Njëri prej protestuesve deklaron për Report Tv se punonjësit janë drejtuar tek ARSH dhe në Ministrinë e transporteve, por nuk kanë marrë përgjigje mbi situatën. Kjo është arsyeja përse këtë herë vendosen të protestojnë para Parlamentit, duke sakrifikuar kështu më tepër para për arsye të transportit.
Prostestuesit theksojnë se është hera e dytë që protestohet dhe paralajmërone se do të ketë edhe protesta të tjera, derisa situatës t'i jepet një zgjidhje.
"Nuk mund të tallet njeri me djersët e 100 e sa familjeve", u shpreh protestuesi.
Kreu i Partisë Demokratike ka mbërritur në protestë duke inkurajuar protestuesit që të vazhdojnë protestën deri në marrjen e pagave. Ai është shoqëruar nga deputetë të qarkut të Fierit.
Një nga protestuesit i kërkon Bashës që të ngrejë zërin me forcë për ta dhe ky veprim të ketë rezultat.
Pasi Bashka ka përshëndetur punëtoret dhe punonjësit e by pass të Fierit e të Vlorës, ka shprehur se PD dhe opozita e dëgjojnë zërin e protestuesve dhe e njohin problemin tyre. Basha thotë se ky problem është pasojë e drejtëpërdrejtë e korrupsionit.
“Firma konktraktore kaloi një garanci tek shteti shqiptar dhe kjo garanci sipas informacioneve të opozites mjafton për të përmbushur detyrimet që shteti u ka nënkontraktorëve dhe mijëra familjeve”, shprehet Basha.
Ai ka vijuar duke thënë se pagesat nuk kryhen pasi ka korrupsion Qeveritar dhe Kryeministror. Ai përmend se opozita është në dijeni të dhjetra telefonatave midis ish kontraktonit dhe Kryeministrit të cilët, sipas Bashës, i kanë marrë lekët për veten e tyre. Ai thekson se ky krim duhet hetuar.
“Nuk mund të jetë i drejtë një shtet që kur vjen puna tek detyrimet të vendos gjobë por kur vjen puna tek të drejtat, nuk i respekton për të dhënë pagat”, shton Basha.
Kreu i Partisë Demokratike thekson se paratë i ka shteti dhe premton se opozita do të bëjë gjithçka duke ngritur zërin e tyre!
Ai inkurajon protestuesit dhe i këshillon të bashkohen, të ngrenë zërin dhe të detyrojnë qeveritarët t’u japin të drejtën tuaj.
d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO









