Rreth 35 familje kundërshtojnë ndërtimin e bypassit në Fier. Ata thonë se u bllokohet rruga për të shkuar në banesën e tyre, dhe kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi. Këtë të shtunë disa prej tyre protestuan, ndërsa në mbështetje të tyre doli edhe kryetari i Partisë Demokratike Luan Baçi.
"Kjo është e vetmja rrugë, nuk ka rrugë tjetër. Nuk kalon asnjë makinë apo ambulancë.
Kemi bërë shumë ankesa, por nuk na është dhënë zgjidhje", thonë banorët.
Banorët paralajmërojnë se do të përshkallëzojmë protestat deri në bllokimin e rrugës, nëse nuk do të merret zgjidhje për problemin e tyre.