që ka sjellë dëmin ekonomik më të madh në buxhetin 2016. Plot 13 milione euro të taksapaguesve janë llogaritur si dëm ekonomik ndërsa rruga është shtuar me vetëm 500 metra nga pika e lënë në 2013.

Këto ditë, ministria përkatëse ka rinisur tenderin për një segment rruge që duhet të kishte përfunduar me kohë. Ka katër vjet që rruga ka mbetur si pëlhura e Penelopës, tirret ditën dhe prishet natën, si simbol i vërtetë i qeverisjes socialiste; Rrëmbe ç’të mundesh dhe gënje për gjithçka!

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni